PJESE NGA LIBRI NE DORESHKRIM PER PERSONELIN MJEKESOR NGA RRAFSHI I DUKAGJINIT

SHKRUAN: DR. SALIH KRASNIQI

Personeli mjekësor që ka shërbyer në spitalet ushtarake gjatë luftës në Rrafshin e Dukagjinit. Materaili i marrur nga monografia e Arif Molliqit « Dëshmorët jetojnë pas vdekjes » kushtuar dëshmorit Rrustem Bruqi.

Rrëfim autentik i mjekut Dr. Sylë Bruqi, vëllau i dëshmorit Rrustem Bruqi, i cili i ndejti besnik profesionit të vet, duke u shërbyar luftëtarëve të lirisë që luftuan për çlirimin e Kosovës.
Pjesën e intervistës shih nën tabelë të personelit mjekësor.Në bisedë edhe me dr. Rrustem Gashin –anesteziolog sot me datën 06.11.2018 më tha se nuk ka diçka të shtoj nga ajo që ka shkruar dr. Syl Bruqi i cili ka qenë kordinator për shëndetësi gjat luftës në Rrafshin e Dukagjinit. Nëse dikush ka vërejtje apo sygjerime le të shkruaj që të plotësojmë të dhënat për librin në dorëshkrim për personelin shëndetësor që ka marrë pjesë në luftën e UÇK-ës.

1.dr. Sylë Bruqi Vesh-hund-fyt (ORL)
2.dr. Hilmi Shehaj Mjek 32.Miftar Zenelaj apsolvent i mjekësisë
3. dr. Selamn Berishaj Mjek 33. Bajram Zeqiri apsolvent i mjekësisë
4. dr. Sylë Berisha Mjek 34. Edmond Shala apsolvent i mjekësisë
5. dr. Haki Shehaj Mjek 35.Resmije Ademaj apsolvent i mjekësisë
6. dr. Adem Çekaj Mjek 36.Sadije Ademaj infermiere
7.dr. Rrustem Gashi anesteziolog 37.Bajram Zeqiri ?
8.dr.Shyt Shala mjek 38.dr. Rifat Bajrami kirurg
9.dr. Adem Çekaj Mjek 39.dr. Armend Agolli mjek
10.dr. Zenel Ahmetaj mjek 40.dr. Hysen Demelezi mjek
11.dr. Canë Tishukaj mjeke 41.dr. Rrahman Shala mjek
12.dr.Hasan Ahmetaj mjek 42. dr. Bajram Zeqiri mjek
13. dr. Arif Tahirsylaj mjek 43. Shpend Kuqi infermier
14. Valbone Januzaj infermiere 44. Servete Llulluni infermiere
15.Sanije Ahmetxhekaj infermiere 45. dr. Isa Kaliqani ortoped
16. Hysnije Pajazitaj infermiere 46. Nexhat Rexha kirurg
17. Ali Osmani sanitet 47.Nexhat Myftari kirurg
18.Edmond Shala ? 48. Zekë Zeka anesteziolog
19. Valbona Shala ? 49. dr. Hatim Baxhaku kirurg
20. dr. Avdyl Krasniqi kirurg 50.Mustafë Loxha pulmolog
21.dr. Ryve Loshaj mjeke 51.dr. Shyqri Mema Kirurg maksillofacial
22. Bute Aliaj infermiere
23. Vjollca Kastrati infermiere
24.dr. Haxhi Kamberi mjek
25. dr. Afrim Sylejmani mjek
26. dr. Fazli Shala mjek
27. dr. Skender Ahmetaj mjek
28.dr. Skender Ahmetaj mjek
29.dr. Time Kadrijaj mjeke
30. dr. Iliriana Hasaj mjeke
31. Ismet Avdimetaj apsolvent i mjekësisë

Ishte e pakuptimtë të emërohet shef i spitalit ushtarak mjeku i praktikës së përgjithshme, ndërsa mjekut specialist t’i ndalohet puna në spital

Bisedën me Dr. Sylë Bruqin specialist i ORL ( otorinoloringolog), e nisëm shumë kohë pasi ishin qetësuar shpirtrat që rrahnin gjoks për heroizmat e tyre në një kohë kur ata as që ishin prezent. Kisha frikën se shumçka Dr. Syla do ti ketë harruar pas gjithë asaj që i ndodhen atij. Në Betejën e Loxhës vëllau Rrustem Bruqi ra dëshmor, babai i vdiq menjeherë pas lufte, kurse ato përplasjet e dhembshme që ia shkaktuan disa kolegë të profesionit, vetëm për pozicione dhe lavdërime, paksa e kishin shqetësuar.

