PA NDIHMEN E NANOS DHE KLOSIT, XHAVIT HALITI NUK DO TË BËHEJ PERSONI NUMËR NJË I LPK-SË

SHKRUAN: SHEFQET JASHARI STROFCI

Se sa i fuqishëm u bë Xhavit Haliti me përkrahjen e SHIK-ut të Shqipërisë, (Klanit që punon për interesa serbo-sllavo greke, i instaluar nga OZN-a jugosllave) tregon gazetari i mirë njohur Blendi Fevziu, në një artikull të tij të botuar në revistën ”Klan” me titullin: ”Zeka, kosovari misterioz”. Ai na jep një biografi të shkurtër të Xhavit Halitit, dhe na shpjegon se çfarë ndikimi dhe çfarë lidhje të forta ka pasur me pushtetarët e Shqipërisë.

Është e njohur se ditën që është vra Ali Ukaj është burgosur edhe Hashim Thaçi, si i dyshimtë për atë vrasje, i cili banonte me te në një banesë, por me intervenimin e Xhavit Halitit, ai u lirua në mbrëmje të po asaj dite. Shih si na shpjegon këtë ngjarje gazetari Fevziu: ” Vetëm se ishte një kohë e keqe dhe një ditë të tillë, më 1997, Hashim Thaçi u arrestua në Tiranë… Atëherë (Xhavit Haliti v.j) i telefonoi Adem Çopanit dhe në mbrëmje Thaçi u lirua. Tek dera e rajonit, shefi i policisë i përsëriti një frazë që Kryeministri i ardhshëm nuk do ta harronte kollaj: ”ti djalë, ose ke miqë të fortë, ose ke paguar shumë para”.

Edhe pse gazetarët e Bota sot, kishin fakte se egziston SHIK-u i PDK-së, dhe me kohë patën shkruar për veprimtarinë e tij kriminale, udhëheqja e PDK-së nuk pranonte në as një mënyrë se kanë ndonjë Sigurimin të msheft. Xhavit Haliti duke ditur se çfar rëndësie kanë mjetet e opinionit publik për realizimin e planeve të tij, që robërinë serbe ta zavendsoi me robërinë e tij, ai nëpërmjet SHIK-ut të tij i përvetësoi dhe i robëroi të gjitha mjetet e opinionet publik në Kosovë, përpos gazetës kombëtare’’ BOTA SOT’’.

Të shohim si na e shpjegon këtë veprimtari kriminale të Xhavit Halitit zotëri Skënder Buçpapaj, kryeredaktor i Bota sot, në kohen kur është bërë përpjekja për ta përvetësuar gazetën: Zotëri Buqçpaj në shkrimin e tij,’’Gjarpri’’i tregon prapë dhëmbët Skënder Buçpapajt’’, në mes tjerash shkruan: ”…Xhavit Haliti telefonon botuesin e ”Bota sot” dhe i kërkon largimin tim dhe të tre kolegëve kryesor të gazetës në mënyrë ultimative, çka kuptohej se, nëse nuk e zbatonte urdhrin, atëherë i dilte punë drejtpërdrejt atij me Halitin. Telefonata përkonte me një kohë kur ai kishte mbaruar punë me personelin ( përbërjen kadrovik siç thuhej në Jugosllavi) e shtypit në Kosovë dhe tash kërkonte të kryente punë edhe me atë në perëndim. Këtë ide ma përforcoi edhe një deklarim krejt i freskët i 4 shtatorit, i ish- botuesit të ”Rilindjes” Avni Spahiut i cili thotë se unë dhe të gjithë të tjerët jemi larguar nga shtypi me vulën e Thaçit( të dërguarit të Halitit në krye të QPK-së ) dhe të gjitha emërimet e reja janë bërë po me vulën e Thaçit. Ai pohon, madje, se një censurë dhe një terror i tillë i mendimit, si ai që po ushtron Thaçi, nuk ka egzristuar as edhe në periudhat më të errëta që ka kaluar Kosova nën pushtim.”( Shih: Bota sot, më 6 shtator 1999). . Këtë kerrcnim e kanë të inqizuar Botuesi i gazetës dhe Policia Federale e Zvicrës.

