Palestina dhe Serbia përherë kundër shqiptarëve

Në pritjen e organizuar për ambasadorin e ri palestinez në Beograd, Mohamed Namoura, ambasadori i ri dhe Ivica Daçiq ritheksojnë rëndësinë e miqësisë tradicionale të dy vendeve, duke u zotuar të thellojnë bashkpunimin reciprok për interesat e përbashkëta dhe kundër interesave të shqiptarëve. Mohamed Namoura ritheksoi se autoriteti palestinez e mbështet integritetin territorial të Serbisë dhe se nuk e ka ndërmend të ndryshojë pozicion sa i përket kësaj çështje.

“Jemi të interesuar që të thellojmë miqësinë me Serbinë dhe popullin serb, ashtu siç kemi vepruar tradicionalisht, duke i respektuar interesat e ndërsjella dhe duke i promovuar ato kudo që na jipet rasti. Për ne, Kosova është Serbi…”, theksoi i entuziazmuar nga mikpritja serbe, ambasadori i ri palestinez në Beograd.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top