Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president”
Këto ditë prokurori i Kosovës mbylli hetimet kundër Hashimit, në mungesë të provave e fakteve (?). Kështu shkruante Insajderi:
“Mbyllja e dyshimtë e hetimeve për krime lufte kundër Hashim Thaçit”, Vehbi Kajtazi, 17.11.2016 , Insajderi, Gazetë Online dhe “Prokuroria gënjen publikisht rreth hetimeve kundër presidentit Thaçi”, Vehbi Kajtazi 06.12.2016 . Insajderi, Gazetë online”
Unë, “zotëri” prokuror po ti dërgoj një palë duqi me fakte kundër Hashimit, se ai, Hashimi nga Broja, tash kryetar i Kosovës, pa asnjë ditë lufte i ka KIDNAPUA udhëheqësit e partisë më të madhe në komunën e Malishevës, kryetarin e LDK-së Jakup Kastratin dhe Cen Deskun, më 30 Tetor 1998 në katundin Dragobil dhe i ka lirua më 27 Nëntor 1998, po në Dragobil.
Hashimi, “zotëri” prokuror, ka qenë “Vetë Pashë e vetë subash”. Ai, Hashimi “Vet, ka mat, vetë ka pre e vet ka gri”!
Pra, ai është Hashim Thaçi që i ka RREH, i ka KEQTRAJTUAR të KIDNAPUARIT, të burgosurit, me duar të lidhura e maskat në krye.
Mos harro, prokuror, ky është Hashim Thaçi, filloje me të e të fillojmë me punët tjera të mbara që po na presin, nëse doni dhe duam me pas SHTET.
Kush është Jakup Kastrati
Jakup Kastrati ka lindur (dhe jeton) në fshatin Turjakë, komuna e Malishevës. Është i martuar dhe ka gjashtë fëmijëve. Me profesion është mësues biologjie. Ishte Kryetar i LDK-së për komunën e Malishevës dhe Kryetar i Parë i kësaj Komune, pas “lufte”, në Zgjedhjet e Para të lira e demokratike në vitin 2000.
Ka qenë nxënësi më i mirë i gjimnazit të Malishevës, Gjenerata e Parë e Gjimnazit” Ramiz Sadiku” e Rahovecit, paralelja e ndarë në Malishevë që u hap më 1970/1971. Ishin shokë gjenerate dhe klase me Gani (Selman) Krasniqin nga Carralluka, Ragip Begajn, tash kryetar komune dhe autorin e këtyre rreshtave (Sinan Kastratin, djalë axhe, nga fshatiTurjaka, tash jeton në Suedi) në klasën e parë, dytë dhe të tretë kur ia ndalin rritën gjimnazit, pushtetarët shqiptarë të komunës së Rahovecit. Ai ishte, gjithashtu studenti më i dalluar e me notën me mesataren më të lartë në fakultet, në UP-në bashkë me Daut
Rexhepin nga Klina, Bislim Bislimin nga Vitia, Ruzhdi Kuqin nga Suhareka.
Jakupi filloi punën për herë të parë si mesues në fshatin Lubizhdë më 1975/1976 disa vjetë, me ndërprerje pastaj në gjimnazin “17 Nëntori” në Malishevë si dhe ishte drejtor shkollash disa mandate. Në Lubizhdë pati nxënës Isni Kilajn e Gani Paqarizin të cilët më vonë do të bëheshin me “nam” në këtë trevë, njëri me politikë e tjetri me patllakë”. Gani Gjemë Paqarizi bëhet “komandant”. Është vra në mes të korrikut më 1998, në fshatin Bellacerkë të Rahovecit në mënyrë tepër poshtërsuese për një “ushtarak me përvojë” e “komandant”, nga një shka “civil” (?), i zënë “rob” nga Ganiu. Me Ganiun në “limuzinë” ka qenë Isuf Gashi nga Drenofci i Zatriqit, dëshmitar e bashkëpuntor, i ulur në karrigën e parë, ndërsa pas, shkau i ulur si zotëri.
Si kryetar i LDK-së Jakupi ishte bashkëpuntor i ngushtë dhe besnik i madh i të madhit Ibrahim Rugovës që punuan në vitet më të vështira të fund shekullit dhe mijëvjeqarit të kaluar, 1998, 1999. Jakupi, në mbledhjet e rregullta javore të LDK-së, që mbaheshin në Prishtinë, nga fshatrat e Malishevës shpesh shkonte e vinte në këmbë, afro 100 km. rrugë bashkë me Cen Deskun, Sadri Robajn e ndonjë tjetër vetëm e vetëm që ta informonte popullatën e asaj ane për më të rejat pasi që Kosova ishte në terr informativ.
