PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE- ORGANIZATE TERRORISTE NE SHERBIM TE SERBEVE

SHKRUAN: PËLLUMB LAMAJ

8 nentor 1941 Enver Hoxha i ndihmuar nga serbet ,hipen ne krye te levizjes kommuniste dhe pasi ka eleminuar nje nga nje te gjithe kreret e grupeve komuniste Zef Malen,KocoTashkon,Anastas Lulen,Sadik Premten,do te krijoje organizaten terroriste me emrin P.K.SH,me dirigjent Miladin Popovic dhe Vukmanovic Tempo dhe per te genjyer shqiptaret me vone do te fshihet nen emrin e Frontit Nacional Clirimtar.Edhe konferenca e Pezes do te ket si themel programin nacionalist dhe krystar i saj do te zgjidhet Zef Coba dhe kryetar i Keshillit te Pergjithshem Kamber Qafemolla.

Shtator 1942 Mid’hat Frasheri nxjerr ne drite dekalogun si platforme te Ballit Kombetar qe do te perkrahet nga te gjitha shtresat e besimet fetare.

Viti 1942 eshte viti i kryengritjes shpirterore dhe asaj te armatosur te shqiptareve.Do te krijohen cetat e para ne gjithe hapesiren shqiptare. Çetat nacionaliste luftojne me flamurin kombetar nderkohe qe çetat partizane me yllin e kuq te Bashkimit Sovjetik, por qe per momentin e luftojne sebashku pushtuesin italian.Beteja me e bujshme eshte Lufta e Gjormit 29 dhjetor 1942-2 janar 1943 derjtuar nga çeta Shqiponja e Hysni Lepenices dhe çeta partizane Plake drejtuar nga Neki Ymeri. Forcat pushtuese italiane te ndihmuar dhe nga mercenaret do te shpartallohen dhe do te mbetet i vrare komandanti i operacionit gjeneral Klementini. Lufta e Gjormit ndezi shkendine per beteja te tjera kundra pushtuesit italian dhe ne kete fryme kombetare te krijuar, nevojat historike therrasin ne skene nje kuvend kombetar ku Shqiperise ti dilet zot si shqiptar pa dallim feje, krahine,ideje. Pas mbledhjes pergatitore ne Tapize 26 korrik 1943 vendoset te mbahet mbledhja e Mukjes. Delegacioni i Ballit Kombetar do te perfaqesohej nga Mid’hat Frasheri, Hasan Dosti, Hysni Lepenica etj. ndersa delegacioni i Frontit Nacional Çlirimtar nga Mustafa Gjinishti,Ymer Dishnica, Abaz Kupi, Omer Nishani. Çeshtja e Kosoves do te ishte shqetesimi kryesor i takimit dhe tezes se Mid’hat Frasherit se Shqiperise i dilet zot si shqiptar do ti dilnin ne mbrojtje e do ta perkrahnin edhe delegatet e Frontit Nacional Çlirimtar A.Kupi, Omer Nishani,Ymer Dishnica.

“Ja vdekje, ja liri, jemi vellezer, s’na ndajne dot” u pranua si deviza e Mukjes.

Ne 4-5 gusht forcat e Abaz Kupit godasin pushtuesin italian dhe ne daten 10 gusht forcat e Abaz Ermenjit shpartallojne pushtuesit italian prane murreve te Kalase se Beratit duke lene ne fushen e betejes shtate deshmore nacionalist.

Natyrisht fryma vllazerore e arritur ne Mukje nuk i interesonte P.K.J dhe vet Titos. Emisaret serb qe drejtonin organizaten terroriste PKSH reagojne fuqishem duke urrdheruar PKSH ta prishin sa me shpejte kete kuvend historik. Kjo ishte teza dhe deviza e PKJ dhe vet Titos per ta patur me te lehte dominimin e Kosoves dhe vet Shqiperise.

4-8 Shtator do te mblidhet orgjentisht Konferenca e dyte e Labinotite drejtuar nga Popovic dhe Jovanovic ku do te denohen per oportunizem Mustafa Gjinishti dhe Ymer Dishnica te cilet kishin pranuar marreveshjen e Mukjes. Ne kete menyre PKSH e drejtuar nga PKJ do te shekel me kembe vullnetin e popullit shqiptar duke nxitur luften vellavrasese.

