Shkruan: Adriatik Riza Dosti
Ne prag te kremtimit zyrtar te 70 vjetorit te tij, i cili do te zyrtarizohet permes nje mbremje jubilare festive te Henen me 4 Prill 2016 ne Tirane, KS Partizani i eshte rikthyer Yllit te verdhe ne fanellen zyrtare te perfaqesimit te tij. Me kete rast dua te shfaq pa as me te voglen tendence e keqdashesi opinionin tim personal…
Se pari i uroj ketij klubi me kaq shume tradite, histori , tituj e trofe: gezuar 70 vjetorin e themelimit te tij.
Pa dyshim qe Partizani eshte nje nga klubet sportive me popullore ne Shqiperi dhe fama e arritjet e tija nder vite i kane klaluar jo rralle here kufijte e Shqiperise. I sukseshem ne disa lloje sporti, me tituj, trofe e medalje te shumta ne arenen kombetare e nderkombetare, me sportiste yje, talente te rralla e ekipe te shkelqyera e sportiste shume te nderuar e te respektuar. Partizani jo rastesisht ka prej dekadash mijera e mijera tifoze e simpatizante te tij pasionante e qe e ndjekin me admirim te madh kudo. Rrezultatet e ekipeve te tij ne Futboll, Basketboll, Volejboll, Qitje, Mundje, Ciklizem, Peshengritje, Atletike, etj. nder vite kane qene me shume se sa impresionuese.
Emrat e B. Fagut, Panos , Resmes, Mustes, Y. Shehut , A. Fagut, K. Zaces, K. Mushit, G. Cacit, Y. Tomorrit, D. Fagut, B. Agalliut, A. Feraizit, A. Huqit , E .Karabollit , M. Cukes, L. Dukes, F. Bushit, A. Lames, S. Gjeneralit, I. Tares, F. Bajraktarit etj. etj. jane e mbeten jo vetem krenaria e historia brilante e ketij klubi, por njeheresh edhe krenaria e respekti i sportit tone kombetar. Personalisht kam pasur e kam marredhenie te shkelqyera miqesore e deri edhe familjare me shume sportiste e sportiste te ketij klubi si dhe me shume trajnere e drejtues te tij per vite e vite me rradhe, ndaj kurdohere respekti e simpatia kane qene reciproke dhe teper korrekte. Tani le te dalim tek historia e rikthimit te simbolit te vjeter te ketij klubi, ne fanellen e tij,…Yllit…
Per mua personalisht eshte nje ide, zgjidhje e zgjedhje krejtesisht e gabuar dhe e demshme per kohen e sotme. Se pari KS Partizani u themelua me 4 Prill 1946 nen shembullin e levizjes se gjere e masive fiskulturoro – sportive te Mikut te madh te Shqiperise per ate kohe, Bashkimit Sovjetik te Baba Stalinit .
Por imitimi origjinal kete rradhe do te vinte nga ”nje mik” tjeter yni me i afert gjeografikisht, Jugosllavia e Titos. Gjashte muaj me pare ata kishin themeluar, saktesisht me 4 Tetor 1945 Partizanin e tyre te Beogradit i cili mbante gjithashtu nje yll sovjetik ne fanellen e tij zyrtare te perfaqesimit. Ylli i verdhe, absolutisht qe eshte zyrtarisht simboli bolsheviko – komunist i Bashkimit Sovjetik te Lenin – Stalinit. Ky lloj ylli ka qene per dekada me rradhe simbol zyrtar ne flamurin e tyre shteteror pa folur qe ishte kudo per te simbolizuar komunizmin fitimtar e Bashkimin e lavdishem sovjetik te Stalinit.