Kërcnimet ndaj Jakup Kastrati dhe LDK-së kishin fillua në fillim të viteve 1998, kur një grup hajnash të grumbullar rreth “organizatës ushtarake uck” me njerëzit më të dyshimt dhe të veshur me “rroba ushtarake” e armë “moderne” të marra nga Fatosa Nano e fillojnë fushatën kundër njerëzve të ndershëm, familjeve të mëdha e njëkohësisht e fillojnë edhe “luftën”, në dy fronte, kundër Sërbisë që sot e asaj dite na bombarduan me RRENA. Pse me RRENA? -Sepse as një copë toke, sa mbillen NJË LEHÊ KEPË, tybene kanë clirua.
Po përmendi tri raste, si shembuj se kush i ka pri “lufës” dhe ka “udhëheeq” me at popull të mjerë e qorr në dy sytë.
Gani Gjemë Paqarizi, që ka qenë nxënës i (imi, mjerisht) i Jakupit, në shkollën fillore “Migjeni” në Lubizhdë më 1977/1978, tash ishte këthyer nga Zvicrra si udhëheqës “ushtarak”. Në ditë, “rastësisht”, në një kafene-qajtore- en e Milaim Mazrrekut, i thot Jakupit: .”-Shuaje LDK-në se ti shti dy kamt me ni kpuc!”
Gani Selman Krasniqi, gjithashtu njeriu ndër të parët e Komunës së Malishevës për nga autoriteti, ish i burgosur politik shumëvjeqar, ndër themelusit e LDK-së për Kom. e Malishevës … dhe shok klase i Jakupit (dhe i imi) e lajmëron “zyrtarisht” me shkrim Jakupin me një “Vendim”, si udhëheqës i sektorit të drejtorisë publike se duhët mbyll Zyrat e LDK-s në Malishevë.
Dhe i treti, por jo edhe i fundit,”udhëheqësi ushtarak”, për të cilin pak kush ka dëgjuar për faqet e zeza, si shpiun jugosllav, Bislim Zyrapi, ish shefi i përgjithshëm i ushtisë clirimtare të Kosovës që sillej shpesh edhe nëpër teritorin “e lirë” të Malishevës.
Çka thotë Agim Mehmeti për Bislim Zyrapin? A ishte Bislim Zyrapi bashkëpunëtor i UDB-së?
Zv. Ministri i Ministrit të luftës të Kol. Ahmet Krasniqit, Agim Mehmeti, Kolonel që ishte edhe profesor në akademinë ushtarake në Sarajevë thotë:
“… Më 7 shkurt 1989, në mëngjes, gjatë revistës ushtarake që u bëhej kadetëve, në pistën e kazermës, e vërejta ish kadetin tim, Bislim Zyrapi, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për mua dhe … si “dhuratë” për atë dëshmi dhe bashkëpunim me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, Bislimin dhe disa të tjerë, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare!… ” Fatkeqësisht, thot auori, disa nga këta persona sot gjenden në vende të rëndësishme të pushtetit aktual të Kosovës, sigurisht, me frikë, por të kujdesshëm që të mos zbulohet ish veprimtaria e tyre e fëlliqur!’ (Libri “E vërteta për FARK-un”, fq. 12.).
Për të tjerët, Fatmir Limën, Sokol Bashotën, kam folur por do të flas edhe më vonë.
E pra këta ishin ata që e sillshin Malishevën në gishtin e vogël të dorës dhe kush s`guxonte me u ndie për së gjalli..
E tash zotëri prkuror, po ua dërgoj, një palë duqi, ose një gjysëm thesi me fakte kundër Hashim Thaqit e ti nëse ki …., nëse guxon, burgose sepse më këtë kryen një punë për të cilën paguhesh bukur mirë dhe ia zdrit faqen këti populli e k`saj krahine-Krahisnës së Llapushës.
Po e përshkruaj ngjarjen pa ndërhyerje, si si një ditë të fundit të Tetorit më 1998 në Dragobil, KIDNAPOHEN Jakup Kastarti dhe Cen Desku, nga Hashim Thaçi..
Ngjarja:
Cili ushtar ishte vrarë në Rahovec dhe cili kishte rënë në mina?
