PSE HASHIM THAÇI DHE XHAVIT HALITI, PASI SHKATËRRUAN SHTABIN E ZONËS SË III TË RRAFSHIT TË DUKAGJINIT, KËRKUAN TAKIM ME BUJAR BUKOSHIN DHE AHMET KRASNIQIN?

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

Cila është prapavija e shpifjeve se gjoja Ibrahim Rugova nuk e ka njohur UÇK-në si ushtri të Kosovës?

Siç dihet, pas dështimit të përpjekjeve amerikane dhe të Parlamentit të Kosovës, për formimin e një Qeverie të përbashkët prej të gjitha forcave politike dhe ushtarak të Republikës së Kosovës (korrik -gusht 1998), forcat serbe fituan dritën e gjelbër nga faktori ndërkombëtarë për fillimin e ofensivës kundër UÇK-së. Nga kjo ofensivë njësitë e UÇK-së nuk patën sukses t’i përballojnë makinerisë ushtarake të okupatorit, që kishte armatim të rëndë dhe u detyruan për t’u larguar për në Shqipëri, jo vetëm shumica e popullsisë të komunës së Deçanit por edhe “komandantët” dhe ushtarët e UÇK-së. Edhe në Drenicë dhe gjetiu njësitë e UÇK-së u detyruan ta lëshojnë”territorin e çliruar”, pasi që ishte e pamundur të mbrohen nga tankset dhe njësitë e blinduara serbe me pushkë gjysmautomatike 10-she, dhe kallashnikovë.

Fillimi i shtatorit të vitit 1998 ua bëri me dije argatëve të XH. Halitit dhe rrogëtarëve të R. Qosjes që e përbënin SHP të UÇK-së se nuk e kishin çliruar as një kilometër të territorit të Kosovës, por Serbia për qëllime strategjike i kishte lënë të bëjnë parada dhe të rrahin gjoks se e kanë çliruar 60% të territorit të Kosovës, për të fituar të drejtën të bënte pastrimin etnik të Kosovës me pretekst se po e ndjek UÇK-në. Vetëm të marrët, analfabetët politik dhe tradhtarët e kombit edhe sot shpifin shpifje debile, kur e akuzojnë Rugovën se “nuk e ka njohur UÇK-në për ushtri të Kosovës”, dhe nuk e dinë apo nuk duan ta dinë se po të kishte “rrahur gjoks” Rugova se “UÇK-ja është Ushtri e Republikës së Kosovës” dhe se ai është “Komandant Suprem” i saj, me humbjen e “territoreve të lira” që i kishte “çliruar” UÇK-ja, Republika e Kosovës dhe Kryetari i saj do të detyroheshin t’i fillonin bisedimet për paqe me Serbinë-Jugosllavinë. Dhe, sipas rregullave ndërkombëtare, kur dy ushtri të dy shteteve luftojnë në mes tyre dhe lufta përfundon, organizohen bisedat për paqe. Në tavolinën e bisedimeve fituesi gjithmonë i parashtron kushte humbësit, dhe në rastin e Kosovës, pala serbe si fituese e luftës, do t’i parashtronte kushte delegacionit të Republikës së Kosovës për paqe. Akademia e Shkencave Serbe e kishte përgatitur planin për ndarjen e Kosovës dhe e kishte publikuar ende pa filluar lufta. Ja pra çfarë humnere ia përgatitën Kosovës forcat kundërinstitucionale. Po Rugova tregoi zgjuarsi dhe largpamësi kur për UÇK-në dha deklarata diplomatike dhe reale, se janë “fshatarë” që po e mbrojnë “pragun e shtëpisë” dhe “nderin e familjes”, dhe gjithnjë kërkonte angazhimin e forcave të NATO-s, për një fazë kalimtare deri sa Kosovës t’i njihet subjektiviteti ndërkombëtar, pasi e njihte shumë mirë situatën  politike, ushtarake dhe ekonomike të Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, që shkonte më tepër në favor të çakajve të Ballkanit se sa të shqiptarëve. Pra, politika e urtë dhe e zgjuar e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, solli intervenimin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj ushtarakisht në Kosovë për t’i djegur planet dhe skenarët serbo-ruso-greke që i kishin thurë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar.

Pse Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti, pasi shkatërruan shtabin e zonës së iii të rrafshit të dukagjinit, kërkuan takim me Bujar Bukoshin dhe Ahmet Krasniqin?

Edhe në Kosovë, të njëjtat shpifje i bënte gazeta e studentëve kuqalosh” Bota e re”, emisarët e LPK-së dhe një numër i vogël i ekstremistëve kokëkrisur të LKÇK-së, që e kishin shpallur veten “komandantë” të njësive të UÇK-së.

Pas sukseseve të rëndësishme të Ahmet Krasniqit dhe ushtarakëve të FARK-ut në krye me Tahir Zemën, që i treguan në frontin e luftës në Kosovë, veçmas pas fitores së Betejës së Loxhës, dhe sidomos pas realizimit të Marrëveshjes së Osllos edhe në terren, kur Tahir Zemaj dhe Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e tyre në Prapaçan krijuan Shtabin e Zonës së III Operative të Rrafshit të Dukagjinit, alarmohet Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, dhe shumë shpejtë e shkatërruan atë organizim të mbarë, duke e bindur Ramush Haradinajn të pendohet që kishte marrë pjesë në krijimin e Shtabit së bashku me Tahir Zemën, dhe t’i hajë fjalët e dhëna me rastin e formimit të Shtabit se edhe si “ushtarë do t’i kryej detyrat që do t’ia caktonte Tahir Zemaj”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top