Me Ramën s’ka integrim, vetëm izolim

Shuplaka e Gjermanisë e ka tronditur Edi Ramën, i cili s’po di si të justifikohet për izolimin e ri që po i sjell vendit. Në panik nga parakushti i dialogut politik dhe i marrëveshjes, ai është hedhur në aksion për të gjetur “armiqtë e brendshëm” që po e pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Në vigjilje të Ditës së Flamurit, një gjë është e qartë për shqiptarët, me Edi Ramën s’ka integrim, por vetëm izolim.

Edi Rama në tre vite të shoqëruara nga një impakt totalisht negativ mbi qeverisjen e tij selektive, armiqësore ndaj qytetarëve dhe opozitës, që ka tentuar ta fusë në rrugën e drejtë duke denoncuar aferat dhe dështimet, ka treguar realisht se është një i sëmurë që dështimin personal e ka të vështirë ta mbajë mbi supe, e madje që gjithmonë do ta mohojë që ka ndjekur rrugën e shtrembër duke bërë fajtore edhe për këtë opozitën, e cila ndonëse nuk ka fare faj detyrohet të bëhet tabelë qitjeje e sulmeve, ofendimeve dhe sharjeve që burojnë prej çmendurisë së Edvinit. Këtë rrugë të shoqëruar me sulme dhe një lum akuzash ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndoqi dhe dje Edvini, i cili shfaqi anën e tij prej një të marri dhe të krisuri duke aluduar për lidhje të fshehta të Bashës me deputetë gjermanë apo austriakë, sikur këta të fundit të ishin kukulla të opozitës shqiptare, kur realisht ata janë zërat më të vërtetë dhe burimet më të pastra të informacionit kur bëhet fjalë për progresin apo dështimin e Shqipërisë në një proces të caktuar. Por si gjithmonë kur flitet për dështime të qeverisë së tij, Edvini marroset dhe nga zyra e tij e vizatimit prodhon edhe parulla të mbushura me shprehi të ndryshme si ajo e djeshmja ku si delirant fliste për biseda në skuta të liderit opozitar me synimin për të përkeqësuar qëndrimin evropian ndaj Shqipërisë, duke harruar se ai me politikat e tij të gabuara dhe dështimet në reformat kyçe për të sigluar arritje në procesin e integrimit ka prodhuar akoma dhe më shumë shqetësime akute që kanë çuar drejt ngërçit të bërë publik me zë kritik nga deputetët e huaj. 7 kriteret “e reja”, të cilat tashmë po i përdor si pretekst dhe justifikim që të ndërtojë dhe lëshojë një lum akuzash ndaj opozitës, në të vërtetë kanë qenë gjithmonë aty, në tavolinën e tij të punës, veçse ai dhe ministri i tij i Jashtëm kanë punuar fort për ta mohuar ekzistencën e tyre, duke u krijuar shqiptarëve idenë se hapja e negociatave është një sfidë që mund të kalohet tepër lehtë. Por hapja e negociatave do të ishte në të vërtetë një sfidë sa e vështirë dhe e lehtë për vendin në qoftë se në krye të shtetit nuk do të ishte një mashtrues si Edi Rama, i cili për të shfaqur veten si pozitiv hedh baltë mbi deklaratat e perëndimorëve dhe kushtet e vëna prej tyre. Realisht plotësimi i këtyre shtatë kushteve nuk do të ishte kaq i vështirë sa është shndërruar sot për shqiptarët pas tre vite e gjysmë qeverisje të Edvinit, në qoftë se në krye të tyre ata do të kishin një kryeministër që punonte për të luftuar korrupsionin, që i fitonte zgjedhjet duke marrë ato vota të dhëna me të drejtë nga qytetarët, që nuk e kthente vendin në hamabar të drogës dhe vend tranzit të kokainës, që dekriminalizonte gjyqësorin dhe hapte vende pune për të mos inkriminuar shoqërinë në biznesin e narkotrafikut. Por shqiptarët fatkeq e të varfër nuk patën fatin e mirë që ti printe këtij vendi një kryeministër i tillë, sepse Edvini nuk ka qenë asnjëherë i tillë dhe për tre vite e ka shitur veten nëpërmjet regjisë së paguar dhe prodhimeve të zyrës së propagandës sikur është i tillë. Ai është një dështak, që i vodhi shqiptarët në tre vite qeverisje duke mbushur xhepat e veta dhe të hajdutëve e kriminelëve që i veshi me pushtet, ai e mbolli vendin me kanabis nga Vermoshi në Konispol duke rrënuar sigurinë dhe rendin publik e duke e orientuar forcën punëtore dhe gjithë shoqërinë drejt krimit dhe drogës. Edvini gjithashtu përdori paratë e pista të drogës dhe krimit për të vjedhur zgjedhjet në Kolonjë e Dibër duke testuar kështu aftësitë e hajdutërisë që ka në gjenet e veta, me të cilat synon të rrëmbejë pushtetin edhe në 2017. Ndërkohë Edvini mbajti peng reformën në drejtësi, sepse ka frikë prej zbulimit të të vërtetave që e lidhin me botën e errët të krimit dhe drogës, të vërteta këto që falë kësaj reforme mund të dalin në pah lehtësisht. Ky njeri që ditën e djeshme doli prej binarëve dhe nisi të akuzojë kundërshtarët e tij politikë sepse nuk njeh dështimet e tij në tre vite qeverisje, e zhyti Shqipërinë në varfëri dhe papunësi sepse administratën e mbushi me militantë dhe investitorëve privatë iu suli bandat e drejtuara prej tij. Pra ato kushte që 2 ditë më parë Gjermania ia përplasi si shpulakë në fytyrë dhe që Austria ditën e djeshme e përforcoi edhe më tepër kanë qenë gjithmonë aty prezente, e madje dështaku Edi Rama duke pasur dijeni për to në tre vite as nuk i përfilli, nuk punoi për to, por për të dalë kundër tyre me botën e errët e të pisët të drogës dhe krimit, e tanimë kur vjen koha e vjeljes së rezultateve pozitive që gjithë shqiptarët presin ky njeri i lajthitur nuk mban asnjë përgjegjësi për faktin, që ka ndërprerë dhe ka kthyer në vite pas procesin e anëtarësimit, por merr edhe guximin që dështimin e tij t’ia atribuojë opozitës së vendit. Asaj opozite që ka punuar fortë për t’i treguar me denoncimet e veta dhe bërjen publike të fakteve se është duke vepruar gabim me dorën e lëshuar ndaj trafikut të narkotikëve, që ka bërë gabim kur nuk ka lejuar votuesit të shprehin lirshëm qëndrimin sepse iu ka blerë votën, apo duke ia faktuar problematikat që ka dashur të prodhojë me paketën e deformuar të reformës në drejtësi që e shiste si arritje, por që në të vërtetë e kishte përpiluar si një skemë të vetën për të vijuar mbajtjen peng të gjyqësorit dhe ligji për dekriminalizmin. Pra kryeministri i çartur ka frikë të pranojë të vërtetat nën hijen e të cilave deri më tani kanë fjetur të qeta dështimet e tij më të mëdha siç janë hapja liberale e Shqipërisë drejt pushtetit të narkotarafikut, fitimi i terrenit nga sëmundja më e vjetër korrupsioni, implementimi i skemave të sofistikuara të vjedhjes së zgjedhjeve apo reforma në drejtësi, për të cilën u zotua personalisht se do ta çonte përpara, por e mbajti peng me hordhitë personale duke tradhtuar besimin e ndërkombëtarëve. Edi Rama është një hajdut i pafytyrë i besimit, të cilin pasi e përvetëson, e shpërdoron në mënyrën më të keqe të mundshme, gjithnjë duke vepruar me të në kurriz të shqiptarëve, të cilët gjatë dy ditëve të fundit janë vënë në dijeni të së vërtetës me procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit që realisht janë shumë më ndryshe nga sa kryeministri i tyre ua ka paraqitur nën diktatin e propagandës së tij.