Pas renies se Murit te Berlinit, shperberjes se ish-Bashkimit Sovjetik, shperberjes se ish-Jugosllavise etj., pra renies se komunizmit ne vendet e Europes Lindore, ishin te parat vete keto vende qe e hoqen Yllin si simbol komunist nga simbolet e tyre zyrtare shteterore. Keshtu vepruan Rusia e mepasme, Serbia, Rumania por edhe vendi yne, Shqiperia, qe e kish mbajtur kudo, madje edhe ne flamurin shteteror, si imitim besnikerie ndaj bolshevizmo – komunizmit stalinisto – titist per gati gjysem shekulli me rradhe.
Ylli i nje stili e ngjyre te tille nuk ka asnje lloj lidhje e perqasje me asgje shqiptare ne vete historine e Shqiperise te te gjitha periudhave, prandaj me llogjike te ftohte e me asnje lloj tendence mund te thuash, mire per ate kohe, u mbajt se ashtu ishte koha e rregjimi, po sot rikthimi i tij ne menyre kaq demonstrative, per mua duket jo vetem i pa justifikuar por nuk ka asnje lloj kuptimi llogjik.
Une do ta quaja pa hezitim si nje perpjekje te trishtuar te nostalgjikeve te dikurshem te asaj kohe, por edhe nje lloj provokimi jo te vogel ndaj vete Shqiperise e shqiptareve te cilet te pakten zyrtarisht jane ndare nga ky lloj Ylli i Stalinit e i Titos, qe me 1991. Kam pershtypjen se kjo ide e gabuar e atyre qe e zyrtarizuan rikthmin e tij ne kete 70 vjetor te klubit se pari prish e demton jo pak, vete imazhin e historise se respektuar te ketij klubi dhe te sportisteve te tij legjendare nder vite.
Thone qe kryesia e klubit dhe komiteti organizator i kremtimit te festes se te kuqve ka marre ne konsiderate me kete rast propozimin e tifozeve te tij, per rikthimin e Yllit!
Jo zoterinj, serisht keni gabuar. Tifozet po te duan individualisht apo edhe ne menyre kolektive le ta mbajne ate simbol te se shkuares neper fanellat, kemishat, xhaketat, kapelet e shtepite e tyre: madje po te duan le ta vene edhe ne balle, ndersa puna e perfaqesimit zyrtar te klubit eshte nje problem krejt ndryshe! Ai simbol le te hyje e le te mbese aty ku eshte shkruar historia jo pak e respektuar e ketij klubi, ne Muzeun e KS Partizani, ku pershkruhet e gjithe rruga e tij sportive disa dekadeshe.
Ka njeqind forma, menyra e simbole per ta perfaqesuar, identifikuar e paraqitur KS Partizani, sot ne vitin 2016 shume e shume here me bukur, ne menyre me fisnike e me dinjitoze se sa me idene e gabuar e provokuese te rikthimit te ketij ylli te verdhe, simbol tipik i komunizmit bolshevik.
Sidoqofte, ky eshte mendimi e opinioni im personal. Ata qe e kane veshtire te ndahen nga e shkuara jone fatkeqe, natyrisht qe mendojne ndryshe, ndaj edhe veprojne ndryshe. Le te bejne ç’te duan e le te mendojne si te duan, une per vete shpresoj e besoj se nuk e kam gabim per gjithe sa thashe me lart ne kete opinion timin, gjithnje ne respekt te ketij klubi, sportisteve, trajnereve e drejtuesve te tij shume te respektuar nder vite, por edhe te tifozeve e dashamiresve te tij te shumte kudo. Nuk mund ta shaj dot Partizanin per yllin e tij e ne kohen kur e mbante, por ama nuk mund ta pranoje dot tani, pasi per mua eshte simbol krejtesisht i pakuptimte, fyes e provokues ne kohen qe jetojme.
Nuk ma do zemra por edhe nuk me nxe goja ta them, por meqenese e bete zyrtare, ashtu sic dijtet vete, pra partizanshe, s’me mbetet gje tjeter por me keqardhje tu them: Ma Gezofsh Yllin o Partizan dhe i pafsh hajrin, ate lloj ”Hajri ” qe Bota, Europa dhe Shqiperia ne veçanti ja pane mire per 50 vjet rradhazi…