Një nga studiuesit më të mëdhenj, intelektuali dhe albanologu ndër më të shquarit, pellazgologu Arif Mati, bën thirrje për bashkimin e faktorit shqiptarë, që ai të jetë syçelë dhe të mos harrojë se demonët antishqiptarë janë gjithnjë aktiv, dhe se janë këta që po na zvogëlojnë e po na tresin. Ai na bën thirrje ta zgjojmë krenarinë tonë, neve pasardhësit e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Pirros, Skënderbeut, ti kthehemi vlerave tona dhe ta zgjojmë ndërgjegjen.
Në thirrjen e tij drejtuar shqiptarëve, Arif Mati shkruan:
“O Shqiptarë patriot, mos harroni se demonët e vjetër anti shqiptarë janë ende gjallë, ata na përgjojnë, mbikëqyrojnë më të voglën gabim, shfrytëzojnë çdo dredhi për të na zvogëluar, na dobësuar dhe për të zhdukur karakterin kombëtar të Shqiptarëve.. O bijtë e Pelazgosit, Lekës të Madh, Pirros (Burri) dhe të Skënderbeut zgjohuni, dilni nga gjendja letargjike dhe sidomos bashkoheni para se të bëhet shumë vonë”!