SHKRUAR NGA SHEFQET JASHARI STROFCI, 2004
Para se të flitet për rolin e UÇK-së në përshpejtimin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, duhet folur për rrethanat dhe faktorët që ndikuan në krijimin e saj, pa i lënë anash edhe faktorët që e penguan atë, për t’u bërë një forcë e fuqishme ushtarake, që do të ketë dije aftësi dhe forcë për ta çliruar vet Kosovën pa intervenimin e drejtpërdrejtë të NATO-s.
Të shkruhet historiku i plotë UÇK-së në këto rrethana që jemi, ku dokumentacioni i veprimtarisë së saj ende gjendet nepër shtëpia në vend se në arkive, nuk është punë e lehtë.
Unë do të jap një vështrim të shkurtër të historikut të saj në bazë të dokumentacionit që më ka rënë në dorë dhe dëshmive të veprimtarëve që ishin pjesëmarrës në shumë ngjarje që kishin të bënin me veprimtarinë e saj.
Krijimi i UÇK-së është bërë domosdoshmëri menjëherë pas krijimit të subjekteve politike dhe shtetërore të Kosovës. Ajo lindi në bazë të punës vetëmohuese të veprimtarëve të dalluar, që ishin të bindur se Kosovës i duhet një subjekt ushtarak, i cili do të vepronte varësisht prej kushteve dhe rrethanave që do të zhvillohen në vend dhe jashtë tij. Ndërsa në momentin e duhur, kur më nuk do të ecë politika, do ta ketë fjalën përfundimtare në zgjedhjen e çështjes së Kosovës.
Historianët, analistët dhe studiuesit e lëmenjve të ndryshëm për të dhënë vlerësim të drejtë, dhe objektiv për UÇK-në, duhet të përgjigjen në këto pyetje :
1. Cilët faktorë dhe rrethana ndihmuan themelimin e saj ?
2. Kur u themelua dhe kush ndihmoi në themelimin e saj ?
3. Kush e ndihmoi dhe kush e pengoi zhvillimin dhe forcimin e saj normal për t’u bërë një ushtri e institicionalizuar e Republikës së Kosovës ?
4. Roli i UÇK-së në përshpejtimin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.
Sa i përket pyetjes së parë, përgjigja është e ditur dhe e qartë. Rrethanat ndërkombëtare ndryshuan shumë në të miren tonë, me rrëzimin e Murit të Berlinit dhe dështimin e socializmit si sistem. Po ashtu edhe rrethanat e vendit ishin të favorshme kur u bë e qartë se zhbërja e Jugosllavisë nuk ka kthim mbrapa. Në këto rrethana Kosova dhe qytetarët e saj arrijtën suksese të rëndësishme, siç ishin : Pajtimi i gjaqeve dhe krijimi i subjekteve politike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës, ndërsa Shqipëria e rrëzoi diktaturën sllavo –komuniste. Pra në këto rrethana veprimtarë dhe aktivistë të dalluar i bënë përgaditjet paraprake për krijimin e subjektit ushtarak të Republikës së Kosovës.
Me kërkesën e udhëheqjes së Republikës së Kosovës, organet shtetërore të Shqipërisë lejuan territorin e saj të shfrytëzohet për përgaditjen e një numri të caktuar të burrave të Kosovës, për të marrë mësime teorike dhe praktike nga arti ushtarak. Gjatë muajit tetor dhe nëntor të vitit 1991 u dërguan në Shqipëri dy grupe me nga 52 të rinj, ndërsa në mesin e tyre ishte Zahir Pajaziti e Salih Çeku( në grupen e parë), dhe Adem Jashari në grupen e dytë. Duhet theksuar se pas përfundimit me sukses të stërvitjeve ushtarake Salih Çekut iu lejua të formonte njësinë ushtarake prej 35 komandosëve, që do t’i fusin në Kosovë 72 kallashnikovë me municion të domosdoshëm për nevoja të njësive guerile që do të formohen në Kosovë. Pra, data e formimit të UÇK-së duhet të konsiderohet dita e formimit të kësaj njësie ushtarake, që ishte njësia e parë ushtarake e Republikës së Kosovës. Me armatimin që e dërgoi ajo njësi ushtarake në Dukagjin u formuan shumë njësi guerile në Kosovë, prandaj roli i saj në krijimin e bërthanmave të para të UÇK-së ka qenë shumë i madh.
