Një përvjetor i zi

Shkruan: Maks Rakipaj

Sot është përvjetori i masakrës së Tivarit. Partizanët shqiptarë, me urdhër të vampirit enverhoxha, pasi çarmatosën rreth 5000 djem kosovarë i dorëzuan te kasapët serbomalazes. U masakruan të gjithë në Tivar. 5000 djem, në lulen e moshës. Shqiptarë. Nga ajka e racës shqiptare – dardanë. Një llahtari që nuk gjendet kurrkund, në historinë e asnjë kombi! Dhe qe vepër e komunistëve shqiptarë, të urdhëruar prej enverhoxhës dhe ramis alisë që me këtë vepër të ndyrë nuk kryen vetëm një krim kundër njerëzimit, por edhe një Tradhëti të Lartë Kombtare. Jemi popull pa kujtesë historike, unë s’di me ç’emër t’i quaj ata kosovarë që ende ruajnë një nderim ala fetar për vampirin enverhoxha. Ç’emër t’u vë këtyre shqipëtarëve që jetuan 45 nën zgjedhën mesjetare të përbindshit bastard enverhoxha dhe ende e duan. Ç’emër t’i vë parlamentarëve shqiptarë (!) të pas ’92-shit që ende e kanë lënë kancerin e kombit shqiptar dy herë hero të popullit!

Është një përvjetor i zi. Një nga ata përvjetorë ku flamuri kombtar duhet ulur në gjysëm shtize. Turp të kenë ata që këta 25 vitet e fundit kanë qënë deputetë, ministra, kryeministra, presidentë të vendit dhe s’kanë bërë asgjë për dënimin dhe zbardhjen e atij krimi makabër! Ata që mbulojnë krimin, janë bashkëpuntorë në krim!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top