Sahit Kastrati, djali i Sylë Sahit Mstafës nga Turjaka na ka que me kerr të vetin në një të pame në Dragobil. Ali Paqarizi, djali i Murat Paqarizit (taksist) nga Dragobili, ushar kishte ra në mina dhe kishte vdekur. Me mua ka qenë Cen Desku nga fshati Siqevë dhe Qerim Kastrati, djali i Kapllan Muslisë, kushëri nga Turjaka. Ceni (jetonte në Malishevë), por pas ofensivave serbe, banonte me familje në Turjakë, në shtëpinë e Adem Ukë Kastratit i cili ishte në Suedi, vëllait të autorit të këtyre rreshtave. Pra Ceni ishte si familjar i yni.
Pas të pames kemi shkuar në Zyrën Amerikane që ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, nga Dragobili, familje tepër bujare e bukëdhënëse.
Më parë kishim qenë në t`pame në Kleqkë te Hafir Shala (Kleqka). Atij iu kishte vrarë djali, Sadiku në Rahovec. Hafiri është miku i mikut tonë (Muhametit, djalit të Sinan Bajraktarit të Astrazubit. Jeton në Prizren).
Kush ishte “ushtaraku” i lartë?
Kishim kohën e caktuar që kishim me bisedua në Zyren Amerikane me zyrtarë të OSB-së. Kështu quhej kjo zyrë nga popullata e asaj ane, si Zyrë Amerikane.
Pas bisedës me zyrtarin e lartë të OSB-s (?), Shown Burns, Diplomat Amerikan jemi arrestuar pabesisht nga një “ushtarak” i lartë i UÇK-së i njohur tashme për opinion me nofkën “gjarpëri”, Hashim Thaqi. Ai është prezentuar edhe si “Ibrahim Gashi” e “Sabit Geci”. Deri sa ne ishim në takim duke bisedua në Zyrën Amerikane, në Dragobil, “ushtari” Fehmi Kryeziu nga Bubaveci ka hyrë dy herë brenda në ZYRË dhe e ka ndërprerë bisedën duke na lënë një “thirrje”. Shefi i Zyrës së OSB-së, Shën Berns i thonte ushtarit:
-Pritni jashtë edhe pak, derisa ta kryejmë bisedën!
Katër ushtarët
Pas bisedës e cila ishte ndërprerë disa herë, falenderuam Zyrtarin e lartë dhe dualëm. Jashtë na kanë pritur 4 ushtarë: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva. Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur.
Çka kemi biseduar ne Zyren Amerikane dhe çka kemi kërkuar nga Ata?
Unë, Jakup Kastrati dhe Cen Desku kemi kërkuar nga përfaqesuesi i Zyrës dhe OSB-eja që ta ushtrojnë autoritetin dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që të bëjnë presion mbi Serbinë:
1. Që të largohet policia dhe ushtria serbe nga kjo anë,
2. Të kthehet popullata shqiptare në shtëpitë e veta dhe
3. Që te fillon mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme në komunën tonë.
Këto kanë qenë tri kërkesat dhe temat e bisedës sonë. Takimi ka fillua në orën 11:45 minuta dhe ka përfunduar ne orën 13:30 minuta, afro dy orë, më 30 tetor 1998, në fshatin Dragobil. “Ushtarët”, na pritnin para deres. Njëri nga ta na tha (më duket ka qenë Shefqet Mazreku):
-A ka mundësi që të flasim nja 15 minuta me juve (me mua, Jakupin dhe Cenin)?
-Me kënaqesi iu kemi thënë dhe kemi shkua te kerri që na priste. Një i afërm që kishte qenë me neve n`t`pame na tha ngadalë:
-Jo 15 minuta po kanë me iu burgos”!
Nuk besonim se janë kaq të pabesë.
Shoferi Sabit Hafir Kleqka
Sabit Hafir Kleqka ishte shofer. E njihnim sepse kishim qenë te ai. Ishte vëllai i Sadik Shalës (Kleqka) që ishte vrarë në Rahovec. Kemi hyrë në kerrin që ishte edhe “ushtaraku i lartë”.
Kerrin tonë na shoqëronin edhe dy kerre të tjera plot me usharë e “ushtarakë” të “lartë”. Rrugës deri në “burg”, kemi kaluar nëpër këto fshatra:
Dragobil, Pagarushë, Gariq, Kravasari, Bajë, Senik, Kizhnarekë, Baincën e Shefqet Kapetanit e Sedllar dhe kemi biseduar “për Shkup e për Shkodër”. Deri në Lladrofc biseda ka qenë e qetë dhe e rrafshtë. Me vonë “ushtaraku” ka pyet:
-Çka biseduat në zyrat e OSB-së?