Por jo. Dr. Bruqi e ruante krenarinë shpirtërore që Atdheut i kishte shërbye me tërë familje. Dhe, ishte i qartë në reproduktimin e ngjarjeve të përjetuara gjatë luftës.

« E di, jeta të përplasë edhe aty ku nuk dëshiron ti, andaj gjithmonë duhesh të jesh i përgaditur për të papriturat », me tha para se t´ia niste rrëfimit për luftën që u zhvillua në Kosovë. Ai kishte se çfarë të tregonte për luftën, sepse të gjitha i kishte përjetuar. Por rrëfimet e tij përkufizoheshin vetëm rreth përgaditjetve të kuadrit shëndetësor për luftën në Deçan që nga viti 1990, e gjer me përfundimin e saj kur terhiqet nga spitali i Bajram Currit me 12.06.1999.

Dr. Sylë Bruqi na rrëfeu edhe për përplasjet që kishin ndodhur gjatë formimit të spitaleve ushtarake të UÇK-së për Dukagjin. Për mosangazhimin e mjekëve specialist në luftë, si dhe për emrimet e kuadrit mjeksor nga „komandat“ që nuk dinin se ç´është mjeksia. Dhe, Dr. Sylë Bruqi e nis rrëfimin i qetë…

1. Në Deçan me 1990 u formua Shoqata e Pavarur e Mjekëve

… Ngjarjet që rrodhen në fund të viteve tetëdhjeta dhe në fillim të nentëdhjetave, treguan se lufta në Kosovë dhe rajon ishte e pashmangshme. Gjithkund, e gjithkah kërkohej mobilizim i përgjithshëm që në momentin e caktuar të mbrohemi. Ishte kjo kohë kur lufta ishte të dera, por pritej vetëm që ajo të hynte brenda.

Ishte koha kur në Kosovë na munguonin spitalet dhe ambulancat të cilat pushtuesi serb i kishte uzorpuar. Nga kjo mungesë mjekët kosovarë e panë të nevojshme, por një nevojë të domosdorshme që të organizohen rreth një institucioni që do ta kryente rolin e instituteve shendetësore. Kështu me 1990 u formua Shoqata e Pavarur e Mjekëve të Kosovës.

Edhe në komunën e Deçanit bëhet formimi i një shoqate të tillë, ku në zgjedhjet e para kryetar i kësaj Shoqate nga kolegët u kërkua të zgjedhetm unë, thotë Dr. Sylë Bruqi.

Në fillim, qellimi i shoqatës ishte grumbullimi i barnave dhe i materialit sanitar të cilat si rezerva permanente mund t’i shfrytëzonim në gjendje lufte, por edhe në atë gjendje çfare u krijuar pas suspendimit të shëndetësisë kosovare. Pas nismës së Shoqatës së Mjekëve të Pavarur në Deçan, të gjithë mjekët e fshatrave dhe punkteve që punonin në atë kohë, morën përsipër organizimin e mirëfilltë për grumbullimin e mjeteve që do të shërbenin për qëllime shëndetsore…

Në ambulancën e fshatit Isniqit ishte angazhimi im gati kryesor që nga viti 1990, kur edhe e formuam ilegalisht rrjetin shendetësor dhe apotekar për nevoja çfarë kërkonte koha, por edhe për nevoja të luftës. Në përbërje të shërbimit mjeksor të fshatit ishin: rr. Canë Tishikaj, dr. Zenel dhe Burbuqe Ahmetaj, dr. Arif Tahirsylaj si dhe unë, pastaj tekniku i farmacisë Ismet Pajazitaj. Nga aktivistët e fshatit Isniq në vitin 1990/91 u mblodhen mbi 3000 franka zvicerane. Me këto mjete u blenë barna dhe material sanitar. Materiali sanitar u grombullua edhe në fshatrat Junik, Strellc, Irzniq, Baballoq dhe Pobërgjë. Në Isniq barnat ishin fshehur në një shtëpi, dhe për këto e dinin vetem i zoti i shtëpisë, unë dhe dy furnizues me barna.

