Musa Shehu, HERO DHE BURRË I MADH I DARDANISË

Ne po e shpallim haptas, nuk kemi as ma të voglin pretendim mbi asnjë copë tokë që nuk është e jona. Duam, pra, vetëm gjithçka është tokë arbënore, e banueshme prej një popullsie shqiptare. Prandaj, fqinjët tonë nuk kanë çka druajnë prej nesh, janë fjalët e heroit Musa Shehu (Shehzade), të thëna në hapje të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit në vitin 1943, ndërsa dy vite më vonë ai u pushkatua nga pushteti sllavo-komunist, për t’u rikujtuar me zbulimin e bustit në hapësirat e Kompleksit të Marshit në Prizren.

Ne po e shpallim haptas, nuk kemi as ma të voglin pretendim mbi asnjë copë tokë që nuk është e jona. Duam, pra vetëm gjithçka është tokë arbënore, e banueshme prej një popullsie shqiptare. Prandaj, fqinjët tonë nuk kanë çka druajnë prej nesh, janë fjalët e patriotit Musa Shehzade, të thëna në hapje të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit në vitin 1943, ndërsa dy vite më vonë ai u pushkatua nga pushteti sllavo-komunist, për t’u rikujtuar sot me zbulimin e bustit në hapësirat e Kompleksit të Marshit në Prizren. Në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” me një akademi përkujtimore është përkujtuar Musa Shehu, një nga personalitet më të shquara të lëvizjes kombëtare. Fjalën e rastin e mbajti prof. Parim Kosova, i cili foli për jetën dhe veprimtarinë e bujshme të atdhetarit Musa Shehu. “Musa Shehzade ishte një personalitet dhe njëri ndër veprimtarët më të shquar të Lëvizjes Shqiptare gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Ai krahas veprimtarisë së shumanshme fetare, shoqërore e humanitare, për dyzet vjet me radhë zhvilloi aktivitetin politik në dobi të çështjes shqiptare,” tha Kosova.

Parim Kosova, më pas, në mënyrë kronologjike ka përshkruar vitet e veprimtarisë së Musa Shehut (Shehzades), i cili ndër tjera ishte edhe deputet i fundit në Parlamentin osman, ku me besnikëri kishte mbrojtur interesat shqiptare, nënshkrues i rezolutës së Kuvendit të Junikut dërguar Ismail Qemajlit, nënshkrues i Memorandumit të krerëve shqiptarë dërguar konsullatës angleze në Shkup, pjesëmarrës i betejave për çlirimin e Shkupit, përfaqësues i Prizrenit në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912, prefekt i parë i Prizrenit në vitin 1941. Në vitin 1943 Musa Shehu bashkë me nacionalistët tjerë formuan organizatën politike e ushtarake të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ndërsa me sukses udhëhoqi edhe komitetin Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit prej datës 26 shtator deri në Kuvendin e Dytë më 12 tetor 1943. Për veprimtarinë e Musa Shehut, folën edhe historianët Zekeria Cana dhe Riza Sadiku,   ministri i Drejtësisë, Jonuz  Salihaj, zëvendëskomandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, kolonel Enver Cikaqi, përfaqësuesi i delegacionit të besimeve në Shqipëri, Sheh Ismail Aga dhe përfaqësuesi i familjes Sheh Musashehu. E veçanta e akademisë përkujtimore ishte fjala e Filip Rrumbullakut, i dërguari i posaçëm i presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu. Ai familjes së Musa Shehzades i ka dorëzuar “Medaljen e artë të Shqiponjës”, me të cilën presidenti e ka dekoruar Musa Shehzaden për veprimtari të shquar politike e shoqërore në dobi të çështjes shqiptare dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pas akademisë përkujtimore në kompleksin e Historik të Teqesë së madhe ballkanike në Marash-hisar të Prizrenit, u zbulua busti i Musa Shehzades. Musa Shehzade nuk dihet se ku e ka varrin.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top