“P.K.SH eshte nje organizate terroriste ku s’duhet te flasesh per ate qe sheh e degjon, ndryshe do ta pesosh”, keshtu do te shprehej ne ate kohe nje nga drejtuesit e levizjes komuniste Sejfulla Maleshova.

Ne konferencen e Labinotit u hodh teza qe Balli Kombetar ose duhej te vihej nen urrdherat e PKSH, ose duhej goditur pa meshire duke e detyruar te vihej ne anen e pushtuesit. Kjo ishte nje praktike jugosllave qe po zbatohej ne Shqiperi nga Vukmanovic Tempo.

PKSH gjate kesaj kohe do te perbehet nga dy rryma; ajo e moderuar e perbere nga Zef Mala, Koco Tashko, Mustafa Gjinishti, Ymer Gjinishti, Sejfulla Maleshova, Sadik Premte, Anastas Lulo dhe rryma tjeter ekstremisto-staliniste Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramadan Çitaku, Koci Xoxe, Kristo Themelko. Ishte pikerisht kjo rryme qe do te niste edhe luften vellavrasese.

27 gusht 1943 nepermjet Hysni Kapos, PKSH urdheron komandantin e çetes partizane Plake Neki Ymeri per vrasjen e Sadik Premtes dhe Hysni Lepenices me te cilet ai kishte zhvilluar disa beteja kundra pushtuesit italian. Nje trim dhe patriot si Neki Ymeri qe nuk e kishte ne gjak pabesine dhe tradhetine nuk mund ta zbatonte kete urdher e natyrisht qe ai do te bashkoj forcat me ato te Hysni Lpenices duke u zgjedhur Kommandant i forcave nacionaliste te Lumit te Vlores. Po ate dite, duke u kthyer nga Lepenica per ne Gjorm, njesiti terrorist partizan do te hap zjarr prapa shpine. Nga plumbat tradhetar do te mbetet i vrare komandanti Neki Ymeri dhe bashkeluftetari i çetes Xhafer Dalani, nderkohe qe do te plagoset Feti Premtja. Me te degjuar krismat, nga Gjormi dhe Lepenica behet rrethimi dhe ne te gdhire kapen te gjalle vrasesit Shyqiri Alimerko dhe nje partizan i ri nderkohe qe Sadik Zotaj do te gjendet i vrare. Partizanin e ri qe nisi te lutej e perpelitej, e lane te ikte ndersa Shyqyri Alimerkon e ekzekutuan ne vend. Diten e varrimit, babai plak i Neki Ymerit do ti drejtohej trupit te pajete te te birit njezete e kater vjeçar shpuar nga plumbat e pabese te partizanit “Bere si te kisha porositur. Dhe jeten dhe nuk e tradhetove mikun”. Gjate luftes por dhe pas saj nuk u fol asnjehere per kete vrasje dhe tradheti qe do te shenonte preludin e luftes vllavrasese dhe si hakmarrje, me urrdher te Hysni Kapos me 5
nentor do te digjet edhe shtepia e babait te Neki Ymerit sebashku me 24 shtepi te tjera nacionalistesh.

14 shtator 1943… Hysni Lepenica i zgjedhur ne Mukje si komandant i pergjithshem i forcave te Ballit Kombetar hyn ne Gjirokaster dhe i drejtohet me nje thirrje per bashkim forcash ne luften kundra pushtuesit shtabit partizan qe gjendej ne Ceptun. Kreret komunist Bedri Spahiu, Shemsi Totozani, Shefqet Peçi jo vetem qe nuk ju pergjigjen thirrjes se tij por ne menyren me te turpshme e tradhetare do te beheshin pjese e tradhetise se Gerhotit ku do te mbeteshin te vrare nga plumbat e fashizmit ata qe kishin bere historine maleve e qe e donin atdheun me shume se vetja e tyre Hysni Lepenica dhe tridhjete e gjashte komandant çetash. Gerhoti do te behej varri i madh i kombit dhe bashke me ata burra do te binte dhe e drejta e popullit shqiptar qe te vendoste te ardhmen e tij ne rruge demokratike. Pra, ndarja perfundimtare ishte bere, kishte filluar dhe perplasja perfundimtare….

17 shtator vetevritet Safet Butka.

18 shtator komunistet kryejne masakren e Ziçishtit.

