PROPAGANDA LEHAQENE DHE FALSIFIKIMI I HISTORISË

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Duket e pabesueshme, por eshtë e vërtetë se Shqipëria ka qenë supërfuqi propagandistike, për dekada radhazi. Fillimisht, ishte megafon i “komunistëve-vëllezër jugosllavë”, pastaj i rusëve, sovjetikëve; në vitet `60-a e `70-a i kinezëve dhe së fundi, deri në vitin 90-të, edhe i rrugaçërive komuniste të kudondodhur në botë. Prandaj, bota Perëndimore e ka quajtur Shqipërinë “supërfuqi propagandistike lehaqene botërore”!

Këtë propagandë-lehaqene e kopjoi ekstremi i majtë, Lëvizja Popullore e Kosovës, LPK-ja, qysh në vitet `80-a, për ta vazhduar për afro 4 (katër) dekada radhazi. Të filluar në Mërgatë, nën instruktimin e sigurimsave “diplomatë” të Enver Hoxhës, për ta vazhduar përgjatë luftës dhe pas saj, deri në ditët e sotme. LPK-ja nuk kishte as anëtarësi, për të bërë as ushtri dhe as luftë, andaj u përqëndrua në vijimësinë e propagandës lehaqene, duke synuar përvehtësimin e luftës, të bërë nga Forcat e Armatosura të Rpublikës të Kosovës, (FARK).

Kjo propagandë përfide, për falsifikimin e historisë më të re të Kosovës vazhdon. Për këtë punon një armatë e tërë kalemxhinjsh, pa parime dhe pa fije morali njerëzor. As mungesa e fakteve elementare nuk i pengon fare. Në stilin makiavelist: “Shpif, shpif, se diçka mbetet”, – vazhdojnë edhe sot lehaqeninë e tyre të pështirosur. Dhe, vërtet, shpifjet monstrume, dizinformacioni i vrazhdët, po zënë vend edhe ke njerëzit, që kanë një begraund të shëndetshëm e solid familjar.

Fjala është për kuadrin e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Është i pari nga partia e tij, i cili pranon meritat e pakontestuara të Presidentit Rugova:

“Ne mendojmë që presidenti Rugova, ka qenë njëri ndër personazhet më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Presidenti Rugova i ka meritat e tij, që ia njeh jo vetëm Kosova, por e gjithë bota”.

Megjithatë, nuk arrinë të jetë imunë ndaj propagandës lehaqene të ekstremit të majtë, i tufëzuar në LPK-në e djeshme dhe PAN-in e sotëm, përkatësisht, të “komandantëve” pa ushtarë të “Rogner-it” dhe të bredhacakëve parazitë, që nuk u kishte thënë kush “puna mbarë”, të Mërgatës. “Hoshtaplerë”, “skitalica”, halabakë klasikë.

Zoti Konjufca është kritikë “për personat që synojnë që gjithë historinë e vendit ta lidhin me figurën e Rugovës”. Por, dominon mendimi se Dr. Rugova i shërbeu Kombit, më shumë se askush tjetër ndër shqiptarët, në rastin konkret Kosovës, në një kohë zezonë, për fatin e popullit, i cili, për nga rëndësia historike, nuk ka ndërmjetës që nga Gjergji ynë lavdiplotë. Vlerë supreme e Dr. Rugovës është se menaxhoi, udhëhoqi Kosovën, popullin e saj në kushte supërspecifike, madje, duke pasur armë të vetme: pushtetin moral dhe mençurinë e veçantë.

Deputeti Konjufca si hallkë të historisë përmend edhe kontributin e Adem Demaçit, pas Luftës së Dytë Botërore. E saktë. Simboli Demaç ka qenë një referencë frymëzimi, për qëndrim e rezistencë të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjerë. Mjerisht, në një kohë vendimtare, siç është dekada 1990 – 2000, pra, pas daljes nga burgu, “kush hajrin nuk ia ka pa”, përveç Serbia. I rrëmujshëm, i shpërqendruar, përçarës e deri në sabotim të luftës për liri, aprovim të vrasjeve politike, për të fituar krahu i tij, i ideologjisë sllavo-komuniste, siç janë partitë-banda, të koalicionuar, në PAN-in aktual kriminal.

