MBI ORIGJINËN E FAMILJES ENGJËLLI , ANGJEL, ENGEL (FAMILLE L’ANGE) KOMNENI – PALEOLOGU

NJOFTIM
374482
MBI ORIGJINEN E FAMILJËS ENGJËLLI, ANGJEL, ENGEL (FAMILLE L’ANGE) KOMNENI – PALEOLOGU

ME PREJARDHJE NGA SHQIPËRIA DHE E STREHUAR NË FRANCË
PREJ VITIT 1466 ; NË MBËSHTETJE TË TË DREJTAVE TË MARKEZIT
ENGJËLL KOMNENIT (L’ANGE COMNÈNE-COMNENUS)

MBI PERANDORINË E KONSTANTINOPOJES
DHE
VEÇANËRISHT MBI SHQIPËRINË

Përktheu dhe përshtati : Sefedin (Seff) KRASNIQI

Ne, në Francë, nuk jemi të prirur, në kohën tonë, në përgjithësi, të merremi me një histori të veçantë, veçanërisht në lidhje me një familje jashtë sferës së botës (që njohim) dhe të reduktuar në jetën private. Brezi i sotëm, pasi ka pushtuar gjithçka dhe brezat e kaluar janë harruar krejtësisht e nuk shërbejnë më si paraardhës në nderim për familjet e tyre.

Në gjendjen e tanishme shpirtërore, do të kishte një supozim fitoreje që shpejt do të dënohej me tallje, nëse, në vend që të konstatohej vetëm filiali i paraardhësve të Markezit Engjëll Komneni, do të shërbente si provë për legjitimitetin e të drejtave të tij, i cili shkroi historinë e familjes me një motiv krenarie dhe jo për një dobi të dukshme për pasardhësit e tij.

Synimi i Markezit Engjëll Komneni (l’Ange Comnène-Comnenus) është pra të stampojë kujtimin e Francës dhe të gjithë Evropës, grekëve e shqiptarëve në veçanti, të drejtat e tij ndaj Perandorisë Lindore (Perandorisë se Bizantit) dhe veçanërisht mbi Shqipërinë, djepin e të parëve të tij; me Origjinë të lavdishme për të, pasi edhe e nderon duke qenë i lindur francez, si baballarët e tij, pasi gjetën një atdhe të ri në Francë dhe një azil, veç tjerash, në Nivernais, nën mbrojtjen e mbretërve të Francës.

Familja e Engjëllit vjen nga Filadelfusi i Akarnanisë, kryeqyteti i të cilit ishte qyteti i Artës. Plutarku tregon se ishte një Engjëll (l’Angel); shërbëtor besnik i mbretit Eacid, i cili e ruajti Pirron, atëherë kur ishte në djep, nga tërbimi i vrasësve të këtij princi. Prokopi i Cezaresë shton se Engjëjt e Akarnanisë ( les Anges de l’Acarnanie) shërbyen me nder në ushtritë romake në të gjitha epokat.

Prejardhja e familjes së Engjëllit (l’Ange, Angjel), gjatë ekzistencës së saj në Shqipëri dhe në Perandorinë Lindore nën titujt e guvernatorit të Perëndimit, sebastokratit (titull fisnikësh) të Perëndimit dhe despotit të Perëndimit, si dhe Perandorit të Lindjes, është shenjtëruar në historinë e Kostandinopojës të shkruar në mënyrë të njëpasnjëshme dhe pa ndërprerje, gjatë periudhave që i përgjigjen shkallëve të ndryshme të këtij filiacioni, nga autorë bashkëkohorë (1).

Referencë :

1° Michel Glicas (Mikeli), analet e të cilit janë të rëndësishme për sundimin e Alexis Comnenus (Aleksis Komnenit). – Ciname, autor i tregimit të perandorëve Gjon dhe Manuel Komneni (Jean et Manuel Comnène). Nicétas, që nga vdekja e Aleksis Komnenit (Alexis Comnenus )i qujtur i Madhi, deri në perandorinë e latinëve në 1205. Georges Acropolyte (Gjerj Akropoliti), gjatë perandorisë së latinëve deri në 1205. – Georges Pachymère, gjatë sundimit të Michael I, dhe të Andronic, i quajtur Plaku, nga familja Paleologu. – Perandori John Cantacuzene, autor i historisë së kohës së tij, nga vdekja e Mikaelit I deri te Gjon Paleologu. Jean Ducas, vazhdimësi i historisë së perandorit John Cantacuzene. – Théodore Métochyte, autor i një historie të Kostandinopojës, deri më 1302. – Nicephore Grégoras deri në 1341.-George Gémists. – Phranzès, nga pushtimi i Kostandinopojës deri në 1461. – Kalkondili, autor i përhapur por i pasaktë i një historie të turqve nga viti 1298 deri në 1462.

2°. “Në Dukatin e Neverit ekzistonte dikur një familje fisnike e huaj engjëjsh, e cila sipas emrit të saj vinte nga Greqia (lexo: Perandoria Bizantine) dhe që pas vdekjes së Skënderbeut do të ishte larguar nga Dalmacia (lexo: Shqipëria) për në Francë. Ky mendim është konsistent … ”

1° Stema origjinale e familjes LANGHE të Berquiny (Vieux-Berquin) bailiwick e Cassel (Flandër) në fillim të shekullit të 16-të

2. Stema origjinale e familjes LANGE të Saint-Parize-le-Châtel (Nièvre – Burgundy) fundi i shekullit të 15-të

3. Stema që rrjedh nga familja e LANGE / de LANGES (Nevers, Lyon) pas aleancës “Amanzé” në shekullin e 16-të.

4. Stema e familjes së LANGE de la Nièvre dhe de Lyon, dhe ENGEL-COMNENE e Nièvre, Saintonge dhe Poitou

5. Stema e familjes Engjëll (l’Ange, Angjel, Angel) të Nièvre dhe Lion, nga Arkivi i Frances

NB : Për ndriçimin dhe qartësimin e pronësisë së shqipatëve, por edhe të grekëve, në Perandorinë Bizantine, askush s’mund të jap kontribut më të fuqishëm dhe të denjë se sa historianët arvanitë të Greqisë. Ata, thjeshtë duhet të kërkojnë nga priftërinjtë hapjen e kishave dhe manastireve dhe të hulumtojnë në arkivat dhe bibliotekat e tyre.

Rreth këtij libri

Kjo është një kopje dixhitale e një vepre të mbajtur për breza në raftet e një biblioteke përpara se të dixhitalizohet me kujdes si pjesë e një projekti për të lejuar përdoruesit e internetit të zbulojnë të gjithë trashëgiminë letrare të botës.

Meqenëse ky libër është relativisht i vjetër, ai nuk mbrohet më nga ligji për të drejtën e autorit dhe tani është në domenin publik. Shprehja “në domenin publik” do të thotë se libri në fjalë nuk i është nënshtruar asnjëherë të drejtës së autorit ose se të drejtat e tij ligjore kanë skaduar.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top