MESAZH I MADH HISTORIK: NJË KOMB QË DËSHIRON TË JETOJË I BASHKUAR

SHKRUAR NGA PREND BUZHALA

Ishin mbi 80 autorë që praqitën kumtesat e tyre në sesionin XII shkencor, të organizuar nga Shoqata e intelektualëve Mbarëshqiptar “Trojet e Arbrit”, që u mbajt në hotel “Europa” në Gjakovë, më 9 gusht 2014. Tema bosht ishte “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe Qëndresa shqiptare”, me ç’rast kumtuesit trajtuan, evokuan dhe shpalosën evokimet dhe kujtesën historike për ngjarje e figura të atyre viteve të rënda e dramatike të Kosovës së ripushtuar. Kujtesa historike për qëndresën antisllave e shqiptarëve të Kosovë, konfirmoi edhe njëherë aë aspiratën e moçme për të drejtën e vetëvendosjes së këtij kombi për të jetuar brenda një shteti shqiptar, vetëpërcaktim që u mohua sistematikisht nga sllavët pushtues.

Nue Oroshi, Tomë Mrijaj prof. Dr. Muhamet Shatri, janë vetëm nga disa drejtues të kësaj Shoqate, e cila ka nisë rruglttimin e saj që para një dekade dhe ka nxjerrë në dritë njëmbëdhjetë numra të Vhetarit a Almanakut të vet, ku përmblidhe kumtesat e një sesioni shkencor. Në mesin e 85 referuesve, me kmtesat e tyre dhanë kontributin e tyre autorë si prof.dr.Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, Ahmet Mehmeti, dr. Riza Sadiku, dr. Izber Hoti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. sci. Nue Oroshi, Tomë Mrijaj, Mentor Kaçi, Leonora Laçi, Selman Etemi, Artur Roshi, Sulejman Gjana, Gjon Marku, Frrok Kristaj, Prend Buzhala, Fatbardha Mulleti -Saraqi, Xhemal Meçi, Pal Canaj, Avni Bilalli, etj.

Pjesëmarrësit shin nga të Kosova dhe Shqipëria, nga trojet etnike në Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë, nga diaspora jonë në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe përfaqësues të rreth 10 partive poltike nga Kosova e Shqipëria. Kësisoj, sesioni nxori në pah edhe MESAZHIN E MADH që rrjedh nga ato ngjarje, me filozofinë unike të rrugëtimit të përbashkët shqiptar edhe për këtë kohë: për ta konfirmuar edhe njëherë bashkim shpirtëror, që shfaq dëshirën e këtij kombi të jetojë i bashkuar në proceset e reja të integrimeve evropiane. . Nue Oroshi paraqiti një shkrim-homazh për katër veprimtarët e ndjerë të kësaj shoqate, Mark Avdyli, Hajriz Demaku, dr. Pjetër Pepa dhe Mentor Quku, të cilët u ndanë nga jeta mes dy sesionesh.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top