Sa i përketë përgjigjes në pyetjen e tretë, mund të thuhet se populli ynë gjithnjë ka ëndërruar ta ketë ushtrinë e tij, mu për atë e ndihmoi UÇK-në me të gjitha mjetet që i kishte. Por siç dihet, kundër Kosovës dhe kombit tonë u përgaditën skenarë dhe kurthe nga fqinjët tanë grabitçarë, që edhe këtë radhë të dështojmë në realizimin e synimeve tona kombëtare.
Ishte Marrëveshtja e Cyrihut që u lidh në mes PSSH dhe LPK-së në mars të vitir 1993 ajo që ua përgatiti terenin grekëve dhe serbëve për realizimin e skenarëve antishqiptarë. Dihet se në bazë të asaj marrëveshjeje u kall Shqipëria më 1997 për ta rikthyer pushtetin stalinistët e Shqipërisë. Në bazë të asaj marrëveshjeje Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi tentuan shkatërrimin e LDK-së dhe bënë përçarje të thella ndërshqiptare. Siç dihet në bazë të asaj Marrëveshjeje u shkel Marrëveshja e Osllos, që parashihte bashkimin e subjekteve ushtarake në një subjekt të vetëm në FARK. Në bazë të asaj marrëvshjeje stalinistët e Shqipërisë dhe enveristët e Kosovës nuk i njohën institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Në bazë të asaj marrëveshjeje edhe Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj Bujar Bukoshi kaluan në anën e komplotistëve. Në bazë të asaj marrëveshjeje u përvehtësuan njësitë guerile të Republikes së Kosovës nga LPK-ja me mjetet e marrjes së kalasë nga brenda. Në bazë të asaj marrëveshjeje, pra u pengua UÇK-ja për t’u bërë një ushtri e vërtetë, e institicionalizuar, e fortë dhe e aftë për ta çliruar vetë Kosovën dhe viset tjera shqiptare. Dhe ja shkaku pse UÇK-ja në vend se ta kryejë detyrën e shenjtë për të cilën ka qenë e krijuar, çlirimin dhe bashkimin kombëtar, u bë faktor i rëndësishëm i Serbisë për masakrimin e popullsisë së pa armatosur, me pretekst se po e luftojnë UÇK-në. Duhet theksuar se skenarët serbo –grekë për ta defaktorizuar Shqipërinë dhe për ta bërë tokë serbe Kosovën i kryen me vetëdije dhe pa vetëdije stalinistët e Shqipërisë dhe enveristët e Kosovës.
Siç dihet pas revolucionit të llumperproletarëve shqiptarë më 1997 Shqipëria u bë shumë shpejt koloni greke, dhe qendër e krimit të organizuar për gjithë hapësirën tonë kombëtare. Kosova u pastrua etnikisht, por ishte një forcë mbi të gjitha forcat e globit tokësor, që armiqtë e kombit tonë nuk e kanë llogaritur. Ishte pra fuqia e të Madhit Zot, ajo që i urdhëroi shtetet e mëdha të botës në krye me SHBA-të, që këta djaj të përkëdhelur të Evropes t’i rrëzojë për tokë. Siç dihet NATO-ja u bë çlirimtare e Kosovës, në vend se të jemi ne vetë çlirimtarët e saj, kur rrethanat ndërkombëtare ishin shumë të favorshme për ne, ndërsa populli ynë ishte në gjendje të bënte çudira, po të mos e përçanin atë argatët dhe rrogëtarët e Nanosit.
Duhet theksuar se UÇK-ja luajti rol me rëndësi në përshpejshtimin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, pasi që Serbia duke e masakruar popullësinë e pambrojtur me protekst se po e lufton UçK-në, e ktheu kundër vetvetes opinionin ndërkombëtarë , dhe kështu ua lehtësoi qeverive të Grupit të Kontaktit dhe qeverive të Bashkësisë Evropiane t’ia japin dritën e gjelbër NATO-s, për intervenimin e saj në Jugosllavi dhe në Kosovë, për shpëtimin e popullësisë së pa mbrojtur nga ushtria dhe policia serbe.
Pra, UÇK-ja aq sa ishte faktor i rëndësishëm për Serbinë për ta arsyetuar intervenimin e saj në Kosovë, po aq u bë e rëndësishme edhe për intervenimin e NATO-s në Jugosllavi dhe Kosovë.
Të jemi të qartë, duhet të bëhet dallimi në mes luftëtarëve të UÇK-së që luftuan në emër të Zotit për çlirimin e Kosovës, dhe të atyre që luftuan në emër të partisë dhe të rrogëtarëve të Nanosit për interesat e tyre personale, grupore dhe partiake.