Pas hallkës Demaçi, sipas Konjufcës, vjen një hallkë tjetër, ajo e Ibrahim Rugovës, të cilin e vlerëson në supërlativë, duke përmendur “udhëheqjen e LDK-së, me rezistencën paqësore”.

Hallka tjetër e radhës, sipas Konjufcës, ndër më të rëndësishmet është ajo e UÇK-së.

Shkëputja totale që i bënë Konjufca Dr. Rugovës, nga dy hallkat tjera, më pëlqen ta marrë si mungesë të informacionit, për arsye, thjeshtë, të moshës së tij.

Ibrhim Rugova e adhuronte, deri në lot, simbolin e rezistencës Adem Demaçin. Më 1968, Rugova student, hodhi idenë e “daljes nga çubat”, pra, daljen nga ilegaliteti, debatin e hapur politik, për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Një mbledhje e organizatës të bashkuar të Lidhjes të Komunistëve Jugosllavë, (LKJ), të mbajtur në Vrellë të Istogut, u shfrytëzua për të shpalosur, për herë të parë, kërkesat politike:

1. Lirimin nga burgu të Adem Demaçit me shokë, pafajësinë e tyre dhe ndëshkimin e atyre që i dënuan;

2. E drejta e përdorimit të Flamurit Kombëtar në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare;

3. Hapja e Universitetit të Prishtinës;

4. Statuti i Kosovës Republikë, ashtu si simotrat të saj në Jugosllavi;

5. Kosova e barabartë me kombet e tjera në Jugosllavi.

Prej këtej këto kërkesa u bartën në Mbledhjen Zgjedhore të Rinisë të Komunës të Istogut. Pjesë e kësaj mbledhje ishte edhe studenti Ibrahim Rugova, i cili kishte ardhur i vetëm dhe enkas nga Prishtina. Që këtej Ibrahimi u kthye në Prishtinë, duke përçuar ke studentët rrjdhën e Mbledhjes ë fjalë. Viktimë e parë e këtyre kërkesave ishte autori i këtij shkrimi.

Më vonë, në vjeshtën e 1968-ës, të gjitha këto kërkesa do të kërkoheshin zëshëm, në demonstratat e qyteteve të Kosovës.

Ibrahim Rugova qysh në vitin e parë të studimeve, u shqua, duke u përzgjedhur drejtues i gazetës studentore “Bota e re”, e para gazetë oponente, në raport me shtypin e kohës. Dëshmitarë të kësaj të vërtete janë edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Ibrahim Rugovës, si akademikët: Sabri Hamiti, Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Hajrullah Koliqi, Mehmet Bardhi me shokë.

Kongresi i Lidhjes të Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, fjalimi politik, tashmë, i Dr. Ibrahim Rugovës, ishte mbresëlënës.

Themelimi dhe vënia në krye të LDK-së, si Lëvizje Kombëtare, i jep një përmasë tjetër Ibrahim Rugovës.

Dhe, të gjitha nismat tjera për mbrojtje e financim të Kosovës dhe deri ke krijimi i institucioneve paralele, në kohën e duhur, me funksionim unikal, i paparë deri atëherë.

Dhe, është, pikërisht, ajo hallka e tretë, e UÇK-së, e cila është e lidhur, madje, drejtëpërdrejtë, me Ibrahim Rugovën. “Komandantët” pa ushtarë, pa beteja, pa fitore, nuk reshtin propagandën lehaqene, për ta përvehtësuar luftën e bërë nga UÇK-ja e FARK-ut të Kryekomandantit Ibrahim Rugova.

