Luftërat ballkanike dhe pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912

7, Qer, 2020 | HISTORIA

SHKRUAR NGA DR. QAZIM NAMANI

Për shtrirjen e shqiptarëve edhe në pjesën qendrore të Serbisë gjatë shekullit XVIII e XIX, gjejmë burime të shkruara edhe nga autorët serbë ( Shih Fig, 1). Duke ditur se në këtë periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonin nëpër qytetet e Ballkanit, mund të pohojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të rajonit ishte me origjinë shqiptare. Mendoj se politika ruse dhe serbe sipas platformës së tyre i shfrytëzoni shqiptarët ortodoks që tani kishin hyrë në fazën e sllavizmit, pasi që ata e dinin gjuhën, traditën dhe depërtonin te liderët dhe feudalët shqiptar pa asnje problem. Fatekeqesisht lidërët shqiptar në munges të platformës kombëtare dhe unitetit,  nuk i kan kuptruar në hollësi hilet e politikës ruso-serbe, dhe përmës këtyre njërëzve i zhvillonin bisedimet për çështjet më të rëndësishme në rajon.

 

Fig. 1. Dëshmi nga literature serbe, se Kraleva në vitin 1784, i  kishte vetëm 11 shtëpi serbe dhe 89 shqiptare.

Fig. 1. Dëshmi nga literature serbe, se Kraleva në vitin 1784, i kishte vetëm 11 shtëpi serbe dhe 89 shqiptare.

 

Në ndikimin e politikës ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, nacionalizmi serbë një shkallë të urrejtjes ndaj popullit shqiptar dhe pushtimit osmanë të trevave të Ballkanit. Siç mësojmë nga literature serbe mësojmë se deri në vitin 1834, kishte pasur shumë pak banorë serbë. Bazuar në regjistrimin e parë të shtëpive në vitin 1834, menjëherë pas fitimit të autonomisë, vërejmë se në Beograd shtëpi serbe dhe të hebrenjve ishin regjistruar 769 shtëpi apo 25%, nga numri i përgjithshëm i shtëpive në qytet, por për një periudhë të shkurtë, në vitin 1846, numri i shtëpive për këto dy komunitete shtohet në 1720 apo në 45% nga numri i përgjithshëm (Shih Fig, 2).

Fig. 2. Dëshmi nga literature serbe për regjistrimin e shtëpive në Beograd, gjatë vitit 1834 dhe 1846

Fig. 2. Dëshmi nga literature serbe për regjistrimin e shtëpive në Beograd, gjatë vitit 1834 dhe 1846

 

Po ashtu nga burimet e kohës është e ditur se gjatë kësaj periudhe në qendrën e Beogradit jetonin hebrenjtë dhe shqiptarët, andaj me qenë se numri i serbëve ishte shumë i vogël, gjatë regjistrimit të shtëpive dhe popullatës në fillim për ta shtuar numrin e serbëve, me ta përfshiheshin edhe hebrenjtë e më vonë edhe vllahët.

Shumë nga vllahët që ishin vendosur për të jetuar në Beograd, ishin nga vendbanimet shqiptare si: Janina, Elbasani, Manastiri, Ohri, Nishi, e Shkupi, (Shih Fig, 3).

Fig. 3. Dëshmi nga literature serbe për shkuarjen e vllahëve në Beograd nga qytetet shqiptare

Fig. 3. Dëshmi nga literature serbe për shkuarjen e vllahëve në Beograd nga qytetet shqiptare

 

Nga literatura serbe, kuptojmë se pas autonomisë serbe e deri në vitin 1867, nuk kishte ndonjë politikë, për ndryshimin e strukturës së popullatës që ishte koncentruar gjatë atyre viteve në Beograd. Deri në këtë kohë në Beograd ishin koncentruar, banorë të ndryshëm, që flisnin gjuhë të ndryshme, dhe kishin tradita të ndryshme, sa që edhe nuk kuptoheshin mes veti. Pas këtij viti u ndërmorën disa veprime politike, për asimilimin dhe serbizimin e pjesëtarëve të komuniteteve tjera që i vendosën për të jetuar në Serbi (Shih Fig, 4).

