Me idetë bolshevike të qeverisë, Shqipëria është bërë si “Hani i Stavros”

Shkruar nga Sejdi Peka

Në fillim të këtij shkrimi, kërkoi të falur për emrin e mirë të një shkodrani, që ndoshta një shekull më parë, kishte një Han në Shkodër ku gjenin strehë njerëz në të katër anët e Shqipërisë. Por në të vërtetë, në këtë bujtinë, nuk dihej se kush hynte dhe kush dilte, me një fjalë ishte një “Han” (varianti toskë flet për “Hanin e Stavros”.

Kështu është bërë Shqipëria jonë sot,si një han me katër porta,që nuk dihet se kush hyn dhe kush del. Dhe ka mbetur ajo fjala e urtë shkodrane,që kurë bëhët një gjë rrokopujë,që nuk e njeh i pari të dytin thonë, është bërë si “hani i Sala Kalit” (ose Hani i Stavros, siç është modeli më i njohur kombëtarisht). Kështu është bërë Shqipëria jonë sot. Një shtet që nuk është shtet dhe me demokraci të munguar po qeveriset me mendësi bolshevike nga pinjollët e diktaturës komuniste. Anipse Edi Rama hungërin në çdo dalje publike duke përplasur grushtet me profilin e një diktatori se, “do të bëjmë shtet”.

Do të bëjë shtet edhe me Erion Velinë, si Kryetarë i Bashkisë së Tiranës. Është me të vërtetë një njeri me mendësitë e një kalamani. A mundet vallë, që një shtetar, në një mbledhje me vartësit e tij apo në një dalje publike të përdorë fjalë të tilla që nuk i përmban fjalori i gjuhës shqipe, fjalë që quhen të turpshme. Unë i kërkoj falje lexuesit që nuk mundet që t’i shkruaj këto fjalë, por mbase i ka dëgjuar a parë në TV. Vajmedet se cilin zgjodhi qytetar të parë Tirana, Kryeqyteti i Shqipërisë. Ajo që është fyese për çdo qytetar, për çdo familjar është fakti se ky Erion faqja e murrme, llogarit publikisht se sa mundet që “ta mbajnë gratë e sa mundet që ta mbajnë burrat pa shkuar në WC”. Del publikisht dhe vendos sa do të jenë gjobat për ata që u shpëton në brekë dhe për këtë paska “fituar tenderin një kompani që do të vjelë gjobat me përqindje në favor të buxhetit të Bashkisë”.

Hajde shtet i Edi Ramës, hajde!

Tani o njerëz shtrëngoni pantallonat se u bë edhe një polici që të kontrollon për nevojat personale. Por a ka gjë më të turpshme, të ndodhë kjo harbutëri në një shtet që pretendon se ka ligje. Unë personalisht kam qenë i bindur se ky Erioni i Edi Ramës është një njeri i pa aftë,një njeri me vese dhe besëprerë. Eshte një sharlatan politik që si thotë populli “nuk merr vesh nga politika, si gomari nga muzika”, një aventurier i “rrugës së Elbasanit” që vishej me çitjane si gratë e përdala me atë të famshmin “G 99”.

Që kur u largua nga kjo hale, për të vjedhur donacionet e disa mbeturinave anonime, prishi serverin e kompjuterit dhe u largua duke hyrë në poturet e Edi Ramës. Por tani për menaxher të një qyteti si Tirana kush do ta zgjidhte vallë,vetëm një i sëmurë psiqik si Edi Rama. Dhe kështu “rrokopujë”, ky stan këtë bulmet ka dhe në stan me lepuj nuk dilet dhe aq më pak të bëhet shtet. Po ku do të shkojë Tirana me këtë farë kalamani të përkëdhelur nga Edi Rama? Ditë të vështira na presin dhe kjo është fatkeqësia e shqiptarëve që po na braktisë edhe Europa, duke kërcënuar me të drejtën e sajë për kthimin e regjimit të vizave. U bë për të qeshur Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri,në nëj konferencë shtypi për gazetarët ,me disa deklarata patetike,si një njeri i papërgjegjshëm që i flet emocioni para arsyes, jo si një ministër me përgjegjësi shtetërore dhe përpara kombit, por si një dordolec i kurdisur, si ato që shohin fëmijët në teatrin e kukullave.