Gazetari i ’’Bota sot’’, Bardhyl Ajeti, jep të dhëna të sakta për SHIK-un. Ai në shkrimin e tij të 1 prillit 2005, dëshmon:’’…SHIK-u është shërbim informativ i PDK-së i cili udhëhiqet nga këta tre persona me nofkat:’’Luli’’dhe ‘’Perriti’’, ndërsa ‘’Zeka’’është lider shpirtëror i saj. Ky shërbim informativ i cili ka lidhje të forta dhe mbështetje me disa nga zyrtarët e lartë të PDK-së, ka punuar pa ndërprerë për rrënimin e demokracisë në Kosovë dhe likuidimin dhe kërrcnimine njerëzve më të devotshëm të çështjes sonë kombtare…’’(…)’’Sot SHIK-u duhet ta thotë të vërtetën, sepse ata kanë thirrur në biseda’’informative’’shumë aktivistë të LDK-së, shumicën e të cilëve i kanë dërrmuar së rrahuri, kanë thirrur shumë vajza të bukura dhe të reja po ashtu në’’ biseda informative’’…’’

Një muaj pas publikimit të këtij shkrimi më 3 qershor 2005 Bardhyl Ajeti goditet me plumba për vdekje ‘’nga persona të panjohur’’ në magjistralen Prishtinë- Gjilan. Atentatin e pat dënuar përpos Bota sot edhe ’’Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve’’. Gazetat që botoheshin në Prishtinë, i përvetësoi Xhavit Haliti nepërmjet SHIK-ut të tij. Gazetarët e tyre fare nuk protestuan dhe as nuk e dënuan këtë krim ndaj kolegut të tyre. Edhe pse Bardhyl Ajeti kishte njoftuar administratën e OKB-së-UNMIK-un për ‘’për kërcënimet që i bëheshin pas një shkrimi të botuar për veprimtarinë e SHIK-ut, në një gazetë, por ato apele ishin të kota dhe të neglizhura’’ Kjo tregon se SHIK-u ka pasur dhe ende e ka përkrahjen e qarqeve të caktuara ndërkombëtare që sot janë të instaluara në Kosovë.

Edhe opinioni ndërkombëtar ka pasur dhe ka të dhëna të sakta për SHIK-un themeluesit e tij dhe barsit e krimit të organizuar në Kosovë e më gjerë. Është i njohur shkrimi i gazetarit dhe analistit të mirënjohur Christ Hedges, të botuar në New York Times më 25 qershor 1999. Shkimin e tij e kanë botuar shumë gazeta të Amerikës dhe të Evropes. Edhe Bota sot e pat botuar më 28 qershor 1999.

Chris Hedges dëshmon se të dhënat për shkrimin e tij i kishte marë nga ushtarët e UÇK-së, kur ai ishte në Drenicë dhe Shqipëri. Ai dëshmon:’’ Dy ish komandant të UÇK-së, dhe një ish oficer i policisë shqiptare thonë, se aktualisht Xhavit Haliti, i cili zyrtarisht është ambasadori i Thaçit në Tiranë, ndodhet në Kosovë me 10 agjentë të policisë sekrete të Shqipërisë për të formuar një rrjet të sigurimit të brendshëm në Kosovë, që ta përdorë për të eleminuar disidentët në Kosovë. Zotëri Thaçi ka caktuar qeverinë e tij, duke u vet emëruar kryeministër i saj dhe nga ana tjetër e ka denoncuar zotëri Ibrahim Rugova për metodat e tij Gandiste.’’

Se Xhavit Haliti është në krye të krimit të organizuat jo vetëm në Kosovë por në gjithë hapsiren tonë kombëtare, dëshmojnë edhe shumë institucione autoritative botërore që merren me zbulimin e krimit të organizuar. Po ashtu edhe mjetet e opinionit ndërkombëtarë si dhe shumë sigurime sekrete, dëshmojnë se Xhavit Haliti është koka i krimit të organizuar në të gjitha trevat shqiptare.

Edhe Berna zyrtare bashkë me mediatë zvicrane kanë njoftuar se ”ky person është i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, për shkak se ai është i implikuar në krimin e organizuar.

Në njoftimin e Bernës thuhet:” Këshilli Federal sipas nenit 184,alineja numër 3 të Kushtetutës federale ka marrë masa kundër Xhavit Halitit, të cilit i ndalohet hyrja në Zvicër.” Në bazë të atij vendimi edhe Policia Federale e Zvicrës ia ka ndaluar hyrjen në teritorin e Zvicrës Xhavit Halitit pa autorizimin e organeve kompetente për një kohë të pacaktuar.” Haliti është i implikuar në strukturat e krimit të organizuar në gjithë territoret shqiptare”( Haliti est cependant largement impliqué dans les structures de la criminalitée de souche albanaise.” Bern, le 3 juillet 2001) ”Pra që nga 3 korriku i vitit 2001 këto masa të Qeverisë Zvisërane ende vazhdojnë kundër Xhavit Halitit” i tha kombëtares ”Bota sot” znj. Daniele Bersier, zëdhënse e zyrës Federale të Policisë( OEP) në Bern.

