Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni dhe SHVL e UÇK-së përshëndesin inagurimin e bustit të Isa Boletinit në Komunën e Sarait – Shkup.
I ndjeri historian, Prof. Dr. Muhamed Pirraku, në veprat e tij mes tjerash ka theksuar: “ Dërveni kësula e shqiptarisë”. Sot, edhe realisht Shkupi nderohet me një figure të historisë së lavdishme kombëtare. Nëse në vitin 1912 besohej se flamuri kombëtar dhe shpallja e pavarsisë së shtetit shqipëtar do të bëhej në Shkup, atëherë le të besojm se vendosja e lapidarit të Isa Boletinit në Shkup duhet të llogaritet dhe të kuptohet si fillimi i kthimit të dinjitetit kombëtar Shkupit të lashtë.
Edhe personalisht si familje atdhetare dhe veprimtarësh të kauzës kombëtare nga treva e Dërvenit, përuroj bashkëkombasit dhe bashkvendasit e mij në këtë ditë fatlume të shpresës drejt beslidhjes dhe veprimtarisë së përbashkët për t’ia kthyer Shkupit shpirtin e tij të vërtet dhe shqiptarët e Maqedonisë për të marrë mbi supe angazhimin kolektiv për të udhëhequr me Maqedoninë e Lekës së Madh, me Maqedoninë e nipit të saj Skenderbe.
Ky eveniment kulturor dhe patriotik duhet të jetë shembull edhe për komunat tjera në vend se si duhet në të ardhmen të ngriten iniciativa të këtilla dhe të realizohen me guxim dhe përkushtim. Kuptova se qyteti i Shkupit nuk ka dhënë leje për vendosjen Isa Boletinit në Shkup!!!
Kjo na bënë më të lumtur, kjo na tregon se si duhet në të ardhmen të dijmë të vendosim vet për fatin tonë.
Për të gjithë shqiptarët, falë me shëndet nga kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës
Daim HISENI – Kryetar i SHVL të UÇK-së