Në të vertetë, në teatër të kukullave është shndërruar sot Kryeministria, që prapa perdes qëndron Edi Rama, që lëvizë lart e poshte sipas funksioneve “ministrat” kukulla. Ai që nuk i bindet, në rastin e parë ja bën hundët përshesh si Sajmir Tahirit.I tillë ishte në atë konferencë shtypi edhe Sajmiri si pulë e lagur. Ishte mjaft e turpshme kur përgenjeshtroi Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë, duke imituar pike për pikë “dirigjentin e tij kryeministër”, me një deklaratë të para 2 ditëve se “azilantët që shkojnë në Gjermani, nuk janë nga Shqipëria, por nga Greqia”.

Duke e qelbur fare, Sajmir Tahiri u përpoq që të fliste me shifra, se gjoja Ministria e Brendshme e Gjermanisë është e gabuar, se nga ana tjetër sipas të dhënave që ka Ministria e Brendshme e Shqipërisë i hedh poshtë statistikat që ka Gjermania(sipas Tahirit Gjermania gënjen),se vazhdon në deklaratën e tij, “krahasuar me 7 mujorin e vitit 2014, nga Shqipëria janë larguar këtë vit vetëm  0.6% qytetarë më shumë krahasuar me 7 mujorin e parë të vitit të shkuar”.Cfarë hipokrizie dhe gënjeshtre e paskrupullt e një njeriu të papërgjegjshëm për detyrën që ka marrë përsipër paturpësisht dhe padrejtësisht.

Ndërkohë po Ministria e Brëndëshme e Gjermanisë deklaron me shifra po citoj se, numri i azilkërkuesve për këtë vit nga Shqipëria  krahasuar me 7 mujorin e parë të vitit 2014 është rritur me 500%.E marrë me shifra,në 7 mujorin e parë të këtijë viti,kanë kërkuar azil politik në Gjermani 29.300 persona. Vetëm për muajin Korrik të këtij viti, kanë kërkuar azil 7547 persona. Këtu duhet hequr ata qindra apo mijra njerëz që kanë hyrë në Gjermani, por që nuk kanë plotësuar dokumentet për azil. Duhet hequr gjithashtu edhe ata qindra apo mijra që kan hyrë në shtetet e tjera të Europës si në Francë, Holandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Angli etj.

Jetojmë në një shtet që nuk kontrollon kufijtë e tij detarë dhe as tokësorë. Një shtet që nuk e merr vesh i pari të dytin. Një shtet që nuk merr vesh se sa qytetarë ndodhën në shtetin e tij. Dhe sipas Sajmir Tahirit,fajin e ka Gjermania që njerëzit po ikin. Por fajin e ka edhe opozita “që po i frynë problemit”.Po me të vertetë fajin e ka opozita. Eshtë një opozitë që po pret si “qorri copën”, që Edi Ramën ta këtë mundur zullumi dhe të rrëzohet ashtu pa “pësuar lëndime,në mënyrë qytetare”. Eshtë një opozitë që po mjaftohet për hallet e Shqipërisë me disa deklerata që janë bërë bozë nga selia e PD dhe shqiptarët po presin motivin që të ngrihën në këmbë,jo për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Ilir Metës që “punojnë më mirë”, por që kjo qeveri bastardesh të japë dorheqjën e menjëhershme, ashtu si ja bëri Greqia.

Shqipëria sot po lëngon nga një pasiguri totale e rëndit dhe sigurisë publike. Po vriten njerëz si në një luftë të pa shpallur. Vjedhjet e pasurisë janë bërë shqetësim pa mbarim i qytetarve. Shqipëria sot më shumë po mbjell Kanabis Sativa se prodhime bujqësore. I tmerrshëm ishte lajmi i ditës së djeshme, se në Brindizi u kap nga policia Italiane një avion me drogë që ishte nisur nga Shqipëria! Dhe për turpin e policisë shqiptare, na dolën zëdhënësat e saj me gënjeshtrat e Sajmir Tahirit, se “arrestimi në Brindizi i pilotit të avionit dhe personave të tjerë, ishte operacion i përbashkët i policisë shqiptare me atë Italiane”. Po përse vallë nuk u zhvillua operacioni këtu në Shqipëri ndërkohë kurë u ngarkua avioni me drogë, por u prit të shkonte në Brindizi?

