Shkruan: Ksenofon DILO
Kurrë nuk do ta harroj gjyshin tim të dashur(BABA i therrisja) edhe bibliotekën e tij të madhe. Që të dyja do të jenë në mendjen dhe shpirtin tim si kujtimet më të bukura që më ka dhuruar jeta, Gjyshi vdiq, dhe biblioteka u dogj me gjithë librat si dhe trembëdhjetë dorëshkrimet me vlerë, fruti i punës së palodhur të gjyshit për përsosurinë e gjuhës shqipe. Merita e tij si dhe puna e tij e shquar jo vetëm që nuk u përmendën, por aty tek prehej në varrin e tij, e ndërsa me kokën në lindje vështronte çdo mëngjes Sheperin e dashur e ndjente dhimbje për ato që hiqte përditë vendi i pushtuar prej pabesisë, dikujt i ra në mendje se duhej ta çvarrosnin prej aty.
Jam i sigurt se kujt i ra në mendje një gjë e tillë, sigurisht që çfardo mund të ishte por jo kurrë Shqiptar.
Besomëni vëllezër! Nuk gënjej. Ju që më dëgjoni ju lutem për një moment dritën e diellit të vështroni, sepse dua t’ju them diçka të vërtetë, RRAHJE ZEMRE! e të pastër e të ndritshme porsi ajo vetë. Hapën varrin e ILIA DILO SHEPERIT dhe i mblodhën eshtrat e tij të shenjta në një thes e i tërhoqën nëpër rrugë si të donin me këtë të tmerronin të gjallët, por mos kujtoni se edhe të vdekurit nuk u drithëruan. Thesi u ça dhe eshtra njerëzore u derdhën në rrugë, Morri Njeriu në duart e tij të dredhura morri dhe vajza e tij u përvëlua sepse ato eshtra ishin të nxehta , të zjarrta. Ato kishin zjarrin e punës së palodhur, kishin dritën e diturisë, kishin jetë të pashuar, sepse për atdheun kishin punuar e pishtarë të pashuar do të mbeteshin në përjetësi. Pavdekësinë nuk e kërkuan, e fituan dhe çka fitohet me mund nuk mund të humbasë, nuk mund të shuhet.
PERPARA DIELLIT ASGJE NUK FSHIHET !!!
Zëmra më dhemb tek kujtoj të gjitha këto, por zëri i gjyshes më kumbon:
Elisabeta (Ruci) DILO
Biro, ata që Hikin mos i kërko në varr.
Kur i duam e i kemi në zëmrat tona, ata do të mbeten përherë të gjallë!
po, dhe nuk eshte i vetmi!