PO PUNOJMË QË TË SIGUROJMË VOTAT PËR DEMARKACIONIN

– Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të procedohet ligji për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mirëpo ka thënë se po punohet që një gjë e tillë të ndodh sa më shpejt.

I pyetur nga gazetarët, Mustafa është shprehur se aktualisht është duke u punuar që të sigurohen votat e nevojshme për kalimin e këtij ligji në mënyrë që të procedohet para deputetëve.

Ndërsa, ai ka thënë se miratimi i ligjit për Demarkacionin me Malin e Zi është i nevojshëm jo vetëm për liberalizimin e vizave,  por edhe sovranitetin e vendit.

Mustafa: Ligji për demarkacion shkon në Kuvend në momentin që të sigurohen votat

“Mund t’iu them se nuk e kemi ndonjë datë të veçantë por po punojmë që të sigurojmë që në momentin kur të shkojmë në kuvend të kemi votat, është një vendim tepër i rëndësishëm jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe për shënimin e vijës kufitare që nënkupton sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unë mendoj se duhet të arrijmë që të bëjmë votat e nevojshme të kapërcejmë këtë, të kalojmë këtë fazë dhe të merremi pastaj me çështje tjera jetike të vendit”, tha Mustafa.

Ligji për demarkacion me Malin e Zi ishte proceduar në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, mirëpo për shkak të mungesës së shumicës së votave nga deputetët për ta votuar atë, është hequr nga rendi i ditës.

Mustafa: Ligji për Demarkacionin së shpejti në Kuvend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se është duke punuar rreth grumbullimit të votave të nevojshme për roiprocedimin e demarkacionit me Malin e Zi në kuvend, në mënyrë që ky ligj të mos dështojë.

Mustafa është shprehur i bindur se ratifikimi i projektligjit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të ndodhë shumë shpejt.

Këto deklarata kryeministri Mustafa i bëri gjatë  fushatës promovuese të qumështit në Kosovë ”Qumështi i vendit tim” / BotaSot

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top