Shkruan, Saim Tahiraj
Me shqetsim të madh e lexova lajmin se tre kryetar degësh të LDK-së në Kosovë, paskan kërkuar përjashtimin nga LDK-ja, të pesë deputetëve që nuk morën pjesë në seancën e pazarit, ku si rezultat i shitblerjes na doli presidenti i cili është sinonim i të gjitha të kqijave në Kosovë. Për kryetarin e degës së LDK-së në Pejë nuk më çuditi kjo kërkesë fare, ngase ai vonë ka ardhur në LDK dhe se nuk shqetësohet fare, sikur të largohen gjysma e anëtarsisë LDK-së, madje edhe sikur të shuhet fare.
Arseyja është shumë e thjeshtë sepse nuk është pjesë e ndërtimit të shtëpisë së madhe të LDK-së, madje një kohë ka qenë sulmues shumë i ashpër, pa përjashtuar mjete për shkatërrimin e saj.
Një shtëpi që nuk e ndërton vetë e ke shumë të lehtë ta shkatërrosh apo ta hedhësh në pazar për shitje, madje me çmim shumë të ulët. Ndërsa, sa i përket kryetarit të degës së LDK-së në Gjakovë është shembulli më i keq se si menagjohet një degë e LDK-së, dhe ku e ka sjellur këtë degë, buzë gremines. Shiko more i mjerë se sa përqind të votave i ke fituar në zgjedhjet e fundit, dhe sa nëndegë nuk i ke pas vetes. Ty nëse të ka mbetur vetëm pak ndërgjegje, duhet ta bësh urgjentisht dorëheqjen tuaj nga dega e Gjakovës, dhe ta lirosh nga uzurpimi që ia keni bërë me padronin tuaj, diktatorin Mustafa.
Jam shumë i sigurt se me largimin tuaj, suksesi do jetë shumë i madh. Jam shumë i çuditur me qëndrimin e kryetarit të degës së Klinës, po shpresoj se do të jetë ndonjë keqkuptim sepse ai ka pasur tjetër rrugëtim, për dallim nga këta dy të parët, andaj shpresoj shumë që do të reflektoj dhe do të reagoj në përkrahje të pesë deputetëve, heronjve të kësaj ngjarje, ku na turpëruan deputetët tjerë të LDK-së.
Nëse kjo kërkesë e turpshme përsëritet dhe provohet të realizohet, të jeni të bindur se do të ndesheni me reaksion të fortë të anëtarsisë së LDK-së si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë, dhe se pasojat do jenë shumë të mëdha, gjithashtu edhe dënimi për juve do të jetë shumë i lartë. Larg duart nga heronjtë që në betejën e pazarit parlamentar, mbeten deputetët më të paster dhe më të respektuar për elektoratin e gjerë të LDK-së. / SHQIPTARI.EU