PËRSE TURQIA FINANCON ALBANOLOGJINË?!

Shkruan Agron Dalipaj

Financimet e Turqisë për albanologjinë janë të dukshme. Shihni në fotografinë më poshtë në murin e godinës së Librit Akademik pranë ASH se si Turqia ka financuar rikonstruktimin e librarisë së ASH. Gjithashtu Turqia ka financuar 80 mijë € edhe për bibliotekën e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Këto financime vetëm sa dëshmojnë se shteti turk është prezent dhe me ndikim në institucionet e identitetit tonë kombëtar për interesat e Turqisë.

Ajo që nuk dimë është se sa është vlera që marrin drejtuesit e ASH në Tiranë që historia shqiptarëve të shkruhet si e duan turqit, grekët e serbët…

Ajo që dimë është se Kryetari i ASH, Z. Gjinushi, vërtet nuk ka shkruar asnjë libër shkencor, por duket se ai është garanti politik në krye të ASH për të menaxhuar e harmonizuar interesat e Greqisë, Turqisë e Serbisë dhe këtë punë nuk mund ta bëjë falas…

Tymi i punëve të fëlliqta e të ndikuara nga interesat e shteteve fqinje me Shqipërinë do duket kur ASH do botojë HISTORINË E SHQIPËRISË.

Ideniteti i kombit shqiptar ka një vlerë kolosale dhe shitja e këtij identiteti bëhet e do bëhet e kontrolluar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë e cila, për të pasur monopolin në shitje, përpiu edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Produktet e identitetit kombëtar të shqiptarëve (që shiten në tregun ku blejnë Turqia, Greqia e Serbia) janë historia e tjetërsuar kombit tonë, heronjtë tanë, etniciteti gjuhësor i tjetërsuari i fjalorit të shqipes dhe arkeologjia.

Përndryshe, cila logjikë pranon që në krye të ASH të mund të jetë një njeri politik pa asnjë vepër shkencore?!
Brezat e ardhshëm do ta kenë shumë të vështirë të rikthejnë atë që po shitet sot. Të gjithë e dimë se statujat e mermerta të Akropolit të Athinës u blenë me stërlina nga Anglia dhe ato nuk kanë për tu kthyer kurrë në Athinë, megjithëse atyre u njihet origjina. Ndërsa identiteti shqiptar, që po shitet, në fillim i zhdukin origjinën dhe e shesin të çertifikuar e paketuar si mall me identitet grek, serb e turk të gjendur në Shqipëri.

Në fillim na heqin identitetin, pastaj na mohojnë atdheun.
Pa identitet shqiptar nuk mund të ketë komb shqiptar dhe atdhe të shqiptarëve.
Po heshtëm, do e humbim identitetin e bashkë me të ekzistencën tonë.
Nëse duam të mbijetojmë si komb, si fillim duhet t’u gjejmë vendin shitësve të identitetit tonë kombëtar…

(në fot. godina e Librit Akademik ASH e financuar prej Turqisë).

1 thought on “PËRSE TURQIA FINANCON ALBANOLOGJINË?!”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top