Fig. 4. Dëshmi nga literature serbe se deri në vitin 1867, në Beograd kishin shkuar për të jetuar shumë komunitete që flisnin gjuhë të ndryshme dhe kishin tradita të lloj llojshme.

Fig. 4. Dëshmi nga literature serbe se deri në vitin 1867, në Beograd kishin shkuar për të jetuar shumë komunitete që flisnin gjuhë të ndryshme dhe kishin tradita të lloj llojshme.

 

Autorët serbë duke u bazuar në dokumentet historike të arkivit të Beogradit dhe literaturës për kujtimet e qytetarëve të vjetër të Beogradit, ka mjaftë emra. Po e përmendim që është Arnautovic Ilija, që ishte kolonel dhe oficer i shquar, është quajtur ashtu sepse kishte ardhur nga jugu, prej trevave shqiptare. Nga kjo kuptojmë se oficerët e parë të ushtrisë serbe, pjesa dërmuese kishin origjinë shqiptare që kishin shkuar në Beograd nga trevat shqiptare(Shih Fig, 5).

Fig. 5. Argumente nga literature serbe se shumë oficer të ushtrisë serbe gjatë krizës lindore kishin origjinë shqiptare

Fig. 5. Argumente nga literature serbe se shumë oficer të ushtrisë serbe gjatë krizës lindore kishin origjinë shqiptare

 

Përveç ushtrisë nga trevat jugore shqiptare, kishin shkuar për të jetuar në Beograd, edhe njërëz me profesione të ndryshme (Shih Fig, 6).

Fig. 6. Dëshmi për shumë qytetarë të Beogradit, që kishin shkuar nga trevat jugore dhe  kryanin profesione të ndryshme.

Fig. 6. Dëshmi për shumë qytetarë të Beogradit, që kishin shkuar nga trevat jugore dhe kryanin profesione të ndryshme.

 

Nga territori i Maqedonisë së sotme në Beograd kishin shkuar, një numër i madh i banorëve, me origjinë shqiptare të besimit ortodoks që me kohë u serbizuan (Shih Fig, 7).

Fig. 7. Dëshmi për shkuarjen e qytetarëve për të jetuar në Beograd, nga trevat e Maqedonisë së sotme.

Fig. 7. Dëshmi për shkuarjen e qytetarëve për të jetuar në Beograd, nga trevat e Maqedonisë së sotme.

 

Siç do të shohim më vonë, këta shqiptarë që në këtë periudhë u vendosën në Beograd, e të cilët u serbizuar, dhe hynë në strukturat ushtarake serbe, ata i bënë krimet më të mëdha ndaj popullatës shqiptare, gjatë krizës lindore, dhe krimet më të rënda në të gjitha fushatat ushtarake që i zhvillojë Serbia më vonë ndaj popullit shqiptar.

Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, në Serbi u krijuan organizata të shumta rinore dhe institucionale që luftonin mes veti edhe për ta marrë pushtetin.

Në gusht të vitit 1901, një grup oficerësh të rinj, të udhëhequr nga kapiteni Dragutin Dimitrijevic Apis, e themeluan organizatën çetnike “Dora e Zezë”, ky ishte një grup konspirativ i organizuar kundër dinastisë Obrenoviçëve.

Foto, 1 dhe 2. Bandat e çetnikëve serbë që gjatë vitit 1905-1908, vepruan  në  shqiptare të Maqedonisë së sotme

Foto, 1 dhe 2. Bandat e çetnikëve serbë që gjatë vitit 1905-1908, vepruan në shqiptare të Maqedonisë së sotme

 

Nga kjo organizatë e fshehtë që vepronte në Shkup, u kryen krimet më të rënda ndaj popullatës myslimane shqiptare. Shqiptarët nga aksionet e pjesëtarëve të kësaj organizate u masakruan në mënyra të ndryshme. Shqiptarët në vazhdimësi ishin të ndjekur, të vrarë, të dhunuar, dhe shpesh herë nga aksionet e bandave të tyre  kufomat e shqiptarëve të vrarë  hidheshin në lumin Vardar.

