NËSE ARBA KOKALARI DO TË ISHTE NË SHQIPËRI

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Nëse Arba do të ishte në atdheun e saj, a do të ishte bërë deputete e parlamentit shqiptar?! Me siguri të plotë, jo.

Të majtët nuk do ta bënin për shkak të origjinës dhe do ti thoshin ende se është mbesa e Musine Kokalarit. Nuk do ta pranonin kurrë edët, braçet e brahushët që ende vazhdojnë me Luftën e klasës.

Të djathtët mbase nuk do ta bënin se në vend të saj do të fusnin në listë bijën e “liderit të dhjetorit”.

Sa e sa talente si Arba digjen në këtë vend!

Duke i uruar Arbës suksese, ia vlen të nderojmë shoqëritë e partitë në Perëndim që nuk marrin urdhëra nga eliotët se kë të fusin në lista për deputetë dhe eurodeputetë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top