MASKAT E RREJSHME DHE VI-RUSËT E VËRTETË!

SHKRUAN: AHMET ASANI

Në përgjithësi në këtë botë, e më së shumëti nē jetën ndërnjerëzore, shumë njerez e shumë veprime nuk janë ashtu si duken e aq më pakê si prezantohen! Kjo ështê kështu, nga që një pjesë e njerëzve, gjithëmonë fshihen pas maskave të tyre të rrejshme!
Sikur maskat që i bartin këta njerëz të ishin maska që pasqyrojnë karakterin e tyre të vërtetë, atëherê kjo do ishte gjë e mirë! Mirëpo, për dallim nga teatri ku ai që luan rolin e djallit bartë rrobat dhe maskën e djallit, në jetën e përditshme njerëzit te cilët luajnë rolin e djallit vendosin maskë e cila atyre u jep pamje te engjullit shpëtimtar!
Thuhet se edhe Stalini e Enver Hoxha, në biseda me bashkepuntoret e tyre kanë qenê shumë të afert, shumë njerëzor e të buzeqeshur, biles pas çdo bisede janë ngritur ne kembe, ua kanë çit dorën mbi shpatull bashkepunetoreve te tyre dhe i kanë percjellur deri te dera, me “respekt” e fytyrë -maskë engjullore!
Tani nuk do te merrem ketu me karakteret narcisoide e diktatoriale të Jozef Stalinit e Enver Hoxhës, sepse rrezik ështê qê edhe facebooku të ngulfatet e bllokohet, por qellimi eshte qe lexuesit t’i bëhet me dije se keta dy diktatorë komunist i kanë bere keto sjellje, jo pse i kanë dashur bashkëpunëtoret e tyre, por se me keto sjellje te maskuar si engjuj, i kanë bere per vete, i kanê bere qe t’ju besojnë dhe t’ua hapin zemren atyre! Dhe ne fund dihet cili ka qenê fati i gjithë bashkëpunëtorëve me te afert të Stalinit e të Enverit – litari ose plumbi në kokë!
Prandaj ata që kanë vendosur të jetojnë pa maska, duhet të mësohen si t’i njohin ata të cilët jetojnê me maska! Pra, e gjithë filozofia e kesaj jete është si t’i detektojmê njerëzit me maska dhe pa humbur kohë e energji ta dallojmê të keqen dhe të largohemi nga ajo!
Mjerisht shumica e njerëzve që jetojnë në menyrë natyrale, ashtu edhe si do duhej të jetohej, pa maska, nuk kanë mësuar fare nga jeta dhe vazhdojnë ta bëjnë të njejtin gabim të cilin e kanë bërë bashkëpunëtoret e Stalinit e të Enverit – nuk arrinë ta dallojnë të keqen nga e mira e as djallin nga engjulli derisa një ditë të infektohen e vampirizohen siç janë infektuar e vampirizuar disa që ketu e 47 vite nuk pushojnë së lozuri rolin e “melaqes së gurit”!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top