SHKRUAN: AGIM CURRI
Duke u nisur nga historiku i Lëvizjes së Rilindasve tanë për realizimin e idealeve kombëtare për bashkimin dhe çlirimin e mirëfillt të trojeve tona si dhe për formimin e një shteti unitar shqiptar, ishte dhe është edhe sot më së reale së mërgata shqiptare ka qenë dhe është edhe sot gjeneratore e Lëvizjes kombëtare. Është i pamohueshëm kontributi i mërgimtarëve shqiptarë për realizimin e të drejtave tona për një shtet unitar shqiptar në kufijt që ia ka dhuruar vetë Përendia.
Nga gjiri i mërgimtarëve doli një plejadë e tërë forcash nacional demokratike dhe patriotike, të cilët edhe në ditët e sotit janë shëndrruar në udhërrëfyes së si duhet të angazhohemi dhe të veprojmë për t’i dalë zot të gjitha trojeve etnike shqiptare. Kjo forcë sot është Organizata Balli Kombëtar Demokrat e cila është e vetmja forcë me shtrirje gjithëkombëtare dhe e cila don, din, mundet dhe guxon të i qoj përpara proceset politike, diplomatike dhe demokratike në favor të çështjes sonë kombëtare.
Mërgata shqiptare pothuaj së në të gjitha përiudhat historike bëri përpjekje që jo vetëm të mos i ndërprejë lidhjet e veta me Atdheun, por edhe u shëndrrua në një katalizator për kthjellimin e mendjes dhe vetëdijes kombëtare, sidomos atëherë kur margjinalizohej problemi shqiptar, qoftë nga pushtuesit, qoftë edhe nga pushtetarët tanë mediokër.
Duke u nisur nga puna dhe kontributi i madh i veprimtarëve të palodhshëm të atdhetarëve në përiudha të ndryshme historike në parimin e vetëm kombëtar, edhe sot është më së e domosdoshme që mërgata shqiptare të organizohet në parimin e idalit kombëtar.
Përpjekjet e mërgatës shqiptare në Përendim si dhe në Amerikën e largët nuk kanë munguar asnjë herë, dhe nuk po mungojnë as sot e kësaj dite. Intelektual, veprimtarë e atdhetarë të komunitetit shqiptar në mërgatën shqiptare, kudo që ajo po jeton, kanë bërë shumë biseda, shumë dëbate, shumë këshillime, kanë organizuar dhe kanë mbajtur qindra takime e tubime, duke formuar kështu shumë shoqata, shumë klube, shumë organizata e parti, forume dhe shumë bashkësi; por kurrë së si nuk është arritur të gjendet një “formulë” apo një organizim i mirfillt i cili do t’i bashkonte shqiptarët, në mënyrë që të bashkuar e të organizuar të i dalin zot Atdheut dhe Kombit shqiptar, më një fjalë, t’i dalin zot shqiptarizmës.
Është për të ardhur keq së si shumë intelektual shqiptarë, pjesa më produktive, shumë atdhetarë dhe veprimtarë të mundshëm kanë mbetur të pa angazhuar, vetëm së nuk janë të gatshëm të hargjojnë forcën dhe energjinë e tyre, duke mbetur kështu asnjanës. Shumë afarist tanë e mërgimtarë të tjerë nuk e kanë ndihmuar dhe nuk po e ndihmojnë as sot ekonomikisht dhe finansiarisht, ose nuk kanë ndihmuar aq sa kanë mundësi, duke mos ditur së kah të orientohen, respëktivisht së cilin grupim politik ekzistues ta ndihmojnë. Kjo është për të ardhur keq.
Mërgata shqiptare sot ka potencial të mjaftueshëm njerëzor, intelektual, profesional, krijues, politik për t’i dalur në ndihmë Atdheut dhe Kombit të vetë.
Sot populli shqiptar në të gjitha trojet etnike po përjeton ditët më të vështira në historinë e tij. Ai sot gjendet në udhëkryqin më dramatik të ekzistencës së vetë – të jetoj i ndarë dhe i përbuzur, apo të jetoj i bashkuar dhe i zhvilluar ekonomikisht, politikisht, diplomatikisht, pse jo edhe ushtarakisht. Kështu që duke u nisur nga ajo që do të bëjmë, apo nuk do të bëjmë; mvarët së si do të jetë e nësermja e jonë. Prej mençurisë dhe guximit që do të tregon populli shqiptar, mvarët së a do ta zgjidhë fatin e vetë, të jetë apo të mos jetë. Prandaj, sot shqiptarizma fton të gjithë shqiptarët që e duanë bashkimin e kombit që të ngrisin lartë Flamurin kombëtar, këtë Flamur me të cilin u varrosën bijt dhe bijat më të mira të kombit.