Shkruan: Mevi Rafuna
Kosova nuk ka një elitë, apo ndoshta tranzicioni i gjatë i shpërftyroi njerëzit dhe ata që kishin ideale u përjashtuan ndërsa ata që thirrshin në ideale të rreme u ngritën nga hiçi. Koha është e pa mëshirë, ja hjek maskën çdo kujt dhe kur masa i sheh idolët pa Maska, ose çmendet ose përfundon në humnerë me ta.
Shteti nuk është pronë private, ne kemi shekuj sakrifica jetësh të humbura, që shënuan lirinë në fundin e shek. XX.
Sot para syve po na rrëshqet shteti, po na rrëshqet paqja, është e pasigurtë Ardhmëria dhe masa është e hipnotizuar – në kërkim të fajit.
Faji nuk është jashtë nesh por brenda. Menduam se me padituri, me servilizëm dhe me rrena i ndërtojmë shtyllat e shtetit.
Modelet më të këqija të politikanëve u bënë model dhe frymëzim.
Shteti u shndërrua në shaka, mos përgjegjësia institucionale u trashëgua në çdo qeverisje dhe menduam se jemi epiqendra e botës.
Nuk u krijua asnjë plan zhvillimor si të dilet nga tranzicioni por u krijuan plane korrupsioni në kuadër të “luftës ndaj korrupcionit”.
Shpirtat e korruptuar nuk e dinë çfarë është liria,robërit kërkojnë sundues të ri.
Çdo gjë është e tepërt të shkruaj tani jemi duke e prekur fundin e një lirie iluzive dhe nga ky fund nuk e di kush do shpëtoj.
Më vjen keq që i treguam botës se jemi të paditur dhe të paaftë për të mbajtur shtet!