SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
Ne, në Zhilivodë (e fillova fjalinë sikur Albini që thotë : – Ne, në Vetëvendosje !) e kemi pasur në lagjen e Naltë, afër shkollës, një mixhen Mehë. Ka qenë i varfër por i papërkulshëm dhe shumë besnik. Në të vërtetë, të varfër ishim të gjithë, sepse Zhilivoda e ka bartur mbi supe gjithë peshën e pushtetit të Rankoviqit për gjysmën e Drenicës dhe një pjesë të Rrafshit të Kosovës.
Historia e mixhes Mehë, që e tregonte ai vet, është e shkurër, por interesante :
– E kam pasur bre mixhë, tregonte, një kumar nga Gradica. Sa herë vinte për ndejë, pasi hante e pinte mirë, më rrahte për pikë të qefit. E keqja më e madhe ka qenë, se as nuk mund t’i hidhërohesha, sepse të nesërmen më thonte që më ka rrahur nga DASHNIA !
Edhe LVV, gjithë ditën e mbytë shpulla e shkelma LDK-në, me akuza krejt pa sens, veç pse çohet dikush jerëm nga LDK dhe thotë se na takon Presidenti (psh : Imri Ahmeti). Wow, u çuan i madh e i vogël, sikur në kohën e diferencimeve, e shkelmuan LDK-në, ku e gjeten, e ku s’e gjeten, e imagjinuan, mu sikur kumara mixhen Mehë.
Ose, ditë më parë, Luta, në vend të mirëmengjesit i tha dikujt rrugës për në komunë:
– Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së !
Vetëvendosje dhe do gazetaruca e analuca gati e bënë synet Luten për së dyti.
LVV, pas dy ditësh, mbajtën takim prapë me LDK dhe thanë ; 80 % po na pëlqen DASHNIA !
Hec e bjeri në fije kësaj DASHNIE ?