Edhe shkencëtari i njohur Xavier Raufer, që është drejtor në Qendrën Universitare për zbulimin e krimit të organizuar në Paris në librin e tij të njohur” La mafia albanaise”( Mafia shqiptare) jep të dhëna të rëndësishme për krimin dhe barësit e krimit të organizuar në Kosovë. Zotëri Raufer akuzon Hashim Thaçin për implikimn e tij në të gjitha trafiqet e mundëshme. Deri tash thotë zotëri Raufel, ”drejtësia nuk është marr me të pasi që Bernard Kushner ka vendosur që të gjitha akuzat ndaj tij t’i ndalë”. Ky njohës i mirë i mafisë shqiptare flet edhe për rolin e Xhavit Halitit në mafinë shqiptare, veprimtarinë e të cilit e konsideron ”mafioze”, ndërsa roli i tij cilësohet si ”shef i mafisë shqiptare”. Zotëri Raufer dëshmon se ” shefat e UÇK-së pas largimit të forcave serbe më 10 qershor 1999 janë zhdjergur nga malet me kallashët e tyre për të përfituar të mira materiale. Shefat e UÇK-së kontrollojnë transportin e petrolit, duhanit, drogës, prostitucionin etj. Në Kosovë nuk ka egëzistuar shtet ligjor sa ishte Milloshoviqi, por pas ardhjes së UNMIK-ut, shteti ligjor nuk funksionon fare ”. Pastaj vazhdon: ”Tre trafikantë të kalibrit të madh janë Xhavit Haliti, Midhat E. dhe Hasan H. Xhavit Haliti, njëri nga shefat e UÇK-së, është një ish oficer i shërbimit të mësheft të regjimit komunist të Shqipërisë. ” Zotëri Raufer jep këtë deklaratë para komisionit hetimor të Institutit kriminalogjik të Parisit, ndër të tjera thotë: ” Në kohën kur është mbajtur Konferenca e Rambujesë me një letër i kam njoftuar organet kompetente të Francës se në delegacionin e Kosovës merr pjesë një trafikantë i kalibrit të madh që mund të krahasohet vetëm me Toto Rina që quhet Xhavit Haliti” ” Pas përfundimit të Konferencës së Rambujes, Xhavit Haliti është ndalë në Kosovë, në kohën kur Bernard Kushneri ishte shef i UNMIK-ut në Kosovë. Në veturën e tij janë gjetur shuma të mëdha parash në DM. dhe disa kgr. heroinë, por ai është liruar, sepse ishte ambasador i Thaçit në Tiranë” ” Hashim Thaçi edhe pse ishte shef i UÇK-së që muar pjesë në Rambuje, ai ishte vetëm një piun i Xhavit Halitit” Shiqo librin: ’’La mafia albanaise” Une menace pour I’Europe. Të autorve: Xavier Raufer avec Stéphane Quéré. Ed. Favre, Lausanne, viti i botimit 2000.

Ndërsa BND-ja gjermane( Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë) jep të dhëna të rëndësishme për Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. Gazeta autoritative zvicrane’’DIE WELTWOCHE” me titullin ”Reshtsstaat? Liber nicht!” duke u mbështetur në të dhënat e Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë, pasi i njohton lexuesit e saj për biografinë e shkurtër të Hashim Thaçit, Ramush Hajradinajt dhe të Xhavit Halitit, të cilët një kohë të gjatë kanë jetuar në Zvicër thotë: ”…Hashim Thaçi i njohur me nofkën ”Gjarpri” është kryetar i PDK-së. Po qe i besojmë BND-së gjermane, ai sot kontrollon një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve kriminele në Kosovë.” ”Thaçi është piun i Xhavit Halitit të cilët e kanë një klient me mrin Afrim, vrasës profesional,”që bijnë mbi të më së paku 11 vrasje.”

Ndërsa për Xhavit Halitin thuhet: ”Ne se i besojmë KFOR-it se ai është një figurë kriminele i njohur në trafikimin e armëve dhe drogës.”  Në raportin e BND-së( Shërbimi Federal i Informatrave të Gjermanisë) thuhet se ai është i përzier edhe në ”pastrimin e parave, kontrabandë të drogës, armëve, personave dhe të karburantit, grave prostituta dhe është i rënditur në rrethin e ngushtë të mafisë.”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top