Ndahet nga jeta Hans-Dietrich Genscher, nje gjerman i madh dhe nje mik i shquar i shqiptareve!

Shkruan: Sali BERISHA

Te dashur miq, mediat gjermane dhe zyra e tij, njoftojne se u nda nga jeta ish ministri i jashtem i Republikes Federale te Gjermanise Hans-Dietrich Genscher. Me vdekjen e Genscher, ish ministrit te jashtem me jete gjate ne detyre, Gjermania humbi nje kollos te diplomacise se saj, kombi gjerman ka humbur gjermanin e madh, qe se bashku me kancelarin Helmut Kohl ishte dhe arkitekti i bashkimit te tij. Por dhe ne shqiptaret kemi humbur nje mik te vertet, te shquar. Ministri Genscher ishte promotor i vendosjes se marredhenieve diplomatike midis dy vendeve tona, i mbeshtejes se fuqishme te gjithanshme te Shqiperise nga vendi i tij si dhe i anetaresimit te saj ne vitin 1991 ne KSBE.
Ai vizitoi tre here Shqiperine si minister i jashtem i RFGJ. Takimin tim te pare me ministrin Genscher e kam patur ne Tirane gjate vizites se tij ne qershor te vitit 1991. Ne kete takim ai me ftoi ne menyre te pazakonte qe, si kryetar i opozites te merrja pjese ne Samitin e KSBE qe zhvilohe jne Bon, ku do te votohej per anetaresimin e Shqiperise ne kete organizate.

Ne kete Samit, ministri Genscher do te me organizonte nje takim te paharruar me Kancelarin Helmut Kohl. Si mik i madh i Shqiperise, kryediplomati gjerman do te ishte me i pari qe do vinte ne Tirane fill pas zgjedhjeve te 22 marsit per te uruar fitoren e PD dhe shprehur mbeshtetjen e qeverise gjermane dhe vendit te tij te madh per Shqiperine ne rrugen e demokracise. Pas doreheqjes nga detyra ne pranvere te vitit 1992, ai ishte gjithnje nje avokat i madh i Shqiperise ne vendin e tij. Se bashku me ish ministrin Genscher punam ngushte dhe me sukses ne njerin nga projektet me te rendesishme te kohes per Europen, ate te Korridorit te Jugut apo Trans Adriatic Pipline (TAP).
Duke shprehur pikellimin tim te thelle per humbjen e nje miku te madh, mirenjohjen e pakufishme per mbeshtetjen te tij te çmuar dhene vendit dhe kombit tim, ju shpreh ngushellimet e mia me te thella autoriteteve gjermane, familjes Genscher dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top