Përjetime!

SHKRUAR NGA DR. NIHAT BAKALLI

Nuk jane trillime, por perjetime. Njashtu siç m’i pat tregue njaj profesori i nderuem, Vasil Andoni.

1.  Dy mesues nga Presheva takojne profesorin ne Rome te Italise. Kjo mbas mbylljes se shkollavet, andej kah fundi i Qershorit te Vitit 1973, ne lokalin mikprites te s’ime kunate. Mesuesit kishin ardhe per pushim… Profesori donte te dinte ma shume rreth shkollavet shqipe ne mbare trojet shqiptare, qe kishin mbetun jashte trungut nga hileqaret europiane.

Vjen tani fjala ne lidhje me “gjuhen e unjisuar”. Mesuesit kishin marre pjese ne Kongresin per unjisim ne Tirane. Dhe kete e shume te tjera ia spjegojne profesorit, i cili e ç’faqi pakenaqesine e vet, sidomos edhe faktin se femijvet ne shkolle u mesohej vetem “gjuha e unjisuar”. Mesuesit e pane se profesori kishte kundershtimet e tija dhe njeri prej tyre tha: Vertete ne shkolle u mesojme femijvet gjuhen e unjisuar, por ne shtepi na flasim shqip.

Siç transit gloria…

2) Vasili pat qene per disa kohe edhe mesues ne Elbasan. Ka qene edukator i mire edhe donte qe edhe nxanesit te ishin shume te mire, mbas mbarimit te shkolles. Mirepo njeni prej tyne nuk ishte ne naltesine e klases. Keshtu profesori i dha noten negative dhe e ngeli nxanesin per ne vjeshte… Babaj i nxanesit e takoj profesorin dhe i ç’faqi pakenaqesine e tije tue dashte te dije aresyen. Profesori i tha: E lash per vjeshte, qe te forcohet pak! Babaj u pergjegj: Ma te forte se gurin don qe te bahet?

Nder te gjitha, zgjodha vetem keto…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top