SHKRUAN: MILAIM NELA
I gjithë spektakli i Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës kishte sipas meje 3 objektiva:
1. Të vazhdonte avokatinë e Aleksandër Vuçiçit duke demonstruar edhe njëherë aleancën apo varësinë e tij nga Serbia në dëm të Kosovës.
Këtë qëllim në thelb ka edhe Ballkani i Hapur, pra ta paraqesë Vuçiçin si konstruktiv dhe bashkëpunues në Ballkan dhe në të njëjtën kohë të paraqitet Kosova si destruktive.
2. Ka për qëllim që të godasë dhe dëmtojë shanset e Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës së shpejti!
Të mos harrojmë që vetëm dje Saranda Bogujevci që i mbijetoi masakrës së ushtarëve të Vuçiçit me 16 plumba në trup, sot zv kryetare e Kuvendit të Kosovës mbajti një fjalim që bëri xhiron e botës. U synua që me zhurmën e Ramës kjo të harrohej e bota të dëgjonte se Vuçiçi është në anën e duhur të historisë e Kryeministri i Kosovës në anën e gabuar!
3. Spektakli i shpifur dhe fyerja ndaj përfaqësuesit të Rumanisë (duke thënë… nuk e di kush e tha e nga është!…ka qëllim bllokimin e procesit të negociatave me BE-në sepse kjo do vendoste lupën në aparatin kriminal të qeverisë shqiptare!
Rezoluta e Ramës kundër Dick Martyt nuk është se i digjet xhani për UÇK-në dhe Kosovën, por i duhet rikthimi triumfator i Hashim Thaçit për të rrëzuar Albin Kurtin dhe vazhdimin e axhendës sē Vuçiçit për ndarjen e Kosovës dhe rigjallërimin e Ballkanit të Hapur!
Edhe e ashtuquajtura amnisti fiskale dhe “pasaportat e arta” synojnë që në fund të fundit të bëhet aq dëm në procesin e integrimit sa ta çonte atë në bllokim!
Fillimi i procesit të negociatave do të thoshte:
– hetim dhe auditim deri në qindarkën e fundit të fondeve të BE-së!
– stopim të megaaferës së Portit të Durrësit
– do të thoshte anullim të ligjeve si ai i korporatave dhe investimeve strategjike
– hetim i aferës së incereratorëve
– hetim dhe dënim të autorëve të nxjerrjes së të dhënave personale në funksion të kriminelëve patronazhistë
– do të thotë reformë zgjedhore e mirëfilltë dhe zgjedhje dhe jo votime farsë!
E Edi Rama duke qenë i zhytur deri në fyt nuk është i interesuar që të ndodhë asnjë prej atyre që sapo përmenda!
Ai mund të ketë akoma sukses me propagandën e shpifur përmes ERTV-së dhe rrjetit mediatik mafioz të Tiranës por në Europë po i rrëshqet dheu nën këmbë!
Mos u mashtroni nga karagjozllëqet e tij por kthjellohuni!
Edi Rama mbetet pjesë e lojës së Vuçiçit!