Shkruar nga Nebil Çika
Ju kujtohet kur Edi Rama e thërriste me ironi “Luli i vocërr” ?! Nuk e kam dëgjuar ta bëjë më, të paktën jo pas 19 shkurtit 2017 . Luli “i vocërr” nuk është me i tillë as për propagandën prej lacash te kundërshtarit të tij politik . Tani jo vetëm Ramës por edhe shume prej kundërshtarëve e skeptikëve ndaj tij , jashtë dhe brenda PD , ai u duket te paktën me përmasa reale si politikan e njeri, ndërkohë qe për miliona shqiptar qe presin një zgjedhje ,një dalje nga halli qe i ka zënë me qeverinë ai është pa dyshim “Luli i madh “
Për shkak te propagandës denigruese mediatike te medieve nen kontrollin e qeverise shume kishin besuar qe ne 18 shkurt thirrjes së Bashës për protestë do te përgjigjeshin ka shume shqiptare. Thuhet se ishte protesta e PD=se por ne fakt ishte protesta e Bashës e para e mbledhur 100 % për te , me besimin se ai i ka atësitë dhe mundësitë për ta udhëhequr këtë vend e për ta ndjere nga halli ku e ka futur kjo qeverisje banditësh me shume se politikë .
Ne 18 shkurt Basha së pari mori në kontroll të plotë PD-në. Jo se nuk e kishte zyrtarisht por një pjese e konsiderueshme e opinionit publik e shikonte me dyshim lidershipin e tij kjo nen efektet e hijes së rendë ne PD e politikë shqiptare të paraardhësit të tij Sali Berisha . Por skeptik e dashakeqës nuk ishte vetëm një pjese e ozononit publik por edhe zëra te spikatur nga vete PD-ja . Dukeshin të befasuar , madje te nxire, ditën e protestës së madhe. Disa edhe munguan me sebepe e arsye të ndryshme megjithëse e kishin akuzuar për vite të tërë për “opozite të butë” dhe i kishin kërkuar te dilte ne rruge ,në protestë.
Ja sheshi ja mejdani ! Luli ka dale ne shesh , ju ku jeni !
Por gjithsesi te ngeleni tek thelbi tek ata që duan, msndojnë e besojnë tek Luli i madh. Ata janë miliona shqiptare , anëtarë e simpatizantë te PD, elektorati i djathtë, qytetare pa parti madje edhe shume mbështetës e votues te deritanishëm te se majtës ish komuniste Rama- Meta .Nga te gjitha shtresat shoqërore, ish te përndjekur politike te komunizmit , biznesmenë , intelektuale , punëtorë, fshatarë, te pa punë , emigrantë studente e nxënës . Atyre Luli u duket i madh se besojnë se ai mund te përballet me te keqen që për ata është qeveria Rama= Meta. Ata besojnë tek Luli i madh pasi mendojnë se ai do ti qëndrojë deri ne fund fjalës së dhënë pavarësisht presionit te kundërshtarëve , sterkëmbëshave të brendshëm dhe ndërkombëtarëve ideologjike e te korruptuar nga qeveri deri tani për 15 dite rresht ai ja ka dalë dhe logjikisht nuk ka me kthim mbrapa .
Kërkesat e tij “qeveri teknike” etje mund te duken të mëdhe por ato janë minimale e bazike për demokracinë e shtetit ligjor pasi te gjitha ato qe ka kerkuar deri tani synojnë te garantojnë vetëm një gjë: Zgjedhje te lira e të ndershme , gjë e vështirë për tu besuar e realizuar ne realitetin politik shqiptar dhe veçanërisht nen një qeverisje me Edi Ramën kryeministër .
Por në se Basha kërkon qeveri teknike ata qe besojnë tek Luli i madh kërkojnë e presin prej tij shumë më shumë se kaq. Paralel me qeverinë teknike Basha po prezanton hap pas hapi ofertën e tij për shqiptarët si kryeministri i ardhshëm i vendit , një program i joshësh dhe logjikisht i realizueshëm te paktën në aspektin teorik , gjë qe e shton numrin e shqiptareve qe besojnë tek Luli i madh por edhe riskun e tij për ta mbajtur e merituar deri ne fund këtë status politik te pas 18 qershorit .
Qëndresa që njerëzit kërkojnë aktualisht prej tij është e rëndësishme por nuk mjafton për ta çuar deti n e fund atë që perceptohet e pritet prej tij nga mbështetësit. Trimi i mire me shokë shumë -thotë proverbi . Në se sot në protestë ai ka shokë mijëra qytetare shqiptare nesër kur kjo te mbaroje e politika të kthehet në situate normale “shokët “ e tij do të janë ata qe ai do të zgjedhe ti ofroje si pjesë e ekipit te realizimit te atyre qe ai premton . Me shumicën e atyre që njihen sot zyrtarisht si “shokë “ të tij ne krye te PD –se e opozitës nuk ka gje e vije . Nje pjese e konsiderueshme e tyre as qe duken tek çadra e protestës . vijnë kur vjen ai për te bere ndonjë selfie dhe zhduken. Por edhe kur vijnë me shume prishin punë. Duket se edhe Luli e ka kuptuar këtë gjë që nuk i merr nga pas në daljet e tij publike . Por sigurisht qe ne krah te tij ka edhe “shokë” që publiku i vlerësona . Shumica të pa provuar ne politikë por edhe nga ata qe e kane kaluar provën e zjarrit.
Protesta, ai bulevard , ajo çadër , përveç të tjerash i kujtoi Bashës dhe publikut qe PD dhe e djathat ka pasur e ka aq shume burime njerëzore për tu përfaqësuar politikisht e elektoralisht sot e qeverisur nesër . Çfarë dreqi ndodh qe kur behën zgjedhje e përzgjedhje te përfaqësimit politik mbylleym sytë e nuk i shikojmë. Prandaj them qe pjesë e të qenit i madh është dhe mbetet edhe kjo pjesë qe Lulit i duhet ta bëjë . Nuk ka kuptim të pretendosh pastrosh plehrat e gjithë vendit pa e nisur se pari nga shtëpia jote . Basha tani besoj se e di që të pastroj PD nga plehrat, ata që gjeti dhe ata që solli vetë. Beteja me me te keqen e vet është po me qa rendësi sa ajo me Ramën . Mund te dukesh i madh por nuk je i tillë kur rrethohesh nga të vegjël por ky është një shkelim i rremë.
Perceptimi “i madh” nga publiku është ne fakt edhe një hall, një peshe e madhe për Lulin . Arritja deri këtu mund të jetë e vështirë por mbajtja e këtij statusi do te jetë edhe më shumë i vështirë . Basha i madh nuk është i vetmi politikan që ka shkëlqyer ne opozitë por ne nuk mund të pashkojme dot ne se do ta ruaj këtë status edhe ne pushtet. Ajo qe mund te themi sot me siguri është: që përtej ironisë se kundërshtarit Rama dhe zilisë të disa prej te vetëve , Luli “i vocërr “ ja doli të jetë i madh !