Një vit pa Akademik Mark Krasniqin

Shkruan: Mr.sc. Nue Oroshi, kryetar i shoqatës së intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit”

Ditët po kalojnë shpejt. Pikërisht tani e një vit më parë, nga jeta u nda Akademik Mark Krasniqi me amanetin e fundit: „Mos hiqni kurr dorë nga Bashkimi Kombëtar“.

Profesor Marku ishte personaliteti i cili në prag të Pavarsisë së Kosovës, me plot sukses e udhëheqi Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe ishte krahu i djathtë i Presidentit historik të Kosovës, Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Ai me fakte shkencore dhe me botimin e dhjetra veprave historike dhe politike e mbrojti qenien kombëtare shqiptare duke i përplasur për fytyrë faktet shkencore dhe politike akademikëve pansllavistë të Serbisë.

Prof. Marku dha një kontribut të çmuar edhe në shoqatën e intelektualeve gjithshqiptare “Trojet e Arbrit’’. Ai për një dekadë të tërë ishte kryeredaktor i botimeve enciklopedike <<E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike>>, si dhe Kryetar Nderi i Shoqatës ’’Trojet e Arbrit’’. Kishim nderin që pikërisht sesionin e parë shkencor, më 12 -13 Qershor 2004 në Hamburg, ta hapte Akademik Mark Krasniqi dhe marshi i vajzave dhe djemve të Shqipërisë Etnike nuk ka të ndalur tani e dymbëdhjetë vjet me radhë.

Në këtë njëvjetor e kujtojmë me mallë profesorin e nderuar i cili nuk u ndalë asnjëherë së vepruari në shërbim të çështjes kombëtare. Veprat e fundit të tij mbi traditën shqiptare, besën dhe burrninë shqiptare ishin një trinom i shenjët kombëtar në kujtim të vetive dhe cilësive pozitive që kishte populli shqiptarë nëpër shekuj.

Pusho i qetë i nderuar profesor Mark Krasniqi, sepse ideali ynë i përbashkët për bashkim kombëtar do të bëhet realitet. Bani të fala edhe bacës Emin Fazlia dhe thuaj se deri sa të ekzistoj djelmnia dhe vajzëria shqiptare, ideali juaj dhe shumë atdhetarve shqiptarë për Bashkim Kombëtar do të bëhet realitet. Pushofsh në paqë i nderuar profesor Mark Krasniqi dhe prehu i qetë në kryeqytetin e Dardanisë, kësaj treve të pandarë të Shqipëris Etnike.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top