Foto 3. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Prilep, dhe Foto 4. Banda e çetnikëve serbë e themeluar  në Manastir

Foto 3. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Prilep, dhe Foto 4. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Manastir

 

Vasilije Trbiç, ishte një çetnik serbë, i cili gjatë vitit 1908, me bandën e tij, i kishte masakruar banorët shqiptar në fshatin Braillovë e Desovë, në komunën e Dellovës, që shtrihen në pjesën qendrore të Maqedonisë afër Prilepit. Në Braillovë nga plaçka që kishte bërë në familjet shqiptare ai e ndërtojë kull.  Gjatë masakrës, të gjallë e kishte lënë vetëm një foshnje në djep. Foshnja ishte një vajzë të cilën e kishte veshur në rroba serbe dhe në djep e kishte lëshuar në mes të fshatit. Pranë djepit ai e kishte shkruar dhe parullën se prej tash këtu do rriten vetëm foshnje serbe. Ajo foshnje e kishte emrin Emine, ishte një vajzë nga fshati Desovë e familjes Bajraktari. Familjarët shkuan natën e morën vajzën, të cilën e rritën, por nga presionet e shumta nga pushtetarët sllav, që kërkonin ti martonin me dhunë vajzat e kësaj familje me çetnik serbë, ajo detyrohet të  shpërngulet në Turqi. Përveç masakrave të shumta që kryen ndaj familjeve shqiptare, këta çetnik cenuan edhe nderin familjarë të shqiptarëve në këto anë, duke marrë për gra vajzat e shqiptarëve.

Foto 5. Dëshmi e masakrave të kryera në Preshevë gjatë vitit 1913

Foto 5. Dëshmi e masakrave të kryera në Preshevë gjatë vitit 1913

 

Bashkëpunimi dhe bisedimet shqiptaro-serbe kishin filluar që nga fillimi i shekullit XIX. Të rikujtojmë se ato u shtuan gjatë kryengritjeve shqiptare të viteve 20 të shekullit XIX, kur Mustafa Pashë Bushatliu, bashkëpunojë me Millosh Obrenoviqin, përmes informatorëve të tyre. Me Millosh Obrenoviqin bashkëpunojë edhe Mahmud Pasha i Nishit, i cili në shkurt të vitit 1831 kishte kërkuar para të Princ Milloshi. Princi Millosh i kishte dhënë ndihma edhe Mahmud Pashës së Nishit, dhe atje e kishte dërguar si informator të tij Dimitrije Tiricin. Kjo i shkonte për shtati princit Millosh, pasi që ai ishte shumë i interesuar që në Nishë të këtë njeriun e vet. Princ Milloshi e zgjodhi që ta dërgoj në Nish Dimitrije Tiricin, pasi që ai kishte lindur në Nishë, ishte i arsimuar në perëndim dhe e njihte mirë edhe gjuhën osmane. Tirici u dërgua në Nish përmes konsullit të Beogradit me arsyetimin kinse dëshiron që të kthehet e të jetojë në familjen e vet.

Sipas burimeve arkivore serbe dhe një tregtari nga Aleksinci, të quajtur me emrin Gjorgje, i cili prej datës 12-24 prill të vitit 1844, kishte udhëtuar deri në qytetin e Manastirit, ai kishte treguar se, rruga në ato vise ishte bërë e pasigurt, prej kryengritësve shqiptar. Sipas rrëfimeve të tij midis Velesit dhe Shkupi, në atë kohë ishin mbledhur, rreth 8000 kryengritës shqiptar. Siç duket ku nuk kishte qenë ndonjë tregtar, por ishte ndonjë agjentë serbë, që e kishte pasur si detyrë të jap informata, për zonën në mes të Nishit dhe Manastirit, andaj për këtë kishte shkuar në Manastir, ku ishte koncentruar ushtria e sulltanin.

