NISHANI: SHQIPTARËT SHTETFORMUES

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, bisedë e përqendruar kryesisht tek procesi zgjedhor në Maqedoni dhe rezultatet e partive politike shqiptare.

Presidenti Nishani pasi e uroi zotin Ahmetin për fitoren e subjektit të tij politik në zgjedhje, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike shqiptare në procesin zgjedhor si dhe në proceset demokratizuese dhe integruese të Maqedonisë.

Kreu i Shtetit nënvizoi prioritetin që Shqipëria u jep marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Maqedoninë duke theksuar rëndësinë që ka garantimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni si një komponent shtetformues dhe garantues i stabilitetit atje.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se proceset e integrimit euro-atlantik janë thelbësore dhe përfaqësojnë interesin më madhor të të dyja vendeve, por edhe të rajonit në tërësi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top