Tërheqja e Njësisë Speciale të Policisë së shtetit dhe ofendimi i orkestruar që ndodhi ndaj tyre gjatë ditëve të kaluara, e shpërfaqi hapur dështimin e madh të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij sovjeto-islamike.
Sot, më 2 tetor të vitit 2021, e ndodhur mes shumë zjarresh dhe e sulmuar nga të gjitha anët, Njësia Speciale e Policisë u tërhoq nga veriu, duke i dorëzuar sovranitetin shtetërorë e integritetin territorial marrëveshjes së sponzorizuar nga zyra e Sorosit në Beograd dhe mbështetësve të saj në Bruksel (KFOR-i aktualisht po i zbaton urdhërat e kësaj zyre).
Fatbardhësisht, Njësia Speciale e Policisë ia doli të ruaj gjakftohtësinë e pjesëtarëve të saj, gjë që befason shumëkend, sepse ishte duke operuar në situatë aspak të lehtë, por ajo nuk arriti të zbrapsë kriminelët e luftës në të gjithë territorin e vendit, për shkak se këtë detyrë, atyre nuk ua besoi qeveria dhe kryeministri i popullit punonjës të republikës së re sovjeto-islamike!
Albin Kurti, pjesëtarët shqiptarë të Njësisë Speciale të Policisë i dërgoi me plan të paramenduar, drejt e në gojën e ujkut!
Kryeministri mburravec, Njësinë Speciale të Policisë e la për disa ditë në mëshirën e pengmarrësit Radojçiq! Ata i shau, i poshtëroi, e në fund i largoi me turp masa e grumbulluar e kriminelëve të luftës dhe për habinë tonë, këtë rrjedhë shumë të pakëndshme ngjarjesh, lideri i LVV-së po e feston si fitore të madhe!
A mund të shpjegohet ndryshe kjo sjellje e Albin Kurtit, apo duhet ta kuptojmë ashtu siç ndodhi realisht, si veprim i paramenduar dhe i koordinuar mes shërbimeve të inteligjencës islamosllave!?
Votuesit të LVV-së
Erdhi dita që ta kuptoni se ne shqiptarët nuk ndjehemi fitimtarë e as të entuziazmuar me përzgjedhjen e juaj, sepse marrëveshja që rezultoi pas ndërmjetësimit në Bruksel, është shërbimi më i madh i një të krisuri në krye për kryeçetnikun e Beogradit, që nga koha e sundimit islamosllav e komunist të Rrahman Morinës.