Meqenëse në këtë kohë policia serbe po gjurmonte të gjitha format e organizimit shqiptar, në bisedë me dr. Zenelin vendosem që unë dhe ai ti hapin ordinacat private. Menduam se në rast se zbulohen barnat e grumbulluara, ordinancën private ta kemi si alibi, se barnat janë tonat. Kjo na shtyri, sepse në atë kohë zbulohen një sasi e barnave të grumbulluara në fshatin Baballoq dhe Pobërgj. Barnat e zbuluara nga policia u konfiskuan, por fatbardhsisht nuk u zbuluan organizatorët apo grumbulluesit e tyre.

Fillimi i vitit 1998 u karakterizua me një represion të padurueshëm që kishte filluar pushteti serb kundër shqiptarëve. Në ketë gjendje, lufta shpërtheu fillimisht në Drenicë, e më pak se një muaj pas edhe në Deçan. Kjo ndodhi me 24 mars 1998 në fshatin Gllogjan. Ky fillim i luftës se armatosur në komunën e Deçanit, ne mjekëve të Shoqatës na gjeti në një masë të përgaditur, por jo sa duhet për një luftë në përmasa të tilla.

Ballafaqësimi i parë mes policisë dhe ushtrisë serbe si pushtues, dhe ushtarëve të UÇK-së si mbrojtjës të atdheut, dha shenjë se mjeket shqiptar duhei vepruar me përgjegjësi e moral prej mjeku.

2. Kur disa mendonin se plagët e marrura në fushëbetejë shërohen vetëm me urdhëra

Kishte ardhur momenti kur mjekët shqiptarë duhej ballafaqësuar me luftën dhe vëllezërit e motrat tona të plagosura në fushëbeteja. Ushtarët e parë të plagosur seriozisht në luftime po kërkonin ndihmë nga mjekët. Ishin ato kërkesa që duhej kryer duke bër ndërhyerje kirurgjike jasht spitali dhe ambulancës.

Në fshatin Gllogjan erdhi rasti kur në këto kushte duhej ndihmuar të plagosurit. Dhe kjo ndodhi me një fillim të vështirë. Unë, dr.Hilmi Shehaj dhe dr. Selman Berisha e kryem qepjen e parë te një i plagosur pas një betejë. Kjo qepje u krye në një shtëpi private dhe në kushte të vështira për mjekët dhe të plagosurin. Eh, sa e rëndë ishte kjo nderhyerje kirurgjike kur disa nga personat jo përgjegjës ngatërroheshin në profesionin e mjekut. Ata duke dhënë urdhëra, duke mos e njohur fare problematikën e shëndetësisë, në vend se të ndihmonin, nga ngatërronin. Ata mendonin se plagët e luftës shërohen me urdhëra prej « komandantesh ».

Në betejën tjetër në fshatin Dashinoc mes atyre armiqve serb që vriten, plagosët edhe Deli Pergjegjaj nga Lumbardhi. Dr. Sylë Berisha nga Pozhari i dergon disa ushtarë nga ky fshat të me njoftojë se një i plagosur duhei qepur. Ate qepje duhet ta bëj gjithësesi Dr. Bruqi, kishte thënë dr. Berisha. Në Pozhar kam shkuar me mjaft sakrifica sepse ishim në shenjestruar nga policia serbe. Megjithatë, arrita dhe sebashku me dr. Sylë Berishën në xhaminë e fshatit e kryemë qepjen e cila zgjati afër 4 orë. Ndoshta kjo ishte edhe ndërhyerja e parë mjaftë e ndërlikuar për kushte dhe rrethana çfarë ishin në xhaminë e Pozharit.

