SHKRUAN: DOM ANTON KÇIRA
Në historinë e njerëzimit festa e Pashkëve asht festu me solemnitete të medha. Ringjallja e Krishtit festa ma e madhnueshmja në të gjitha festat që Kisha i feston gjatë vitit.
Gjatë historisë njerëzit i kanë festu Pashkët e zeza shumë herë.
Nuk po hy thellë në histori, por në mbarimin e shekullit njizet kosovarët i kanë festu Pashkët e zeza. Atë ditë asht desht me e marrë rrugën e shpërnguljes nga shtëpit e veta, ditën e Pashkëve, në vend që të shkojnë në kishë me e festu ringjalljen, atyne u asht desht të braktisin shtëpitë pa vé të ngjyrosuna, pa kurnji send, vetëm atë shka kane mujt me bajt në ndonji strajce edhe me hike se janë kercenu se do t’i vrasin.
Kështu u ndodhi të krishterve të Kosovës ditën e Pashkëve, me përjetu gjanat që nuk kishin ngja shpesh në këtë ditë, me i pa tuj jua vra mashkujt e shtëpisë siç janë në fshtatrat; Guska, Korenica e Meja, me nga katër mashkuj e deri në dymbëdhjetë antarë të familjes.
Këto kanë qenë Pashkët e zeza të popullit tonë shqiptar në ditën e pashkëve.
Nëse e përcjellim Besëlidhjen e vjetër, kemi me pa që kurdoherë njerëzit ia kanë kthy shpinën Zotit. Zoti i ka ndëshku rëndë. Elia profet dhe priftërinjt Baalit në vitin e tretë të thatësirës. Fjala e Zotit, iu drejtue Elis me këto fjalë:” Shko paraqitu tek Akabi Mbret, sepse dua të lshoj shiun mbi sipërfaqen e tokës.” U nis Elia për tu taku me Akabin. Akabi po sa e pau Elini tha:- A këtu qenke, o Ogurziu i Izralites?!
Elia i përgjigjet:- Unë nuk i sjell të keqen Izraelit, por ti e shtëpia e yte, që i keni lanë urdhnimet e Zotit dhe po i ndjek Baaliet! Tash bashkoji para meje mbarë Izraelin në malin Karmelit si edhe katërqind e pesëdhjet Profet të Baalit, por edhe ashtu katërqind Profetet e Aseres që ushqehen prej tryezës se Izabeles”.
Atëherë Elija vazhdoi: I vetmi kam mbetë unë si Profet i Zotit, kurse Profetët e Baalit janë katërqind e pesëdhjetë. Le të na ipen dy qe, ata le ta vejnë mbi dru, por mos t’i shtijnë zjarr, dhe unë do ta përgadis kaun tjetër do ta vej mbi dru, por s’do t’i shtij zjarr, thirreni në ndihmë emnin e Hyjit tuaj e unë do ta thrras emnin e Hyjit.
Hyji që do të përgjigjet me anë të zjarrit asht hyji i vërtetë, mbarë populli i përgjegj:-Mirë e ke”!
Atëherë ata e zgidhen kaun, e vunë në turren e druve dhe fillaun me e thirrë Hyjin e tyre Baalin, afatin e kishin deri në mesditë. Britmat e tyre ishin të kota edhe kur kaloi koha e tyre dhe nuk ra kurrëfarë zjarri nga qielli, pastaj vazhdoi Elia e përgaditi kaun e vuni mbi drutë, Elia tha: “O Zot, Hyji i Abrahamit, i Izakut dhe i Izraelit, dëftoje se ti je Hyji i Izraelit, se unë jam shërbëtori i Yt, të gjitha këto i kam ba me urdhnin tand, më ndëgjo o Zot dhe e perpiu zjarmi flinë.
Populli sa e pau këtë gja, ra përmbys me fytyrë per dhé dhe tha: “Zoti asht Hyji, Zoti asht hyji”! Elia tha:- “kapni profetët e Baalit dhe as nji mos të shpëtoi”. I vranë të gjithë profetnit e rrejshëm, me njiheri u errësue qielli prej resh dhe ra shi i rand.
E kemi kohën e Jeremise, profet i cili ka qënë në kohën ma të vështirë, kur izraelitet i lanë urdhnimet e Zotit në tanësi, ipen pas zotave të rrejshëm me fjalë të tjera largohen nga Zoti.
Zoti e porositi shka me ju thanë, por atyre nuk u pelqejshin lajmet që vijshin prej se nalti. Kudo që e shifshin ishin fjalë fyse për te, që po vjen ai ogurziu që dine me na sha, me na mallku, ta vrasim mos ta shofim ma. Fjalët e tija u plotësuan Mbreti i Babilonisë Nabukonozorie okupoi Jeruzalemin, jau shkatërroi tempullin ,vrau, dogji e vodhi dhe në mbarim fëmijët dhe gratë i mori në robni për 78 vjet.