Siç shihet Millosh Obrenoviqi e kishte krijuar mundësinë e lidhjeve në mes të serbëve dhe shqiptarëve ortodoks në rrethinën e Kumanovës, Velesit, Prilepit, Manastirit, Ohrit, Tetovës e Shkupit. Këto lidhje u forcuan edhe më shume në dekadat e më vonshme, dhe kjo ndikojë që nga ndikimi i shkollave laike serbe dhe kishës ortodokse, shqiptarët ortodoks të këtyre anëve  në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, të serbizohen. Të mbështetur në shqiptarët ortodoks të serbizuar në qytetin e Shkupit u themelua në vitin 1901edhe organizata çetnike Dora e Zezë.

Foto 6 dhe foto 7. Banda të çetnikëve serbë të organizuar nga Dra e Zezë, në trevat shqiptare të Maqedonisë

Foto 6 dhe foto 7. Banda të çetnikëve serbë të organizuar nga Dora e Zezë, në trevat shqiptare të Maqedonisë

 

Njëri ndër çetnikët që bëri krime të shumta ndaj shqiptarëve ishte edhe  Vojsllav Tankosić. Vojislav Tankosić, lindi në Ruklada, në rajonin e Tamnavës afër Valjevës ,me  20 shtator 1880 dhe ka vdekur  më 2 nëntor 1915. Familja e tij më parë kishte ardhur për të jetuar në rrethinën e Valevës, prej një zone boshnjake. Siç shihet me veprimtarinë e tij që e zhvillojë para luftërave ballkanike, i maskuar si shqiptar që veprojë në trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme dhe në Kosovë, lenë të kuptohet se kishte origjinë shqiptare nga Peshteri apo edhe Tregu i Ri (Novi Pazari).

Vojislav Tankosić, që nga fillimi i formimit të kësaj organizate ishte bërë aktiv me veprimet e tij. Ky grup e hartojë planin për vrasjen e çiftit mbretëror, Mbretin Aleksandër dhe Mbretëreshën Draga. Në natën e 10-11 qershor 1903, Dragutin Dimitrijevic Apis, e organizoj vrasjen e  çiftit mbretëror në Pallatin e Vjetër. Tankosic, si besueshem i Dragutin Dimitrijević Apis, gjatë këtij aksioni i ekzekutoi dy vëllezërit e Mbretëreshës Draga Mashin, gjatë komplotit të përmbysjes së  mbretit Aleksandër Obrenović, për ta sjellë në fron mbretin, Petar Karagjorgjeviqin e Parë.

Vojislav Tankosić, përveç që ishte anëtar i Dorës së Zezë (Cerrna Ruka), ai ishte bërë anëtar dhe i Bosnës së Re, i cili edhe ishte akuzuar në përfshirjen për vrasjen e Franz Ferdinandit. Ai u arrestua nga qeveria serbe kur Gavrilo Princip vrau Archduke Franz Ferdinand (28 qershor 1914), por u fal kur Austria sulmoi Serbinë.

Foto 8 dhe Foto 9. Kafja Albanije në Beograd, ku mendohet se është bërë plani për atentat ndaj Frans Ferdimandit

Foto 8 dhe Foto 9. Kafeja Albanija në Beograd, ku mendohet se është bërë plani për atentat ndaj Franc Ferdinandit

 

Vojislav Tankosić, në moshën rinore e mbaroi Gjimnazin dhe Akademinë Ushtarake, dhe fitoi besimin e Milorad Gođevacit dhe udhëheqësve të tjerë çetnikë. Tankosić u dërgua si një agjent sekret, i fshehtë, në territorin e Maqedonisë së sotme, për të studiuar terrenin, situatën dhe për të krijuar kontakte me njerëzit  e atjeshëm, për veprim kinse kundër P. Osmane që planifikoheshin të bëhen në të ardhmen. Edhe ky fakt se ky e njihte gjuhen shqipe, dhe si agjent depërtonte lehtë në mesin e shqiptarëve, në trevat ku sundonte P. Osmane.