Koha po kalonte dhe armiku gjithnjë e më shumë bënte sulme ndaj fshatrave të Dukagjinit. Filluan të granatohen fshatrat Baballoq, Gllogjan, Irzniq, dhe në këto granatime plagoset dëshmori Shkelzen Haradinaj nga Gllogjani. Dr. Haki Shehaj nëpërmjet një ushtari me lajmëron që të shkojë në Gllogjan, për ta bër qepjen e plagës. Në Gllogjan kam arritur shumë shpejt. Aty i kam gjetur mjekët dr.Adem Çekaj, dr. Haki Shehun, dr. Selman Berishën. Plaga që kishte marrë Shkelzen Haradinaj ishte në mjekërr, dhe nofulla kishte pësuar thyerje, ashtu që intervenimi ynë i kalonte mundësitë tona. Pas pak në shtëpinë ku ishte i plagosuri Shkelzeni erdhen edhe dr. Rrustem Gashi nga Broliqi i cili ishte anestelog, dr. Shyt Shala nga Prapaqani, edhe dy mjek tjerë të praktikës së përgjithsme. Për kushtet në të cilat u krye, intervenimme u konsiderua i suksesshëm.

Ky takim në Gllogjan ishte edhe të një rendësie tjetër, sepse për herë të parë u bisedua edhe për formimin e një qëndre të ashtuquajtur spital. Gjatë diskutimit, këtu hasëm në divergjnca joparimore por edhe jo profesionale të disa kolegëve. Disa përsona që nuk e njihnin strategjinë e luftës, fatkeqësisht edhe disa mjekë, insistonin që spitali ushtarak të ngritet në Gllogjan. Shpjegimet se spitali ushtarak duhet të formohet në një largësi prej 15-20 km nga vija e parë e fronit, për një moment u kuptua. Si përfundim u arrit qe ky spital të hapet në Irzniq, në kodren e Dodajve 3-4 km. nga Gllogjani. Kështu mendojmë se ky edhe ishte spitali i parë ushtarak për Dukagjinin.

Mirëpo, më formimin e spitalit ushtarak në Izniqi, shumçka tregoi se dikujt nuk i interesonte suksesi i spitalit, por emërimi si drejtor i parë i tij. Një konkurencë e tillë amorale për momentin, e disa kuadro të specializuara mjekësh krojoi pakënaqësi. Këtu, mjekët që me vite të tëra kishin bërë përgaditjet për luftë, që ishin në profesion më afër për ta ndihmuar spitalin, u anashkaluan, u veçuan dhe me urdhëra të analfabetëve për drejtor u zgjodh Adem Çekaj nga Irzniqi.

Nuk do të kishte asgjë të keqe këtu sikur ky drejtori i spitalit të parë ushtarak për Dukagjin mos të fillonte me përqarjet e para. Ai në prezencën time (dr. Sylë Bruqit), të dr. Shyt Shalës dhe të eprorit ushtarak Skender Rexhahmetajt, na tha : « Ky spital është i yni dhe ju përtej Bistrice shkoni e hapeni spitalin tjeter ». Kështu deshtëm, apo nuk deshtëm, ne disa nga mjekëve na u ndalua puna në ketë spital…

Tani ishte koha ku në çdo fshat u formuan shtabet e para të mbrojtjes. U formuan njesitë e para të UÇK-së, çka kërkohej nevoja e një organizimi edhe në shëndetësi. Kështu në Isniq po vazhdonte puna rreth formimit të një ambulance e cila për momentin duhej plotësuar kërkesat që nga dita në ditë po shtoheshin. Ideja që ambulanca e fshatit të mbetet aty ku ishte, tani ra prej kombinimi, sepse ajo ishte afër vijës se fronit dhe lehtë mund të granatohej nga “ Podi i gështenjave”, ku i kishte bazat ushtria serbe. Në konsulltimet mes mjekëve u vendos që hëpërhë ambulanca të mbetet ajo që e kishte dr. Zenel Ahmetaj, e sidomos ajo të vihet në shërbim për të plagosurit.

Në granatimin që ndodhi ato ditë, luftëtari që kishte ardhur nga mërgimi për të luftuar në Isniq, Avni Përgjegja plagoset rëndë. Në ambulancën e dr. Zenelit i japet ndihma e parë, por pasi gjendja ishte e vështirë, dergohet menjëherë në spitalin e Irzniqit. Avni Pergjigja, pas njezetë e katër orësh vdes, me gjithë përpjekjet e mjekëve.