Përgjigjen e jep pa dashur vet policia shqiptare, se avioni është përcjellë nga vet policia shqiptare në bashkëpunim. Përsëri Shqipëria si Hani i Sala Kalit (apo i Stavros – si të doni). Përsëri na dolën në skenë ato mushkonjat e Divjakës. Akoma avion që Edi Ramës i dukën mushkonja! Pamje e përditshme e qyteteve të Shqipërisë janë tagrambledhës me bllok në dorë të policisë së shtetit, terrorizojnë qytetarët, bizneset, se arka e shtetit e vjedhur nga qeveria duhet mbushur. Terrori shtetërorë, varfëria dhe papunësia, janë elementët më kryesorë që Shqipëria po zbrazet.

Po a e di vallë Kryeministri se sa qytetarë ka sot Shqipëria.

Jo,nuk din asgjë. Duhët të ndjehet rehat Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla se kët vit qindra shkolla në të katër anët e Shqipërisë nuk do të hapen më. Fshatrat janë boshatisur,u ka mbetur vetëm emri  dhe kan mbetur vetëm pleq dhe plaka që kërkojnë të vdesin aty duke ruajtur shtëpitë e tyre të ndërtuara me vuajtje dhe djersë në vite. Dhe Kryeministri bën të pa diturin, një kryeministër që ju ka bërë shteti si hani i Sala Kalit. Dhe në samitin e Vjenës, për të gjitha këto arsye, Angela Merkel e la Edi Ramën “në bishtin e karrocerisë”.

Për çdo ditë që kalon dëgjojmë gënjeshtrat e qeverisë dhe të Kryeministrit që flet si përçart, “po bëjmë, do të bëjmë, kam hapur 100 mijë vende pune etj”. Vende pune apo vënde të reja pune, ky është ndryshimi i madh. Eshtë një Kryeministër që përkundrazi ka mbyllur me mijra e mijra vende pune. Ka bllokuar ndërtimet në të katër anët e Shqipërisë, se ja ka ndjerë lezetin 20% në Bashkinë e Tiranës. Janë mbyllur me mijra biznese që kan lidhje me ndërtimin. Mijra e mijra vënde pune janë mbyllur për puntorët e ndërtimit që kan mbetur në rrugë të madhe dhe ja kan msyrë jetës së panjohur të emigrimit, duke i ikur vuajtjes dhe mjerimit.

Ky, njeriu që do të bëjë shtet, po largon nga Shqipëria qytetarët e Shqipërisë, se ndoshta vet nuk dihet se kujt kombësie i përket. Me këtë rast po më kujtohet neni 101 i Kushtetutës së mbretit Zog, jo se po kërkoj që të kemi këtë kushtetutë, por nuk është për t’u çuditur ,në të cilën shkruhet në mënyrë taksative se, “nuk mundet që të bëhët ministër dhe as deputet, një njeri që nga raca e gjaku nuk është shqiptarë”.

Në këtë kontekst, si qytetarë e di se kryeministri i Shqipërisë është me shtetësi shqiptare, por nuk di se në të vertetë se çfar kombësie është dhe nga raca e gjaku mundet që të jetë ose jo shqiptarë. Si është e mundur gjthë kjo papërgjegjshmëri kundër interesave kombëtare? Një kryeministri që i kërkohët nga opozita që të bëjë testin e drogës dhe vetëm zgërdhihet! Dhe përsëri sa aktuale janë lutjet e Konicës në shekullin e shkuar, “O zot ruaje Shqipërinë nga shqiptarët”.Po nga ata që ndoshta nuk janë shqiptarë?Ndoshta duhët të lutemi akoma më shumë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top