SHKRUAN: REXHEP SHAHU
Populli nuk te ka zgjedhe Albin, te ka zgjedhe partia jote.
Nuk e ka zgjedhe populli qeverine Kurti, ajo buron nga parlamenti i Kosoves, nga shumica e thjeshte prej 66 votash qe e zgjodhi, jo nga shumica absolute prej 83 votash qe e shkarkoi.
Qeveria Kurti nuk eshte qeveri e zgjedhur nga populli. Populli eshte i madh, qeveria eshte e vogel.
Nuk te ka zgjedhe populli i Kosoves qe eshte shume me teper se dy milione votuesit e Kosoves, as dy milione votuesit e regjistruar ne Kosove nuk te kane zgjedhe.
Populli zgjedh deputetet jo kryeministrat. Deputetet zgjedhin kryeministrin.
Ti bashke me partine VV keni marre 220 mije vota, e populli i Kosoves nuk eshte 220 mije banore as 220 mije votues.
Moren pjese ne votime mbi 850 mije votues ose 44 perqind e votuesve.
VV mori 26 deputete, dhe per VV votuan 220 mije votues.
Gjithe partite e tjera moren mbi 630 mije vota.
Mbi 1 milione votues e refuzuan votimin, nuk moren pjese.
Te marresh 26 deputete nga 120 gjithsej dhe te thuash se kam fituar zgjedhjet kjo nuk ka ku rri, eshte fodullek e arrogance me lule magari.
Te marresh 220 mije vota e te genjesh 25 ne 24 ore se je qeveri qe te ka zgjedhe populli kjo eshte genjeshter me lule kauçuku.