Më datën 23 05.1998, nga sulmet e policisë dhe ushtarëve serb në fshatin Lubeniq dhe Strellc, pati të vrarë dhe të plagosur. Gati të gjithë të plagosurit i sollen në Isniq ku ua japem ndihmen e parë, por një e kishin sjellë të vdekur.

Në ketë kohë, gjithnjë e më shumë shtohej numri që kërkonte ndihmë mjeksore, e ambulanca e dr. Zenelit, nuk kishte mundësi t´u delte në ndihmë, andaj u kerkua që të gjindej një shtëpi e cila përafërsisht do t’i plotësonte nevojat e ambulancës. Ishte kjo shtëpia e Nezir Mehmetaj e cila ishte e ndërtuar me material të fortë dhe i plotësonte kushtet për një ambulancë të zgjeruar.

Kjo ambulancë e filloi punën me datën 30.05.1998, në përbërje të këtyre mjekëve : dr. Canë Tishukaj, dr. Zenel Ahmetaj dhe dr. Hasan Ahmetaj. Dr. Arif Tahirsylaj kishte shprehur dëshiren që të vazhdonte me ushtarët në vijë të frontit luftarak. Në ambulancë ndihmuan edhe infermieret : Valbone Januzaj, Sanije Ahmetxhekaj e Hysnije Pajazitaj. Me pëlqimin e të gjithëve përgjgjegjës me caktuan mua ( Dr. Sylë Bruqi- v. a).

Në ketë kohë vuam në dispozicion të gjitha mjetet personale që i kishim ne si mjekë, e sidomos mjetet të cilat ishin ruajtur dhe grumbulluar që nga viti 1990, e që i kishte ndihmuar Shoqata Humanitare « Agim Kukleci » nga Isniqi.

Për nevoja urgjente kontaktova edhe me dr. Shyt Shalën, i cili e vuri në dipozicion ambulancën e vet në Prapaqan.

Me datën 13.06.1998, në Isniq vjen nga diaspora edhe Rrustem Bruqi me disa luftëtarë. Ai posa erdhi, e qe kishte për detyrë përgaditjen e terenit për ushtarët e UÇK-së, që po hynin në Kosovë nën komanden e kolonel Tahir Zemajt dhe Sali Çekajt, i vizitoi ambulancat e mjekëve isniqas. Rrustemi i vizitoj punktet shendetësor por edhe spitalin ushtarak në Irzniq…

Ardhja e ushtarëve të UÇK-së, të prirë nga komandanti Tahir Zemaj, që ishte emruar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, shtoj vullnetin për luftë dhe rezistencë të dukagjinasve. Gjithkund, nëpër fshatra bëheshin organizime më profesionale si në mbrojtje ashtu edhe në shëndetësi.

Kështu ambulanca e Isniqit iu dorëzua komplet UÇK-së, çka edhe dr. Arif Tahirsylaj u angazhua drejtpërsëdrejti në mjekësi. Koordinator për shërbime shendetësore në ushtri ishte oficieri Ali Osmani, në ambulancën e ushtrisë punonte edhe Edmond Shala dhe Valbona Shala. Në ndërkohë në Strellc të Poshtem u hap ambulanca ku punonin vëllezërit Rabushaj, dr. Ramadan Tahiraj dhe në dispozicion të luftës u vu edhe ambulanca e stomatologut dr. Ibër Hasanaj i cili kishte merita të mëdha në ndihmonte që u kishte ofruar fshatarëve edhe më parë.

Në ketë kohë ambulancat i vizituan edhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, mjeket e njohur nga Prishtina si Dr. Ymer Aliu, Dr. Osman Sejfijaj, Dr. Ilir Tolaj. Ata interesoheshin për kushtet dhe merrnin informata për të plagosurit. Në biseda me ta u shtrua domosdorshmëria e kirurgëve që duhej ardhur në këto anë. Kërkohej ndihmë edhe nga spitalet e Pejës dhe Gjakovës, sidomos për ortopedi. Premtimet nuk mungonin, por kuadri nuk vinte. Edhe nëse vinte ndonjëri, ai qendronte pak dhe ikte. Ndihmë të madhe me mjete sanitare dhe barna gjatë vitit 1998 në ambulancat ushtarake të Isniqit, Irzniqit, Strellcit ka dhënë Këshilli i Emergjencës nga Peja. Ata me rreziqe kanë arritur që herë pas here të sjellin barna.