Si i ri i arsimuar në një frymë të zjarrtë kombëtare serbe, i kishte shtuar shumë aktivitetet e tij në organizata rinore serbe, Tankosić në atë kohë si i ri, u përpoq të fitonte besimin e gjeneralit Jovan Atanacković, i cili kishte filluar të mblidhte vullnetarë për të nxitur kryengritje në territoret ku sundonte P. Osmane. Në dimrin e vitit 1903-04, si anëtar i Organizatës Çetnike Serbe, Tankosić shkoi në Shkup, Manastir dhe Selanik, dhe atje fillojë të organizoi aksione dhe grupe të çetnikëve në Maqedoninë e sotme.

Foto 10. Vojislav Tankosić, i fotografuar jashtë shtëpisë së Isa Boletinit në vitin 1911, me veshje shqiptare i maskuar si shqiptar, gjatë bisedimeve për bashkëpunim kundër P. Osmane.

Foto 10. Vojislav Tankosić, i fotografuar jashtë shtëpisë së Isa Boletinit në vitin 1911, me veshje shqiptare i maskuar si shqiptar, gjatë bisedimeve për bashkëpunim kundër P. Osmane.

 

Më 16 prill të vitit 1905, ai mori pjesë në Betejën e Čelopekut afër Kumanovës, nën udhëheqjen e Savatije Miloševićit.

Vojislav Tankosić, në vitin 1907–08 ai ishte Shefi i Shtabit të zonës lindore të Vardarit, që do të thotë se ai komandonte të gjitha njësitë aktive nga kufiri serb deri në Vardar. Në vitin 1908, ai drejtoi sulmin ndaj bandave bullgare në fshatin Stracin, gjë që gati shkaktoi një luftë serbo-bullgare. Pas këtyre aktiviteteve, Tankosić u kthye në Beograd në korrik 1908.

Pas aneksimit austro-hungarez të Bosnjës dhe Hercegovinës (6 tetor 1908), Tankosić themeloi një shkollë çetnike në Prokuplje, në të cilën u trajnuan vullnetarët për të ekzekutuar, gjatë operacioneve speciale, që planifikoheshin të ndodhin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Siç shihet bisedimet e serbëve me shqiptarët, të zhvilluara me shekuj, nuk kanë qenë të pa njohura për serbët edhe në prag të luftërave ballkanike. Kjo dëshmohet nga këto të dhëna për Vojislav Tankosicin, i cili në mënyrën më dinake përfitojë gjatë bisedimeve me Isa Boletinin, i cili njihej si njëri ndër shqiptarët më të fuqishëm të kohës.

Në bisedimet e vitit 1911 me Isa Boletinin, Vojsllav Tankosici fitoi, njohuri për organizimin e shqiptarëve, terrenin dhe fuqinë ushtarake të shqiptarëve. Tankosiqi me krenari e pikturoi veten para shtëpisë së liderit ushtarak shqiptar me të cilin bisedoi. Para konfliktit me Turqinë ishte shumë e rëndësishme që Serbia të mos ndërhynte në konflikt me shqiptarët. Prandaj, qeveria serbe dërgoi oficerët e saj më të shquar për të biseduar, për mos përfshirjen e shqiptarëve gjatë luftës midis Serbisë dhe Turqisë.

Për të biseduar në Boletin, shkoi edhe Dragutin Dimitrijevic Apis, i cili  kërkonte që të shtohej revolta e shqiptarëve kundër ushtrisë turke.