Për dy dekada radhazi vazhdon të trajtohet falsifikueshëm lufta e UÇK-së. LPK-ja zhurmonte, ndërkohë FARK-u luftonte, me formacione të organizuara ushtarake dhe grupime më të vogla anekënd Kosovës. Pra, hallka Rugova dhe UÇK-ja e FARK-ut, janë një dhe të pandara. Ndërkohë që, UÇK-ja e LPK-së askurrë nuk arriti të krijojë as formacione ushtarake, as të bëjë ndonjë betejë ballore dhe aq më pak ta fitojë atë.

Rrjedhimisht, ka njëmijë e një arsye që Presidenti Rugova të jetë njeriu i parë në historinë e Kosovës.

Kimete Berisha befason me negavitetin për LDK-në!

Ndikimit fatal të propagandës lehaqene të “komandantëve” vrasës, hajna zyrtarë dhe falsifikatorë të historisë, nuk i ka shpëtuar as gazetarja brilante, karizmatike, Kimete Berisha. Sjellim citimin e saj:

“Nuk ka më lehtë se sa t`ia marrësh inat LDK-së. Mjafton t`i rikujtosh zgjedhjet në Prishtinë gjatë lufës në Drenicë”.

Nuk e di se ç`moshë kishte gazetarja Kimete në atë kohë. Por, di se LPK-ja u sul tërbueshëm kundër LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova, duke e quajtur “të paligjshëm në krye të Kosovës”. Pra, ishin zgjedhje të imponuara, pikërisht, nga ata që kërkonin legjitimim. Rugova respektoi kërkesën e kundërshtarëve politikë, për t`u bërë i ligjshëm, organizoi dhe fitoi zgjedhjet edhe në luftë, edhe pas luftës.

Citojmë një opinion tjetër, hiç të saktë, të gazetarës Kimete Berisha:

“Ashtu siç nuk ka më lehtë se sa t`ua falësh mëkatet UÇK-së. Mjfaton të kujtohet lufta dhe dita e parë e lirisë. Prandaj kaq gjatë ka mbijetuar në politikë, sepse identifikohen me luftën dhe sakrificën për liri”.

Skajmërisht i habitshëm një opinion i tillë, i dhënë nga një gazetare e angazhuar, veç tjerash, edhe në trajtimin e temave politike! T`ua faturosh luftën “komandantëve”, vrasës të shqiptarëve të pafajshëm, që përvehtësuan luftën dhunshëm e me propagandë lehaqene, pa qenë pjesë e luftës, është mangësi totale e informacionit. Janë këta “komandantë”, që edhe pas dëbimit të ushtrisë vrastare serbe, nga NATO-pakti, vazhduan vrasjet politike, kundër kundërshtarëve politikë dhe që është dyfishi i dëshmorëve, të rënë në fushë-beteja.

Vazhdojmë me një “konstatim” të hershëm të gazetarës Kimete Berisha, për t`u bindur sa shumë është e ndikuar nga propaganda lehaqene e “komandantëve”:

“Origjinale, s`është plagjiatë as “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, anipse s`ka asgjë të vërtetë në këtë fjali”.

Vargjet e kënduara nga diva e shumëdashur për publikun shqiptar, Adelina Ismajli, tej dy dekadave më parë, janë një profeci, një parashikim, që koha e dëshmoi si tërësisht të saktë, me vërtetësi absolute.

Kujtojmë:

1) Organizimi i mbrojtjes territoriale, sidomos, në zonat rurale, në vitin 1990;

2) Dërgimi i djemëve të Kosovës për ushtrime ushtarake në Shqipëri;

3) Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, (FARK), dhe emërimi i ministrit të Mrojtjes, gjeneralin e karrierës, Hajzer Hajzeraj;

4) Krijimi i Shërbimit Informativ i Kosovës;

5) Riaktivizimi i ushtarakëve të karrierës, pas daljes nga burgjet jugosllave dhe vendimi për organizimin e luftës;

6) Kur banda zyrtare shqiptare, me president Rexhep Mejdanin, dha ultimatumin që FARK-u të largohet nga territori i Shqipërisë, Komandanti i Përgjithshëm Ibrahim Rugova, në takimin me eprorët ushtarakë, do t`i urdhëronte prerazi se “duhet të vazhdohet lufta, kthim prapa nuk ka!”