16 tetor kur Hoxha ushqehej me çokollata angleze dhe rrethohej me partizane te bukura neper çadra nen shoqerine e emisareve serb e anglez, ne Libofsh do te vriten ne lufte me njeri tjetrin 10 luftetar nacionalist dhe 21 partizane. Ne muajin tetor ne Lushnje vriten dhe therren me thika 67 fshatare me te vetmin faj se nuk pranuan te vihen ne sherbim te forcave partizane. Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha do te perdorin vet thiken ne kete masaker.

Nentor 1943 PKSH e urdheruar nga emisaret serb fillon luften vllavrasese ne Vlore. Brigada e I dhe e 5te drejtuar nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo fillojne luften ne Gjorm, Lepenice, Mavrove, Velce, Dukat duke djegur e shkaterruar gjithçka.

Nderkohe qe lufta vllavrasese kishte marre permasa dramatike, ne Shqiperi do te kishte tridhjete emisare dhe oficere britanik. Po cili do te ishte roli i tyre? A mund ta ndalnin ata luften civile?

Nese ne 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqiperine Chamberlani do ti pergjigjej promemories se Mid’hat Frasherit se Shqiperia nuk ishte ne zonen e tyre te influences, tashme gjerat kishin ndryshuar. Titos i ishte premtuar Serbia e madhe perfshi Kosoven dhe shtetet e tjera nderkohe qe vet djali i Çurçillit do te ishte pjese e shtabit te Titos. Egzistenca e Ballit Kombetar ne Kosove dhe viset e tjera etnike do te ishte pengese per Titon prandaj dhe ai urdheron Enver Hoxhen te filloj luften civile ne Kosove. Fadil e Mehmet Hoxha marrin persiper kete tradheti kombetare. Goditen nga te dy anet vllezerit Kryeziu nga brigada e 4 te dhe 5 te qe vinin nga Shqiperia nderkohe qe ai luftonte kundra forcave gjermane. Lufta civile duhej te fillonte dhe ne viset shqiptare ne Maqedoni. Brigada e Dyte dhe e Trete te drejtuara nga Haxhi Lleshi dhe Sotir Vullkani fillojne luften vellavrasese kundra forcave nacionaliste te Xhem Gostivarit per ti hapur rrugen pushtetit sllavokomunist maqedonas.

Pikerisht, gjate kesaj kohe, per ironi te fatit BBC-ja nga Londra do te propagandonte si te vetmen force luftuese PKSH dhe gjithe ndihmat ne armatim, ushqim, veshmbathje do tu jepen vetem partizaneve. Eshte koha qe aleatet po e shikojne Shqiperine thjeshte si nje degezim te Jugosllavise.

Ardhja e forcave gjermane do ta bej edhe me te veshtire situaten dhe luften vellavrasese. Nderkohe forcat e Ballit Kombetar te kryesuara nga Skender Muço godasin autokolonen gjermane qe vjen nga Greqia ne LLogara, Peshkepi, Bestrove, Llakatund, Risili. Po keshtu ne Gjirokaster Ismail Golemi, Abdulla Alarupi, Abaz Ermenji, Abaz Kupi etj. beteja keto te njohura dhe nga qeveria britanike.

24 maj 1944 i shoqeruar nga oficeret britanik dhe emisaret serb, Enver Hoxha dhe banda e tij bolshevike do te mbajne Kongresin e Permetit i cili do te nxjerr jashte ligjit te gjitha forcat luftuese duke shkelur hapur me kembe vullnetin e popullit shqiptar per te zgjedhur ne rruge demokratike te ardhmen e tij e ne kete menyre do te perligjin pushtetin e sovjeteve.

Tetor 1944 mbahet Kongresi i Ballit Kombetar ne Berat si te shmanget lufta civile. Ne kongres merr pjese dhe grupi i Sadik Premtes. “Komunizmi eshte nje semundje e tmershme, si ai terbimi i qeneve dhe ujqerve qe shkaterron jo vetem trupin, por me teper shpirtin dhe mendjen e njeriut”, keshtu do te shkruante ate kohe ne gazeten Flamuri Mid’hat Frasheri .

“Partia Jone eshte Shqiperia” dhe anas vargjet e Nolit; O flamur gjak, O flamur shkabe, O vater o nder, O nene o babe’’! Fatkeqesisht as thirrjet e Mid’hat Frasherit dhe patrioteve te tjere, as thirrjet e klerikeve te te gjitha besimeve, nuk mund te ndalnin terbimin komunist dhe luften vellavrasese.

