SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI
Si te mos i mjaftonte ajo lajthitje e dy viteve me pare tek i fyeu e i ofendoi rende Veriun e verioret e Shqiperise, te marten ne mbremjen e 13 Marsit 2018 i ftuar ne emisionin e ri te antishqiptarit te vjeter Muç Nano, ish i burgosuri i regjimit komunist Maks Velo ka bere te njejten gje dhe i ka denigruar e provokuar serisht, teper rende shqiptaret!
Me i madhi nder ne dhe ai qe i ka vene vulen gjithckaje eshte Kadare dhe ne duhet ta pranojme ate dhe vepren e tij ashtu siç eshte, nese Verioret do te kishin ndonje tjeter me te madh se ai jam i sigurte se do te flisnin ndryshe.
PO, z. Velo, verioret kane vertet nje me te madh se Kadareja yt dhe i nje grushti shqiptaresh qe ende vazhdojne te shkojne pas qerres se tij e ti thurin pa drejtesisht temenara e hosanara krejtesisht te pa merituara ne raport me vepren, qendrimin, sherbimin dhe gjithçka tjeter te tij ndaj Shqiperise e shqiptareve.
Me se shumti vepra e Kadarese, jo me kot dhe jo rastesisht, i sherbeu Diktatures dhe Diktatorit dhe aspak per inerci te se ashtuquajtures ”ashtu ishte koha atehere”, ai ishte dhe mbeti i perkedheluri dhe Beniamini besnik i tyre.
AI me i madhi i Verioreve te cilin ti edhe sot kaq e kaq vite pas renies se komunizmit ke frike ti shqiptosh edhe emrin, quhet AT GJERGJ FISHTA, ose thene ndryshe, kollosi i letrave dhe i patriotizmit shqiptar, gjeniu dhe krenaria e kombit tone.
Ne as nje lloj aspekti dhe kendveshtrimi, Kadareja yt ”jugor” te cilin ti qellimshem e ndan dhe e veçon si te tille duke i provokuar rende shqiptaret ne ndarjet dasore, krahinore, tradicionale, fetare e gjuhesore, nuk i afrohet dot jetes dhe vepres thellesisht shqiptare dhe atdhetare te Gjigandit Fishta.
Jo me kot Kadareja yt e shante, kritikonte, perçmonte, perbuzte dhe e anatemonte korifeun tone si sinonim te se keqes shqiptare, deri aty sa nuk nguronte ta quante ne nje linje me diktaturen gati-gati dhe armik te Shqiperise e te popullit shqiptar…
Dhe kohet e mbrapshta te karaktereve palaço te Kadarese tend me shoke, e lane Gjigandin e Korifeun e letrave dhe patriotizmit shqiptar, pa Varr, ndersa Beniaminit te diktatorit e Diktatures i dhuruan si shperblim veç te tjerash, edhe nje goxha ndertese te rerstauruar me parate e taksapaguesve shqiptare, pikerisht atje ne vendlindjen e tij e te Diktatorit…
Veriu e verioret e Shqiperise z.Velo, krenohen edhe me kollose te tille si Mjeda, Migjeni, Ali Asllani, Podrimja etj. etj., por nejse nuk ma do mendja se kam aq kohe ne dispozicion qe te zbraz mendjen e diturite e mija kombetare per te mbushur tenden e te Muçit dashakeqes ndaj çdo gjeje shqiptare…
Ne fund te emisionit te Muçit qe te siguroj se jo rastesisht mban ate lloj emri serb, Provokacja, z. Velo, the qe e vetmja gje e bukur dhe historike qe na ka mbetur tashme ne shqiptareve eshte Gjuha jone!
OK, po meqe jemi ketu tek dashuria jote per gjuhen shqipe, vertet nuk ta vrau fare as syrin e as veshin fjala serbe Provokacja, dhe nuk pate dot guximin e kurajon ta pyesje apo qofte edhe ti pervisheshe Muçit te Çorovodes, se perse vazhdon ti provokoje ende kaq rende Shqiperine e shqiptaret?
Nuk e di z. Velo, nese vitet e renda e burgut komunist mund t’ju kene akumuluar urrejtje te formave te ndryshme ndaj njerezve apo edhe subjekteve e objekteve gjithashtu te ndryshme, mund t’jua kene dobesuar kujtesen apo cenuar sadopak edhe llogjiken e kthjelltesine e mendimit e te gjykimit, por per nje gje te siguroj plotesisht, se ne kete mesele e histori vertet fatkeqe e trishtuese te jetes tende personale nuk ta kane fajin as Veriu i Shqiperise e as verioret fisnike te trevave te tij, qe ti nuk le rast pa i share, ofenduar, fyer, percmuar, perbuzur e provokuar.
Dhe si per ironi te fatit, rrefimeve, intervistave e Dosjes tende te persekutimit te cilen sapo e ke bere publike, asnje prej persekutoreve te tu nuk del te jete as verior e as nga Veriu i Shqiperise, por kryesisht nga zona e te preferuarit tend, Kadarese dhe e intervistuesit tend Mustafa Nanos.
Maks, une personalisht qe po ti shkruaj keto radhe jam me origjine nga Jugu i Shqiperise, por le e rrit ne Tirane, dhe te siguroj se kurren e kurres nuk kam patur ne mendjen, koken, shpirtin e zemren time kete lloj urrejtje qe ti nuk e di se per çfare aresye e llogjike te mbrapshte antishqiptare ke ndaj njeres prej zonave me Atdhedashese e me patriotike te Shqiperise, Veriut te saj e banoreve fisnike te kesaj treve shume te respektuar historike shqiptare!
Ndoshta burgu diktatorial te ka lodhur vertet shume, ndoshta atje ne burgun kumunist dicka ka ndodhur edhe me karakterin e personalitetin tend njerezor. ndoshta…, ndoshta…, nje zot e di se çfare fshihet pas kesaj urrejtje patologjike tenden, te nje shqiptari ndaj nje shqiptari tjeter me te njejten gjuhe e kombesi!
Do te rekomandoja ti jepje fund ketij stermundimi tend fizik e mendor z. Velo, duke sulmuar e denigruar verioret e Shqiperise, sepse jo vetem qe nuk duhet te biesh me ende viktime e Muçit, qe ne shqip perkthehet pjelles se viktimizimit e persekutimit tend te djeshem, por do te rikujtoja se jeta eshte tmerrresisht e shkurter, dhe duhet vertet ta jetosh e shijosh ate ashtu siç duhet, aq me teper kur tashme je i lire ne Lirine e munguar e te privuar dje padrejtesisht, pikerisht nga njerez e soji i kallepit bastard e antishqiptar i Muç Nanos me shoke…