(Pjesë nga letra e datës 3.9.1971 për Komitetin Qendror të PPSH-së, e të dënuarit Qerim Jakupi që vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç).
“Neve si kosovarë jemi të akuzuar nga ana juaj qysh nga fillimi se gjoja kemi kontribuar dhe më vonë ne që kontribuojmë në ndihmën e armikut tonë shekullor, kurse faktet e deritanishme tregojnë të kundërtën, se vetë ju jeni ata të cilët e keni ndihmuar pa ndërprerje sllavizmin për shkombëtarizimin e plotë të Kosovës. Ja fakti konkret, me qindra kosovarë i keni degraduar moralisht dhe fizikisht, vetëm e vetëm për t’i demoralizuar që të mos kërkojnë bashkimin e tyre me Shqipërinë”.
Përgaditi për shtyp: Kastriot Dervishi