Mos luani, jeni të arrestuar!
Në fshatin Senik, “gjarpëri” ka zbrit nga kerri dhe ka hyrë në një shitore. Aty, ai na
ka blerë nga një lëng (pije jo alkoolike) ndërsa mua (Jakupit) edhe një pako me cigare. Biseda ka vazhduar deri në Lladrofc “n`terezi”. Aty, ai mu ka drejtua me fjalët:
-Ti kryetar i LDK-së!
-Rugova është tradhtar!
-Qeveria e Bukoshit e ai është tradhtare!
-Ju jeni te arrestuar!
-Këtu kemi me iu pushkatua juve dhe krejt ravinat kemi me i mush me LDK-në. Ishte monologu i monologizuar i “kryeushtarakut”, ish studentit të “shkencave humanitare”. “Kryeushtaraku” ka brit edhe më shumë, si “ushtarak” më:
-Shymni cigaret!
-Jeni të arrestuar! “Ushtaraku” e ka raportir revolen T- T dhe na ka drejtua neve duke bërtit:
-Mos luani! Ushtari dhe shoferi kanë dal jashtë dhe na kanë urdhërua që edhe ne të dalim jashtë, një nga një. Pasi kemi dalur nga kerri, unë dhe Ceni, na kanë lidhur dhe na i kanë qit “Maskat”. Sytë ni kanë mbyllur me shamia kurse kokën na kanë mbulua me kese, thas të najllonit. Prej këti momenti fillojnë maltretimet, fyerjet, ofendimet dhe rrahjet me shprehje më banale, me fjalor të flliqt, gjuhë primitive e sjellje arrogante. Agresiviteti, dobësia, primitivizmi dhe etja për të qenë “i madh” e “ushtarakut”, ka “fillua” në fshatin Lladrofc, në kthesën e parë të rrugës që qon për në lagjen e Buqajve. Pas mesnate, ndërsa vazhdonim rrugën, kemi kuptua se jemi në fshatin Nekovc. Që jemi në Nekovc e kuptuam nga “ushtarakët”, sepse edhe ata nuk e dinin rrugën. Në një vend e kanë ndalur kerrin dhe kanë hapur dritaren e i kanë pyetur rojet e fshatit:
-Ku jemi? Rojet përgjigjen:
-Jeni në Nekovc. Rrugën e kemi vazhduar prej Nekovcit, Baincës e deri në Sadllar. Në Kishnarekë na kanë shti në podrumin me ujë të një shtëpie të djegur, si peng për ekzekutim. Cenit ia kanë pru një karrigë për shkak se ishte i sëmure nga veshkët ndërsa unë kam ndejt në këmbë. Pas dy orëve na kanë qua në një vend tjetër, më të terur, në të njëjtën shtëpi. Aty na kanë lejua që të ulemi në do (thas) me kashtë. Diku në mesnatë na kanë dërgua në një kamp, burg, në fshatin Sadllar, pasi na plaqkitën dhe na i morën të gjitha gjërat tona personale: shënimet, të hollat e pakta …dhe kapelën që e kam pas në kokë.
Burgu i Sadllarit
Në Burgun e Sadllarit kemi qëndruar (“banuar”) prej 30 tetorit deri më 27 nëntor 1998. Na kanë mbyllur në ambulantën e fshatit, në ordinancën e mjekut që e kishin kthyer në burg. Ordinanca e mjekut derën e kishte në oborr dhe bënte shume ftoft natën sa që edhe uji ngrihej e nuk mund të flenim nga të ftoftit që bënte. Natën në mes 26 dhe 27 nëntorit, na kanë qu prej gjumit dhe me ni traktor na kanë afrua deri në Divlakë. Maskat na i kanë vnu përsëri në kokë.
