Eqrem Kryeziu

Por edhe paçifistët nuk se rrinë duarkryq

Shkruan: Eqrem Kryeziu

U takova me një djalë të ri në një fundjavë. Nga ai mësova këtë histori:
Një fqinjit tim inspektorët ia ndalën ndërtimin e filluar. Ai ishte votues i partisë që e kishte pushtetin në komunë, por ndonjëherë të duhet legjitimimi i lojalitetit ndaj Liderit aktual. Nuk të ndihmon po qe se njihesh si përkrahës i ish-liderit. Përkundrazi.
M’u dha rasti të takohesha me Liderin në një takim më të vogël dhe e pyeta për ndalesën e atyre punimeve. Lideri tha:
“Ne e dimë pse ia kemi ndalë punimet, besa edhe ai vetë e di.”
Kaq.
Përgjigje e denjë për orakullin e Delfit.
Pas pak ditësh e shoh se fqinji im kishte vazhduar punimet. U gëzova sa s’ka dhe, duke dashur të marr merita për vete, i thashë:
“E sheh? Megjithatë demokracia vepron.”
Kurse fqinji im ma ktheu:
“Vepron, por për çdo rast demokracinë e inkurajova me 200.000€.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top