Në dorë të krimogjenëve!

SHKRUAN: KIMETE BERISHA

Jo Grenada e ishujt e humbur nëpër botë, po anulimi i njohjes së Kosovës së pari u bë nga Hashim Thaçi.

Krejt bota po e shohin se presidenti i Kosoves nuk e sheh Kosovën si një dhe të pandarë dhe përsëri, si para luftës po e kthen çështjen e Kosovës në zero, u ulë gju’ m’gju me Serbinë m’u marrë vesh me të për fatin e Kosovës.

Pse mos me tërheq njohjen e një shteti që e ka relativizuar ekzistencën e vetë dhe ka krijuar paqartësi për statusin dhe kufijtë e saj.

Prandaj, Hashim Thaçi, për shkak se e ka kthyer Serbinë në lojë, ia ka kthy ymydin për Kosovë dhe po e frymëzon Serbinë për ta luftuar edhe më shumë shtetin e Kosovës, sahat e para duhet të ndiqet.

Jo të ‘shkarkohet’, por të ndiqet, ashtu siç ndiqen tradhtarët.

Ai është njeriu më i rrezikshëm dhe më destruktiv që njeh historia e re e shqiptarëve.

Çdo fjalim i tij është gënjeshtër dhe mashtrim.
Nga ai na presin befasi dhe situata të paparashikueshme.
E më të zinj se ai, janë deputetët, të cilët ironia e Zotit e ‘shesin’ Kosovën për rroga e për meditje që i marrin nga shteti i Kosovës.

Kosova është shtet qesharak, me të ardhme të pasigurtë, i izoluar nga Evropa (e cila të pranon si shegërt ilegal por jo si qytetar i barabartë), jashtë agjendave të shteteve perendimore, e braktisur dhe e vetmuar, Kosova ka ngelur në duar të një grupi krimogjenësh, në krye me Hashim Thaçin.

Aq fort nuk e ndjen Kosovën si atdhe të vetin, sa ende nuk ka ndërtuar shtëpi në të.
Sepse nuk e mendon të ardhmen në Kosovë, e mendon me ikë prej saj.

Të gjitha shpresat dhe pritjet tona kanë përfunduar në dëshprim, për shkak të njerëzve si Hashim Thaçi, që Kosovën e kanë përgjakur, e kanë dearsimuar, e kanë varfëruar, e kanë ndotur dhe e kanë shëmtuar.

Franky, build the house and then go home.

P.S. Në fund të tregimit të Juan Rulfo, Susana San Juan vdes. Këmbanat e kishës kumbojnë pa pushim, duke provokuar një festë në Comala.
Pedro Paramo varros dashurinë e tij të vetme dhe të vërtetë.
I zemëruar me indiferencën e qytetit, betohet në hakmarrje.
Si personi politikisht dhe ekonomikisht më me ndikim në qytet, Pedro lidhë duart, refuzon të vazhdojë të punojë, dhe kështu qyteti vdes nga uria.
Në fund ne shohim një Comala të vdekur dhe të thatë, një atdhe i fantazmave, në vend të vendit të ëmbël kur Pedro Páramo ishte fëmijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.