Në vitin 1917 asht lajmërue Zoja e Bekume në Portugali, tre fëmijëve që ishin tuj i rujt kafshët, këta ishin Françesko, Jacinta dhe Lucija, e cila asht ba murgesh. Ajo i ka thirrë femijët që të lusin rruzaren për kthimin e mekatarve, sepse nëse mekatarët nuk kthehen kah Zoti, Zoti do ta ndeshkoi botën, prej kësaj kohe njerëzit vazhdojnë jetën e tyre, siç kanë jetue ma parë, pa kurrfarë ndryshime. Zoja e Bekume i kishte porositë femijët se nëse bota nuk do të kthehet para se të fillojnë këto ndëshkime, Evropa ka me e pa nji dritë të madhe nji natë pa fillue këto ndëshkime. Ajo ngjau në vitin 1939 Evropa e pau nji dritë te madhe dhe të nesërmen filloi lufta, Hitleri sulmoi Polonin dhe pastaj filluan njena pas tjetrës, të gjithë e dijnë se ma se katerdhjetë milion banorë janë zhdukë. Mos të flasim për Rusinë sa kanë vra ata njerëzit e vet, sa vdekjet nëpër burgjet e Siberisë. Rastet që vetë Stalini i ka likuidu njërzit sipas deshirës.
Mos të harrojmë Shqipërin tonë ku komunistat aziatik shkatërruen çdo gja që ishte e mirë në Shqipërinë tonë, tuj fillu prej kulturës, atdhetaret e vendit, eliten e kishës katolike, por nuk ishin vetëm komunistat aziatik, por edhe komunistat e Serbisë dhe malazijasit me greket që dijten me i mesu shka dhe si të veprojnë. Mos të harrojmë përsekutimet që u bënë nën Jugosllavi ndaj Kosovës, Kroacisë e Bosnjës, luftrat që u bënë në këto toka e sa njerëzit kanë vdek.
Me tonelata dokumenta te vjetër janë bajt e i janë dërgu Serbisë me i shkri e me i ba letra, e gjanat tjera. Sa intelektuali u vra vetëm se ishte Mesimi i ideologjisë komuniste se:” ku ka të mençur aty nuk ka bukë për budallen’. Sa martiri i fesë, jo vetëm këta 38 martirë, por sa njerëzit kanë vdek në kampet e përqendrimit, sa i pafajshmi ka vdek nëpër burgjet e tmerrshme të Shqipërisë.
Do të thotë se Zoja ia ka dhanë nji letër me ia dërgu Papa Piut te XII-të e ai e ka lexu por nuk ka dal me porosinat e saja. Papa Gjon Pali II i ka shpallë botëse shka ka me i ndodhë nëse nuk kthehet kah Zoti: luftërat civile, termetet, vershimet e ujrave dhe zjarmet, sidomos ky i mbrami në Australi, që i damtoi 500 milioni kafshë në atë vend. Mos të flasim për luftrat e Libanit, Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe pranvera Arabe. E shka të themi për këtë pandemi të kësaj kohe, e cila i ka fut friken krejt botës. Edhe pse asht e rrezikshme, po i ka të mirat e veta, as nji fabrikë nuk asht në lëvizje që ishte te njollosunit e ajrit, pra asht paksue ndotja në atmosferë. Tash ajri ka fillu me u pastru e nuk asht në rrezik, mandej familja ka qenë nji han ku janë bashku antarët e familjes vetëm me hanger e me fjet, nuk e kane njoft njeni- tjetrin, gruaja nuk e ka njoft burrin, se çfarë burri të mirë paska, burrat nuk i kanë njoft gratë e veta sa te bukura qe qenkan, femijët nuk i kanë njoft prinderit sa te dashtun qenkan, e me rradhë të gjitha këto e kanë atë te mirën e vet edhe të keqen e vet.
Ne gjindemi në javen e Madhe të Pashkëve që i kremton krejt bota, por nuk guxojmë me shku se duket asht nji ndeshkim, e kemi harrue Zotin e kemi harrue dashurinë e tij që ka vdek në kryq për ne. A nuk asht edhe kjo nji ndeshkim i rand për njerëzit që ta shofin sa lerg qenkemi largu nga Zoti, nga familja, nga i afërmi.
Pra lusim Zotin që të na i fal fajet dhe mëkatet tona, në të ardhshmen e shpejt të vazhdojmë jeten me te dhe me dashnin e Zotit me njeni – tjetrin.
Për shumë mot e me gëzime Pashket!
Të gjithë njerëzve vullnet të mirë në botë!