Rama në krizë nervash nuk pranon dështimin personal me negociatat, ia atribuon atë Bashës/ Duke mos pasur dinjitetin dhe guximin për të pranuar përgjegjësinë për ngërçin e procesit të anëtarësimit evropian të vendit dhe të vërtetat mbi kushtet e reja për hapjen e procesit të negociatave, që deputeti gjerman Gunter Krichbaum ja përplasi në fytyrë, Edi Rama zgjodhi që ditën e djeshme për të gjitha këto të bëjë fajtor kreun e opozitës Lulzim Basha. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter Rama sulmoi ashpër kreun e opozitës, e madje arriti deri aty sa të aludojë se Lulzim Basha e ka kapur skutave deputetin Krichbaum për ta shtyrë që të paraqesë një qëndrim negativ për Shqipërinë. Duket se kryeministri është afektuar tej mase dhe ka humbur logjikën nga deklarata e dy ditëve më parë të deputetit Krichbaum, ku u tha qartë se procesi i hapjes së negociatave pritej të shtyhej deri në momentin e plotësimit të shtatë kushteve të vendosura për Shqipërinë. Rama duke mos pranuar dot faktin që ka dështuar në shumë reforma esenciale, që kanë efekt tepër të lartë në ecurinë e këtij procesi, ka përfunduar në një krizë nervash të cilën e shfaqi dje, kur shokoi opinionin publik me postimin mbi lidhje të Lulzim Bashës me deputetët e huaj, duke u shprehur sikur Gjermania apo vendet anëtare të BE-së të kishin në organikën e tyre parlamentarë të nivelit të vendeve të prapambetura afrikane që mund të manipulohen e korruptohen për deklarata kundër Shqipërisë. “Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun”, shkruan kryeministri i Shqipërisë, i cili duke mos pranuar dështimin në këtë proces ka nisur një sulm frontal me akuza ndaj PD-së, duke bërë atë shkaktare për bllokimin e integrimit.

Gazeta 55

1 thought on “Me Ramën s’ka integrim, vetëm izolim”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top