Këtu e gjithë kohën do ti mbeteshim borxh, ashtu siç i mbeten borxh edhe para meje, nëse nuk e permendim kontributin e madhe që i ka dhënë spitalit ushtarak në Irzniq profesor dr. Avdyl Krasniqi. Ardhja e profesorit dr. Krasniqit, që ishte një kirurg i rrallë, jo vetëm që ndihmoi në operimin e rasteve të rënda të të plagosurëve, por edhe te personeli mjeksor i spitalit e shtoi shumë vullnetin për punë. Në spitalin ushtarak u ngrit disiplina, kualiteti dhe siguria në ndërhyerjet kirurgjike. Dr. Krasniqi bëri që shumë luftëtarë të plagosur rëndë të aftësohen përseri për beteja të ardhshme deri në çlirim.

3. Ofensiva e ushtrisë serbe në Dukagjin, dhe evakuimi i të plagosurëve nga spitali i Irzniqit

Në ofenzivën e madhe të ushtrisë serbe të datës 15.08.1998, e cila e përdori gjithë arsenalin ushtarak duke sulmuar fshtarat Prilep, Rastavicë, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq, Pozhar etj., në pamundësi të rezistencës të duhur të UÇK-së, popullësia e këtyre fshatrave u terheq në drejtim të Llukës, Prapaqanit, Dubovikut dhe Isniqit. Përpara këtij sulmu barbar, Shtabi i “ Gllogjanit“ nuk kishte mundur ta mbrojë spitalin ushtarak në Irzniq. Spitalin nuk e kishin mbrojtur as ata që një kohë kishin deklaruar se ky spital është i tyre. Kështu, personeli mjeksor së bashku me të plagosurit u evakun me njeqindë sakrifica. Ishte fatkeqësi që personeli mjekësor ishite terhjekur duke lënë të gjitha paisjet midicinale të vlefshme.

Dr. Avdyl Krasniqin, që për banorët dhe ushtarët në përgjithësi ishte shumë i ndëruar, në këtë kohë u vendos në Isniq. Edhe një pjesë të stafit mjeksor të këtij spitali erdhi këndej „ Bistrice“, duke u vendos në ambulancën e Isniqit…

Në ketë kohë gadishmëria ne kazërmes ushtarake „Jusuf Gërvalla” në Prapaqan ishte në shkallë të lartë. Sidomos, kërkohej evakuimi dhe vendosja në vende të sigurta të të plagosurëve. Meqenëse numëri ishte i madh, shumë të plagosur i vendosin në shtëpin e Selman Mulajt (20 të plagosur)

Kur gjendja po keqësohej, dr. Rrustem Gashi anasteziolog që herë pas here angazhohej në spitalin e Irzniqit, gjeti një shtëpi në fshatin Kryshec të Pejës duke e vendosur spitalin ushtarak. Shtepia ishte e bukur dhe deri diku i plotësonte nevojat për një spital të improvizuar. Sigurimin e spitalit e mori përsiper komanda ushtarake e Prapaqanit. Nuk duhet lënë pa u përmendur se falë trimërisë dhe aftësive të tij prej një luftëtari të UÇK-së, Rexh Osaj (të cilin pas lufte e vrasin), dhe oficierit sanitar Ali Osmanit, i gjithë materiali sanitar e sidomos ai teknik (aparatet) u terhoqen nëpër flakën e luftës nga spitali Irzniqit që ishte thuaja në duar të armikut…

Spitali ushtarak në Kryshec filloi të fuknsionojë dhe aty punova në kushte të rënda, ishte kjo kohë kur në Betejen e Loxhës m´u kishte vrarë vëllau Rrustem Bruqi. Kolegët kërkuan që unë të marr detyren e udhheqësit të këtij spitali, por e refuzova. Komandanti i UÇK-së, për Dukagjin kolonel Tahir Zemaj duke i hetuar divergjencat dhe fërkimet që ishin krijuar në spitalin e Irzniqit (mes Adem Çekajt dhe dr. Himi Shehut), me pëlqimin e Ministrisë së Mbrojtjes për drejtor spitali në Kryshec caktoi dr. Ryve Loshajn.

