NË VITET E STALINIZMIT

SHKRUAN: XHAFER SADIKU

Partia të bënte “të mirë” e po ajo parti të bënte të keq! Po kjo parti që është sot në pushtet. Ka ndërruar vetëm emrin. Ka të njëjtën urrejtje kundër tyre!

Vetëm në një mbledhje, në datën 11 dhjetor 1950, byroja e komitetit të partisë së rrethit Gjirokastër, cilësoi 16 familje si “kulak”, shumica nga zona e Dropullit.

Në atë mbledhje u cilësuan kulak :

Thoma Muka (Dervician), Qiro Daro (Dervician), Athina Diamandi (Dervician), Koço Maluqi (Dervician), Jorgo Sirmo (Dervician), Nasho Sako (Grapsh), Pandeli Polo, (Grapsh), Frosina Boçi (Frashtan), Kristo Argjiri (Frashtan), Kico Janaqi (Ajnikolla), Athina Bollo (Goricë), Sotir Qendro (Dhuvian), Koco Stathi (Terihat), Kristo Noni (Sofratikë), Pano Pine (Sheper- Zagori), Bako Buzheri (Lazarat).
Në vitin 1951, do të cilësoheshin edhe më shumë, pasi ishte viti kur u ushtrua terrori stalinist në fshatin shqiptar. Ishin mijëra familje që iu nënshtruan terrorizmit…

Kane kaluar dekada dhe shteti e shoqeria nuk kerkoi falje… asnjë zhdëmtim… asnjë pendesë!!!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top