SHKRUAN: SAIM TAHIRAJ
Neobolshevizmi ka ndezë motorët e vet të propagandës në të gjitha partitë me epiqendër VV-në. Mu aty qendron shtabi i tyre suprem i cili i jep direktivat komisarëve dhe agjentëve të vet të nxitur nga shumë qendra.
Në këtë luftë të ashpër dhe shumë të ndytë, neobolshevizmi ka piketue dy pika kryesore. Njërën që e ka marrë në shënjester kryesore është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe gjithashtu kryeministrin, Avdulla Hotin.
Qëllimi kryesor i tyre është dobësimi i LDK-së ndërsa këta të dy janë vetëm preteks, bile do shtoja se LVV deshiron që sa më gjatë ta kenë Isa Mustafën në krye të LDK-së, duke e shfrytëzuar këtë propagandë, se në fund të fundit, prej këtyre armiqve, çdo kryetar dhe kryeministër i LDK -së do të sulmohet me një stil tjetër shumngjyrësh, të rafinuar, ashtu siç pat fillue propaganda edhe ndaj presidentit Rugova, dhe prandaj LDK -së i duhen energjitë e reja si në kohë lufte.
Ky shtab ka nuhatur se një pjesë e anëtarsisë së LDK-së janë të pakënaqur me kryetarin e tyre, andaj sulmet i kanë drejtuar pikërisht te kryetari Mustafa. Ndërsa një grup tjetër i gjenë në pritje të rregullt të çfardo propagande. Me këto sulme tentojnë ta shfrytzojnë pakënaqsinë e antarsisë dhe ti largojnë nga LDK, duke i bërë përgjegjës edhe për gabimet e qeverive paraprake që e shkatrruan vendin dhe dihet se LDK e mori pushtetin kur shteti ndodhej buzë humnerës.
Pika e dytë e shënjestrës së tyre është Vjosa Osmani. Me largimin e Vjosës nga LDK dhe formimin e Listes Qytetare, krijuan një tampon zonë ku të gjithë të pakënaqurit në LDK do ti largojnë nga aty dhe do ti bartin në këtë listë të cilën me pompozitet në këtë fazë e propagandojnë si i vetmi subjekt politik që po e mbronë Rugovizmin.
Posa ti bashkojnë një numër të caktuar anëtarësh, do ti fusin në listen zgjedhore të VV-së. Qëllimi kryesor i tyre është, me një plumb ti vrasin dy zogjë.
Njëri është dobsimi i LDK-së. I dyti të shtohen votat e VV-së dhe, në fund, pas zgjedhjeve ose edhe gjatë fushatës, të djegin politikisht Vjosën, ndërsa votuesit e Vjosës të mbesin të shkapërderdhur më keq se në kohën e Nexhat Dacit.
Duke u nisur nga ky skenar i shtabit neobolshevik, i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së, të cilët me të drejtë kan pakënaqsit e tyre, të mos bien pre e këtij skenari të ndyrë. Pakënaqsitë i adresojmë dhe i zgjedhim vetëm mbrenda LDK-së dhe assesi jasht saj. Trashëgimia e Rugovizmit është vetëm në LDK dhe askund tjetër. Ajo mbrohet vetëm përmes LDK-së dhe jo nga një subjekt tjetër politik apo individ që shtiren se u dhemb mendja për LDK në vend të barkut. Sa kasavet për LDK kanë, pikërisht ata që s’janë LDK.
Propaganda shfrenuese neobolshevike përmes dezertorëve dhe turistëve partiak, se Rugovizmi mbrohet në Listen Qytetare, është një demagogji e madhe qesharake dhe e dështuar që në fillimin e saj.