Një hendikep i madh për spitalin ushtarak në Kryshec krijoi shkuarja e prof. dr. Avdyl Krasniqit, por edhe largimi i dr. Hilmi Shehaj dhe i imi.

Me datën 08.09.1998, soldateska serbe mori një ofensivë shkatërruese në Dukagjin, thënë më së përafërmi, nga Drini e deri në Deçan. Ushtria dhe mbrojtja territoriale e fshatrave u bënë rezistencë aq sa munden, u munduan ti zbrasin por ishte e pamundur. Spitali ushtarak në Kryshec po përjetonte çaste të vështira. Të plagosur dhe të vdekur po sillnin nga të katër anët. Ishte shumë i pakët numri i personelit mjeksor që t’i përballojë kësaj gjendjeje të krijuar në spital. Disa të rinj ndihmonin edhe me dhënjën e gjakut, por kjo nuk mjaftonte që shumë luftetarë kanë vdekur në mungese të ndihmës profesionale dhe adekuate.

Gjendjen e keqëson edhe më shumë kur filloi të terhiqet popullata nga fshati Kryshec. Po atë ditë, rreth orës 18:oo, në spital vjen komandanti Tahir Zemaj, të cilin e njoftuam për gjendjen e rëndë të pacientëve të plagosur. Ai me keqardhje na njoftoi se ka marrë urdhërin që ushtria duhet terhequr. Çdo rezistencë tjetër do të jetë vdekjeprrëse për popullaten e pambrojtur. Poashtu, ai na njoftoi se bashkë me ushtrinë duhet të terhiqet edhe personeli mjeksor me të plagosurit. Problemi që u shtrua nga komandanti dhe personeli mjeksor ishin të plagosurit e rëndë. Sidomos ata që në kushte të tilla dhe nëpër terren të tillë duhet ti kalonin Bjeshket e Nemura deri në Shqipëri. U vendos që një numër i të plagosurve me të lehtë të dergohen mes popullatës në Isniq, ku gjendeshin afër 50 mijë. Ata dukhet futur mes popullatës derisa të kalojnë në Shqipëri. Për pjesen tjetër që ishtin më rëndë të plagosur, u lajmërua Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që t’i shpetojë. Mirëpo, Kryeqi Kuq ishte penguar nga forcat serbe dhe kishte arritur me vonesë në spitalin e Kryshecit dhe në Isniq, ku kishin mbetur disa të plagosur në xhami…

Më vonë kam kuptuar se ata kishin rënë në dorë të ushtrisë dhe paramilitarëve serb.

Pas terhjeqjes se personelit mjekësor nga spitali i Kryshecit, i vetmi mjek vullnetar qe mbeti me pacientet ishte dr. Rrustem Gashi nga Broliqi dhe dy motrat: Bute Aliaj dhe Vjollca Kastrati, që ndoshta ishte ky njëri ndër aktet më humane që është treguar gjatë gjithë luftës sonë. Më vonë u njoftuam se dr. Rrustem Gashi kishte shpetuar duke i falënderuar Zotit, trimërisë dhe gjeturisë së tij.

Në ambullancën e Isniqit, një ditë para terheqjes, numri i pacientëve në librin evidentues e kalonte shifren 15 mijë, kurse në mbi tetë qindë plagë kemi ndërhyrë, qofshin ato plagë të vogla apo të mëdha.

Tërheqja nga spitali është berë me datën 9.9.1998, aty rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në Shqipëri kam arritur me 20.9.1998, duke u lajmëruar menjeherë në Ministrinë e Mbrojtjes. Në Ministrin e Mbrojtjes kishte arritur edhe ekipi Shendetësor nga Spitali i Dobroshit (Reka e keqe). Aty menjeherë na lajmëruan të ministri i posazgjedhur Halil Bicaj dhe zv.Ministri Agim Mehmetaj (në Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi kishte disa ditë që kishin bërë atentat me vdekje). Këtu, ne mjekët kërkuam për të vazhduar përgaditjet dhe të hymë në Kosovë më të përgaditur.

