Nje tjeter mik i dalluar na la dje, ne Hackensack, N. J.

SHKRUAN: DR. NIHAT BAKALLI, KRYETAR I BALLIT NË MËRGIM

Perlat Nelaj

Mungesen e tije do t’a ndjeje çdo shqiptar i krahut nacionalist… ishte i atille dhe i perkiste rangut, qe nuk shihte rruge tjeter veç asaj qe e shiqonte si detyre me qene ne krye te perpjekjevet per nje Shqiperi ethnike, te lire nga çdo roberi dhe demokratike. Pikerisht, njashtu siç e donte edhe apostulli i shqiptarizmes, themeluesi I Ballit Kombetar, Mid’hat Frasheri…

Perlatin e kam njohur ne moshen akoma te njome… U largua nga vendlindja se bashku me shoket e tije, Hajdar Hoxhollin, djale i nje deshmori te Ballit Kombetar, Fejzo, si edhe Hysni Dervishin. Vinte nga Vlora kreshnike. U afrua tek grupi yne, duke mos marre parasysh asnje prej rrjedhimevet, qe i kercenoheshin nacionalistevet ne pergjithesi… Sherbeu me devoteshmeri ne detyra te ndryshme te Krahinorit te BK-se ne qarkun NY-NJ…

Mori pjese ne demonstratat qe organizonin BK edhe Lidhja Kosovare ne mbrojtje te te drejtavet njerezore aty ku banonin Shqiptaret, ne Shqiperi, ne Kosove edhe me gjere… Do t’a kujtojme pra me nderim, duke iu lutur te madhit Zot, qe kete humbje shume te rende t’a perballojne bashkeshortja e tije, Zonja Drita se bashku me femijte edhe te gjithe te afermit…

Kjo ka qene me te vertete nje humbje e pazevendesueshme per te gjithe ne, krahun nacionalist….

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top