Ne keto momente dramatike te luftes, te goditura pa meshire nga komunistet, Mid’hat Frasheri dhe forcat e tjera nacionaliste grumbullohen ne Shqiperine e mesme dhe te veriut duke pritur reagimin dhe zbarkimin e aleateve, por per ironi te fatit, aleatet e kishin marre vendimin me kohe. Ata kishin vendosur qe Shqiperia te mbetej degezim i Jugosllavise dhe te dominohej prej saj. Misionet angleze jo vetem qe i braktisen forcat nacionaliste por ata nuk do te merrnin me vete as mikun e tyre Abaz Kupin. Edhe njehere tjeter ne histori, shqiptaret do te ndjeheshin te tradhetuar nga bota e civilizuar.

Per t’ju shmangur perplasjes direkt me forcat partizane, ku sipas skenarit serb do te luftonin mijera forca nacionaliste kundrejt mijera forcave partizane, Mid’hat Fasheri, do ti bej Shqiperise nje sherbim kombetar duke shmangur gjakderdhjen me te madhe ne histori.

Ai do tu drejtohej forcave nacionaliste; ‘’Ne e beme detyren, mire apo keq, kete do e tregoj koha. Ne humbem luften por jo shpresen’’

Fatkeqesisht historia qe kthyer prapa.

Shovinistet serb pasi kishin perdorur organizaten terroriste shqiptare PKSH,t riumfuan mbi interesat kombetare duke perdorur shqiptarin kundra shqiptarit, duke terorizuar dhe vene nen kembe jo vetem Kosoven por dhe vet Shqiperine.

Ne kete menyre, Enver Hoxha ne kryet te PKSH se do te zhytet edhe me thelle ne rrugen e krimit. Do te vriten nje nga nje te gjithe drejtuesit moderator komunist Mustafa Gjinishti, Niko Xoxi, Zoi Fundo, Anastas Lulo, Mynyr Xhindi e shume te tjere. PKSH do ti hap rrugen terrorit komunist. Ne bashkpunim me serbomalazezet, PKSH do te jete pjese e Masakres se Tivarit ku mijera forca luftuese shqiptare do te çarmatoseshin dhe do te flakeshin neper greminat ne Tivar. Kurre me pare ne historine e tij mijera vjeçare, shqiptari nuk i kishte kthyer pushken vellait te vet te nje gjaku per ti sherbyer armikut.

Te gjithe jemi deshmimtar se ç’ndodhi me ardhjen ne pushtet te bandes bolshevike PKSH.

U egzekutuan me urdher te Beogradit Firmetaret e Pavaresise, u burgos dhe u egzekutua ajka e inteligjences, Shqiperia u mbush me kampe brugje internime dhe terrori shteteror u shndrua ne ligj. U shkaterrua çdo vlere shpirterore, morale e kombetare. Pse? Sepse kjo ishte deviza jugosllave per ta patur sa me te lehte dominimin e Kosoves dhe vet Shqiperise. Per gjysem shekulli kjo bande vrastare nuk do te kursente as pjellen e vet deri te kriminelt e fundit si Mehmet Shehu.

Edhe pse kane kaluar tre dekada nga renia e Murit te Turpit te Berlinit, ne Shqiperi jo vetem nuk u kerkua falje per krimet dhe gjenocidin sllavokomunist, per mijera e mijera viktima qe nuk kane as varr, perkundrazi edhe sot vazhdon ti thuret lavdi kesaj bande vrastare nga historiografia sllavokomuniste dhe klasa neokomuniste qe i dorezon pushtetin njera tjeteres.

Nje gje eshte eshte sigurt; kush e harron historine, kush e shkaterron ate me dashje apo pa dashje, ben krimin me te madh te te gjitha krimeve.

1 thought on “PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE- ORGANIZATE TERRORISTE NE SHERBIM TE SERBEVE”

  1. Bejtush SEJDIU

    Tmerr,ky asht Krim mbi krime,historia po na perseritet,a jemi aq te marre qe armiku te na perdor si vegel per arritjet e qellimeve te veta, aq larg shkojn kriminelet shqiptar per perfitimet e veta personale,Kta gjakpirs snjohin as komb as fe!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top