Në Shqipëri, pas një konsultimi u vendos që për kordinator për shendetësi të zgjedhet dr. Haxhi Kamberi, veprimtar i dalluar dhe shef i spitalit të Dobroshit, zevendëse u zgjodh dr. Ryve Loshaj, ndërsa dr. Sylë Bruqi shef për ambullancen ushtarake pranë Ministrisë në Tiranë. Detyra e jonë në ketë ambulancë ishte t´iu ndihmojmë të gjithë të plagosurëve që vinin nga Kosova dhe ushtarët tanë qe ishin në përgaditje ushtarake në kufi. Këtu punonin mjekët: dr. Sylë Bruqi, dr. Haxhi Kameri, dr. Afrim Sylejmani, dr. Fazli Shala, dr. Skender Ahmetaj, dr. Ryve Loshaj, dr. Time Kadrijaj, dr. Iliriana Hasaj. Pastaj apsolventet e mjeksisë: Ismet Avdimetaj, Miftar Zenelaj, Bajram Zeqiri, Edmond Shala, Resmije Ademaj, si dhe infermierja Sadije Ademaj.

Me datën 20.02.1999, ekipi në përbërje të dr. Sylë Bruqit, Haxhi Kameraj, Afrim Sylejmanit, Bajram Zeqirit shkuam në fshatin Papaj të Tropojës ku sterviteshin brigadat tona 134 e 131 nën komanden e rrustem Berishës, Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit. Qellimi i shkuarjes sonë atje, ishte që të përgadisim kuadrin për kohën që po vinte. E nesërmja tregonte se atje do të ketë luftë të ashpër. Edhe këtu pasi e studium gjendjen reale erdhëm në përfundim se për një spital ushtarak të mirëfillt mungonte shumçka. Po na mungonte lokali, por ishte pengese edhe kuadri profesional mjeksor, sepse këtu duheshin specialistë të kirurgjisë e ortopedisë. Pas disa bisedave që zhvilluam me spitalin e Bajram Currit, u dakorduam që ai spital të shërbej për nevoja të luftës. Thënë më shkoqitur, disa nga repartet e spitalit të Bajram Currit do të veheshin në funksion të luftëtarëve të Kosovës. Të gjithë mjeket e spitalit Bajram Curri na afruan ndihmë dhe gadishmëri për t´iu ndihmuar ushtarëve të plagosur.

Koordinator të këtij spitali u zgjodh dr. Sylë Bruqi, kuptohet për mjekët nga Kosova, kurse koordinator për vijen e frontit u zgjodh dr. Afrim Sylejmani. Specialistet e spitalit të Bajram Currit na priten mjaftë mirë duke na ofruar shërbime në çdo kohë. Këtu nga Kosova u vendosën mjeket : dr. Sylë Bruqi, dr. Rifat Bajrami – kirurg, dr. Armend Agolli, dr. Hysen Demelezi, Rrahman Shala, Bajram Zeqiri. Pastaj teknikët Shpend Kuqi dhe Servete Llulluni. Një kohë të shkurter këtu ishte edhe dr. Isa Kaliqani, pastaj Nexhat Rexha, Nexhat Myftari dhe anesteziologu Zekë Zeka dhe Halim Baxhaku, kirurg nga Prizreni.

Në vijën e frontit u mobilizuan dr. Afrim Sylejmani, dr. Fazli Shala, dr. Ryve Loshaj, dr. Mustafë Loxha, dr. Time Kadrijaj, dr. Iliriana Hasaj, absolventet Ismet Avdimetaj e Miftar Zeneli.

Në fund mund të thëmi sipas portokolit evidencues, nëpër spitalin e Bajram Currit kanë kaluar mbi 4oo të plagosur, kurse nga regjistri i të vdekurëve, i marrë nga terreni i luftës rezulton numëri 123.

Ekipi shendetësor nga Kosova është terhequr nga spitali i Bajram Currit pas datës 12.06.1999.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top