Beogradi lidhjen kryesore e kishte mbajtur me Isa Boletinin, për të cilin dihej se kishte një dashamirësi ndaj serbëve: Qeveria serbe te Isa Boletini, kishin dërguar emisarë të ndryshëm serbë, enkas për të biseduar më të, ndër të cilët edhe kolonelin famëkeq Dragutin Dimitrijeviq “Apis”, udhëheqësin e lëvizjes çetnike serbe “Dora e Zezë”. Ai kishte ardhur në Boletin,  për të ndikuar te Isa Boletinin, që të hynë në luftë kundër Austro-Hungarisë.

Isa Boletini në atë kohë ishte shqiptari më i fuqishëm, ai ishte udhëheqësi më i respektuar ushtarak që pati ndikimin më të madh në mbarë popullin shqiptar. Megjithëse Apisi u kthye në Beograd, me premtimin që e kishte marrë nga Isa Boletini për të ja kthyer armët Austro-Hungarisë, mirëpo askush në qeverinë dhe ushtrinë serbe, nuk ju besoi fjalëve  të tij. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tankosic vendosi t’i merrte gjërat në duart e tij.

Qeveria serbe u përpoq të përdorte shqiptarët kundër turqve, dhe dërgoi Tankosić në Kosovë, ku ai së bashku me Isa Boletinin biseduan për të organizuar aksione kundër ushtrisë turke. Tankosiqi gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, në qershor dhe korrik 1912, i udhëhoqi shqiptarët në konfliktin e tyre me turqit në rrethinën e Mitrovicës.

Duke e njohur situatën dhe terrenin, Tankosici vetë shkoi në Boletin, dhe e poshtëroi Isa Boletinin, duke ia rrëmbyer të dy djemtë e tij! Vojsllav Tankosici të dy djemtë e Isës i dërgojë në Kushumli, ku u mbajtën peng deri sa lufta të mbaronte, me mesazhin se jeta e tyre varej nga fakti, nëse do të përmbushej fjala e babait të tyre. Shqiptarët, natyrisht, nuk ndërhynë në konflikte serbo-turke, dhe kryekomandanti i tyre u detyrua të ruajë zemërimin e tij thuhet në burimet serbe.

Para shpërthimit të luftës ballkanike, në mars 1912, Tankosić u transferua në selinë e trupave kufitare, i ngarkuar me vullnetarë  të trajnuar mirë për operacione ushtarake, të cilët kishin ardhur nga të gjitha rajonet me popullsi serbe.

Tankosić ishte shumë i rreptë në përzgjedhjen e vullnetarëve të tij, dhe nga 2,000 kandidatë, ai në njësitin e tij i zgjodhi vetëm 245 vullnetarë. Njëri ndër ta që u refuzua, për shkak të shtatit të tij të dobët ishte Gavrilo Princip, i cili më vonë e kreu atentatin ndaj Franc Ferdinandit.

Në Luftën e Parë Ballkanike Tankosić komandoi njësitin e çetnikëve për të sulmuar  kufirin në Llap (Merdare). Ai i filloi operacionet kundër ushtrisë turke, dy ditë para shpërthimit të luftës, në pikën kufitare në Merdare. Këtë pikë kufitare e mbronin shqiptarët vullnetar dhe ushtarë shqiptarë të mobilizuar në ushtrinë turke. Në këtë betejë  çetnikët dhe shqiptarët u përplasën, dhe kjo ishte  beteja e parë në këtë luftë. Çetnikët e Tankosićit, luftuan për tre ditë vetë, derisa  në këtë luftë me çetnik u bashkua edhe Ushtria e rregullt serbe. Roli i Tankosicit në organizimin e komploteve, luftimeve dhe atentateve ishte vendimtar në proceset e zhvillimeve të luftërave ballkanike, dhe Luftës së parë botërore.

Krimet e tij ishin bërë të njohura për të gjitha ushtritë që luftuan në Ballkanin qendror.

