Prehu në paqe, Sinan Jashari!

Në SHBA, Balli Kombëtar humbi njërin nga punëtorët e palodhshëm dhe besimtarët e mëdhenjë të idesë shqiptare për Shqipërinë etnike.

Baca Sinan ishte besimtarë i madh dhe besnik i madh. Jetën përtej Atlantikut e vazhdoi pas shërbimit ushtarak në Dellnice të Kroacisë, kazermën në të cilën ai shërbeu së bashku me Adem Demaçin (asokohe Sekretar Politik i APJ-së), e me të cilin, Sinan Jashari nuk i shkëputi asnjëherë kontaktet, pavarësisht se këta të dy i ndante një e vërtetë për të cilën baca Sinan fliste hapur, ndërsa Adem Demaçi heshti, refuzoi të ballafaqohej dhe të rrëfehej publikisht.

Në SHBA, Sinan Jashari i lente përshtypje secilit që e takonte dhe kështu i ndodhi edhe legjendës së boksit profesionist Muhamed Ali, i cili, i impresionuar nga Plisi Shqyptar, e ftoi në një takim privat, gjatë të cilit ata biseduan gjerë e gjatë për Shqipërinë, Kosovën dhe shqyptarët e ndarë padrejtësisht.

Sinan Jashari e la këtë botë, duke i bërë lutje Zotit që të realizohet ideali kombëtar për Shqypninë e Shqyptarëve.

Familjarët e bacës Sinan, në SHBA dhe Iliridë, i shprehin falënderime të gjithë bashkatdhetarëve që kanë shprehur ngushëllime dhe që i janë gjendur pranë familjes në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

“Më ngushëlloj një shqyptar i Kosovës për axhën tashmë të ndjerë. Amin o vëlla, ama ne su knaqëm kurrë në këtë jetë, andej vetëm mëshira e Zotit e di çfarë ndodhë me eshtrat tona e ku shkon shpirti jonë i shumëvuejtun. Sinani ishte ai që ishte. I thjeshtë, fetarë e atdhetarë. Për nderë të Kosovës e dëshmorëve mbante Plisin. E adhuronte Zotin dhe ia donte të mirën kombit të vet. E deshi Kosovën të bashkueme me Shqypninë”

Mehmedali Jashari

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top