Kujtoni betejat në disa fshatra të Deçanit, betejën fitimtare të Loxhës, nën komandën e Kolonel Tahir Zemaj si dhe aksiont e grupeve të FARK-ut, në Llap, Drenicë e Dukagjin, që luftuan me emblemën e UÇK-së. Kurora e luftës Kosharja, si legjitimin edhe i luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.

Në të kundërtën, provoni të emërtoni, qoftë edhe një betejë ballore, me formacione ushtarake të UÇK-së të LPK-së? Asnjë, absolutisht asnjë! Dhe, këtë e dëshmojnë edhe pretenduesit e themelimit të UÇK-së të LPK-së, si: Jakup Krasniqi, Ibrahim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, Bislim Zyrapi me shokë, të cilët akuzojnë për tradhti, madje, publikisht dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, katërshën “kupolë të UÇK-së”, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, me lukuninë e tyre.

Këta, me porosi të Tiranës zyrtare neokomuniste dhe shërbimeve informative të ndoca shteteve armike të Kosovës, sabotuan luftën, e dështuan atë dhe tradhtuan luftëtarët idealistë të vet LPK-së dhe popullin e Kosovës. Rrjedhimisht, shefat e djeshëm, të cilë, me puç të brendshëm, uzurpuan drejtimin e LPK-së dhe, më vonë, edhe institucionet, duke ngulfatur sot Kosovën dhe popullin e saj, nuk bënë “as lavrën e miut” në Luftën e Kosovës.

Dhe, një akuzë e freskët e gazetarës Kimete Berisha, drejtuar LDK-së:

“S`ka më patetike se sa deklarata e LDK-së, e gjetën ditën kur u vendos taksa 100%, për të thënë si do ta rrëzojmë qeverinë me ndihmën e Listës Serbe”.

Krijimi i qeverisë bandë të PANA Srpska, me ndihmën përcatuese të Listës Serbe, ishte sforcim e mujshi e “komandantëve” kriminelë, tashmë, të bashkuar me koalicionin PAN.

LDK-ja dhe opozita tjetër, kanë kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie, qysh në krijimin e saj, tërësisht të paligjshëme. Pra, kjo kërkesë nuk ka asnjë lidhje me taksën doganore 100%.

Por, befason gazetarja, kimete Berisha, me negativitetin e saj karshi LDK-së. I lejohet bandës PAN të koalicionojë me Listën Serbe për: rrëzimin e Qeverisë Mustafa; për krijimin e qeverisë PANA-Srpska dhe pisllëqe tjera, por, jo edhe LDK-së për rrëzimin e njì qeverie supërkriminale, qoftë në aspektin politik, ekonomik dhe juridik, duke pasur parasysh vrasjet seriale të kundërshtarëve politikë!

Një arsye tjetër akute e dëbimit nga pushteti, i kësaj bande qeveritare, është edhe ana morale e njerëzore. Mendoni shumë qindra familje, që sapo hapin tevevizorin, në ekran shpërfaqen, neveritshëm listëbërësit, urdhër-dhënësit, ekzekutorët e bijave dhe bijëve të tyre, të vrarë, pikërisht, nga këta kriminelë të egër e cinikë. Mos, vallë, nuk e dinë këtë gazetarja e angazhuar Kimete Berisha, të cilës nuk i bëhet vonë sundimi i kësaj qeverie edhe më tej?!? Një padrejtësi që i bëhet një njeriu, duhet konsideruar si padrejtësi për tërë qytetin, popullin, – ka thënë një mendje e ndritur.

Ndërsa, arsyetimi se nuk bashkohemi me Listën Serbe, për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, është patriotizëm i rremë i Albin Kurtit me shokë. Më shumë se kaq, zbulohet e vërteta se brenda strukturave vendimmarrëse të Lëvizjes Vetëvendosje dikton SHIK-u, njësoj si në Kryesinë e LDK-së, përkatësisht, brenda klanit të saj.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top