Duhet theksuar se forcat e shëndosha kombëtare të rreshtuara në njësitë operative të UÇK-së, që përbënin FARK-un, luajtën rol të rëndësishëm në shumë beteja që u zhvilluan me ushtrinë e Serbisë, duke treguar epërsi dhe zotësi ndaj ushtrisë serbe në përdorimin e taktikës dhe strategjisë ushtarake. Beteja e Loxhës dhe ajo e Kosharës treguan se UÇK-ja do të bëhej ushtria më e fuqishme e Gadishullit Ilirik, po të mos ishte shkelur Marrëveshja e Osllos. Dhe me siguri po të kishte qenë i bashkuar faktori politik dhe ushtarak i Kosovës, dhe po të mos ishte bërë defaktorizimi i Shqipërisë, aspiratat shekullore të popullit tonë do të realizoheshin. Dhe sot kombi ynë nuk do të ishte në këtë gjendje të mjerë, por do të ishte faktori më i rëndësishëm në Gadishullin Ilirik. Duke e përfunduar këtë shkrim, dua të theksoj se opinionit tonë duhet t’ia bëjmë të qartë shkaqet e përçarjes së faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës.
Opinioni ynë duhet ta ketë të qartë pse u pengua dhe kush e pengoi UÇK-në, që të mos bëhet ushtri e institucionalizuar e Republikës së Kosovës. Opioni ynë duhet ta ketë të qartë se kush janë ata që e keqpërdorën dhe po e keqpërdorin gjakun e derdhur të luftëtarëve trima të UÇK-së. Opinioni ynë duhet të njihet me të vërtetat e hidhura të degjenerimit të UÇK-së, që nga ajo ditë kur e përvehtësuan argatët e Nanosit me mjetet e marrjes së kalasë nga brenda.
Opinioni ynë duhet ta ketë të qartë se Drejtoria politike dhe SHP i UÇK-së ishin instrumente dhe vegla të argatëve të Fatos Nanosit, Xh. Haliti dhe H.Thaçit. Vrasjet politike që u bënë gjatë kohës së luftës, dhe pas luftës nuk duhet shikuar si keqpërdorim i pushtetit të individëve, që kishin rol komandues në strukturat udhëheqëse të UÇK-së, por duhet kuptuar drej dhe realisht, se të gjitha vrasjet e veprimtarëve të shquar dhe aktivistëve të dalluar të Kosovës, u bënë me urdhërin e një qendre komanduese, që është krijuar në bazë të vendimeve të Drejtorisë Politike dhe SHP të UÇK-së, që drejtohej nga Xh. Haliti dhe H.Thaçi.
Opinioni ynë duhet ta ketë të qartë se TMK-ja nuk është ushtri dhe as që mund të bëhet ushtri e shtetit të Kosovës me këtë udhëheqje që e ka. Opinioni ynë duhet ta ketë të qartë, se përkrahja e të ashtuquajtuarave parti të dala nga lufta, çon ujë në mulli të shkaut. Qytetarët e Kosovës duhet të bindën se vota e tij e lirë është faktori më i rëndësishëm për realizimin e synimeve tona kombëtare. Po ashtu duhet t’ua bëjmë me dije sorrosëve dhe kuqaloshëve shqiptarë, se puna e tyre prej skllavit në dobi të armiqëve tanë, që po ua ‘’begaton’’ sofren me ca eshtra, apo ua siguron ndonjë kolltuk, do t’u hakmerret një ditë, mos atyre, atëherë me siguri pasardhësve të tyre, që do të turpërohen se janë fëmijët e atyre që punuan për të huajt.
Dhe më në fund duke i marrë për bazë të gjithë këto fakte që u përmendën në këtë shkrim, duhet vlerësuar edhe aktivitetin ushtarak të UÇK-së. Ajo kur u krijua nga Salih Çeku, Adem e Hamzë Jashari dhe Zahir Pajaziti, kishte synim çlirimin dhe bashkimin kombëtar, por me ndërrimin e rrethanave, kur ata u tradhtuan nga Bujar Bukoshi, LPK-ja dhe LBDK-ja, dhe u qitën në pritat e armikut, apo ua përgaditën terrenin të vriten nga policia dhe ushtria e shkaut, njësitë e tyre i përvetësuan argatët e Nanosit që e quanin veten anëtarë të Drejtorisë Politike dhe anëtarë të SHP të UÇK-së. Kjo Drejtori dhe ky Shtab tani kishin tjera halle dhe tjera synime. Synohej karrika, pushteti, lavdia.
Armiku i tyre më nuk ishte Serbia, po LDK-ja!