Duhet thënë edhe kjo se higjienë nuk na kanë lejua e as ujë të pastër nuk kemi pas. Më 24 nëntor, tinëzisht i kemi lare këmbët. Edhe kur kishim nevojë, nuk na lenin me dalur pa maska e pa roje. Nuk jemi pastruar e as rruar deri më 27 nëntor. Ditën e lirimit na kanë DORËZUA në Dragobil, tash me kerr, te Shefi i OSB-së Ambasadori William Walker. Në pritje përveq përfaqësuesit më të lartë të OSB-së Walker-it, merrnin pjesë edhe disa “kamandantë” (Sokol Bashota) e ushtarë të rreshtuar me unoformë e rroba të reja, si në paradë, para kamerave, gazetarëve të huaj dhe një grupi të vogël të dragobilasve. Nuk kanë munguar as fjalimet e “komandantëve” për “zemërgjerësi” e “transparencë”, “shtet” te lirë e demokratik.
Jakup Kastrati, Cen Desku dhe Shën Berns me kerr të blinduar Amerikanë kanë shkuar në Turjakë. Shën Berns, përfaqësues i OSB-së për at rajon ka ndejt disa orë në odën e Rrahmanit, nipit të Shaban Seferit. Aty, ai ka bisedua me Ukë Imerin, babën e autorit të këtyre rreshtave disa orë.
Ky është ai që na ka rreh!
Në lajmet qendrore të RTSH-së, RTP-ja, paterica e lpk-istëve nga spikerica e Kosovës, “Besa” për nder të 28 Nëntorit ka treguar një “syret” të “ushtarakut” të lartë, “gjarpërit”, dhe storie të tjera të “burrështetasve” si hashimat e jakup krasniqat. Kur e kam parë “syretin” e “ushtarakut”, i kam thënë Cenit:
-Ky është ai që na ka rreh! Ceni thot:
-Jo, mua nuk më ka rreh!
-Cen ky na ka rreh dhe na shkua gjaku deri në B… !
Shpejt e keni këtu “Dajën” Jakup!
Një muaj para se të arrestoheshin Cen Desku dhe Jakup Kastrati, ishin burgosur Demir Morina, djali i Sadik Reshitit dhe Imer Bajram Morina, kryetari dhe nënkryetari i LDK-së për fshatin Lubizhdë. Imeri ishte edhe kapiten rezerve i klasit të parë dhe kishte qenë drejtor shkolle një mandat katërvjeqar. Ata i dërguan në “Burgun e Semetishtit”. Ushtari me emrin Nezir që ishte edhe nip i Kapllan Kastratit, djalit të Musli Metës nga Turjaka, i pyet të burgosurit:
-Qysh është Daja Jakup (Jakup Bali Kastrati)? Demiri i thot:
-Shpejt ki me e pa këtu Dajen Jakup!
“Zotëri” prokuror Millaku, faktet i ke, urdhëro! Veq ndiqe ligjin!. Do të kisha lutur: Shko deri në Fshatin Qabiq, se nuk e ke larg nga fshati ku ke lindur e pyeti fshatarët çka ka ndodhur aty? Kush i ka rreh fshatarët ?
Pyete Sokol Bashotën? Pyete edhe edhe Rexhep Selimin, deputet. Ende ka dëshmitarë të gjallë se si janë rreh fshatarët dhe nga kush? Nga serbët? Këtë përgjigje duhët ta japësh ti, prokuror, Prokuroria, Policia, Hetuesia dhe Gjyqësia e Kosovës .
Prokuror, shko pak më larg, në fshatin Bubavec. Edhe aty janë vrare dy veta, Nazif Gashi, pas çlirimit dhe Ajet Gashi, ish polic.
Reshat, “zotëri ” prokuror, mos e ndal vrapin e kalit, ec edhe e pak e trokit në dyert e Latif Seman Karadakit në Damanek. Edhe Latifit ia kanë vrarë djalin para gruas e një fëmiu të vogëlö, “MASKA”, në “liri, “, Refik Latif Kastrati- Karadaki ish shofer autobusi.
Ndërsa për atentatin e Fetah Rudit, plaqkitjen e keqtrajtimet e vogla, me një shuplakë dore e një shkelm bytthëve … këto janë punë të lehta.
Nëse këta “udhëheqës” që edhe ashtu iu pam sherrin pas “luftë”, nëse nuk janë vrasësit e keqtratuesit, KIDNAPUESIT, këta nuk mund të i ikin përgjegjësisë sepse rrihnin gjoksin në kohë”lufte” se ne jemi komandantë, drejtorë, policë e prokurorë, me burgje e polici sekrete ushtarke ….. tamam “shtet policor”.
Nëse ke vullnet e guxim, prokuror, hyni kësaj pune se u bëtë hor, o HORA !
Burgosni kriminelët! Kjo duhët të jetë motoja e punës tuaj!