MJERIMI DHE NENSHTRIMI I ELITES TONE INSTITUCIONALE

Shkruan: Dibran Gashi

U ngutën elitarët tanë presidencial e pushtetar të shanin e linçonin protestuesit mushtishtas, si gjithnjë për të forcuar pozicionin e tyre pushtetar në raport me faktorin politik ndërkombëtar, për të dëshmuar vasalitetin e tyre, gjoja se me rolin e moderuar politik pragmatik të tyre, kur ne i njohim shumë se këte e kanë farsë në përdorim për interesin e tyre.

Një banor në moshë i Mushtishtit, i cili thellë në lëkurën e tijë kishte provuar pasojat e krimit të fqinjëve sërb të Mushtishtit dhe shtetit policoro-ushtarak sërb tha:

“Keta ish fqinjet serb që po vijnë t’na provokojnë me do vizita gjoja se të karakterit fetar, jo që nuk ndaluan forcat kriminale policore, ushtarake e paraushtarake sërbe të na vrisnin, të na maltretonin, të na i digjnin shtëpijat e të na debonin nga pronat tona, por ndihmonin ato forca që te kryenin gjithë këto veprime makabre gjenocidale ndaj nesh, pa mëshirë”.

Kjo po i bie se kriminelet po duan të kthehen në vendin e krimit, përderisa askush nga ta as nuk mori mundimin, se kisha e tyre “paqësore” jo se jo, që minimalisht të kërkonin falje dhe në emër të kriminelëve të tyre, se shteti i tyre as që e ka ndërmend ta bën asnjëherë. Bile siç po sillen këta elitaret tonë në raport nënshtrues me sërbet e Sërbinë, do t’u duhet viktimave (shqiptare) t’u kërkojnë falje kriminelëve sërb dhe shtetit kriminal sërb, sepse viktimat “i paskan detyruar” ata të bënin krime mbi ta.

Kjo është esenca e kësaj odisejade që veç sërbet dinë dhe kanë ditur çdo herë ta shfrytzojne në dobi të tyre para opinionit, sepse gjoja se po u cenokan pronat…!

Dihet mirëfilli se pronat janë e drejtë private e pacenueshme e personave privat, por janë do veprime paraprake njerëzore pas gjithë atyre krimeve makabre që kërkohet të shqyrtohën në respekt të viktimave para çasjës në prona, për të cilat dikush duhet të jep ca llogari.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top