Në vijim po e japim edhe një pasqyrë të shkurtë të aktiviteteve të këtij çetniku fam keq, deri në vrasjen e tij gjatë luftimeve me austro-hungarezët në vitin 1915. Gjatë vitit 1913, Tankosići së bashku me anëtarët e tjerë të Dora e Zezë, bëri presion ndaj qeverisë serbe të Nikolla Paçiqit, para Traktatit të Bukureshtit (1913). Qeveria u përpoq të tërhiqte Tankosićin dhe Apisin, por megjithatë, mbreti nuk u pajtua. Një konflikt midis ushtrisë dhe autoriteteve civile, u qetësua gjatë vitit 1913, por u përshkallëzua  më vonë gjatë vitit 1914, me kërcënime të hapura të bëra për disa ministra. Pretendohet se Tankosići mori pjesë në stërvitjen e çetnikëve për vrasjen e Franz Ferdinandit. Pas vrasjes së vitit 1914, qeveria austro-hungareze i dha një ultimatum qeverisë serbe, për vrasjen e Ferdinandit. Tankosić u burgos nga qeveria serbe, mirëpo ai u lirua, kur Austri e sulmoi Serbinë.

Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Tankosić u bë komandanti i skuadrës së Vullnetarëve në Beograd, dhe më pas në skuadrën e Vullnetarëve të Rudnikut. Në kohën e Betejës së lumit Drin (1914), kundër austriakëve, ai komandoi një bandë të veçantë vullnetarësh dhe çetnikësh në lumin Lim në Bosnjën Lindore, pastaj në Loznica, Krupanj, dhe fushat e tjera të betejës. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Jovan Babunski formoi njësitin e çetnikëve “Sava” të cilët më pas luftuan nën komandën e Major Vojislav Tankosić. Njësia vazhdoi të luftojë kundër austro-hungarezëve, në fund të verës së 1914, dhe e shkatërroi një urë hekurudhore në lumin Sava për të parandaluar forcat austro-hungareze që ta kalonin atë.

Tankosiqi e furnizonte me armë organizatën Bosnja e Re, dhe kishte hapur shkollë që i  ushtronte  vullnetarët e çetnikëve për luftë kundër austriakëve.

Njësitet e çetnikëve të  Voja Tankosić dhe Jovan Babunskit i  penguan austriakëve që natën e parë të luftës ta pushtojnë Beogradin.  Me (6 Shtator – 4 Tetor 1914), ai luftojë kundër austriakëve të Lumin Drinë, dhe njësiti i tij është tërhjekur i fundit nga kjo betejë. Në këtë luftë ai plagoset rëndë dhe me plagët e marra pas dy dite ai vdes në Trstenik më 2 nëntor 1915.

Gjatë tërheqjes së Ushtrisë Serbe në 1915, Tankosić deri sa komandonte një batalion u plagos në Igrište afër Veliki Popović më 31 tetor 1915. Ai vdiq nga plagët më 2 nëntor 1915, në moshën 35 vjeç në Trstenik.

Në këtë betejë shqiptarët dhe serbët luftuan në distancë shumë të afërt. Shqiptarët që shkuan vullnetarë për ta mbrojtur kufirin nuk kishin armatim të mjaftueshëm. Është me rëndësi të përmendët se dy vite para se të fillojnë luftërat ballkanike, ushtria turke kishte filluar aksionin për çarmatosjen e shqiptarëve. Aksionin e çarmatosjes së shqiptarëve e udhëhiqte ministri i luftës së Turqisë Mahmud Shefqet Pasha, sipas një telegram që ai ia dërgon qeverisë turke thuhet se prej Gjakovës e deri në Mitrovicë, deri më tani janë mbledhur në popull janë mbledhur 20.000 armë. Ministri turk njoftoi se vetëm sasia e armëve që do të mblidhen në prefekturën e Prishtinës do ta kalojë numrin 15.000. Gjatë këtij aksioni ishte shtuar taksa dhe ishin marrë me mijëra bagëti për ushtrinë turke. Nga këto veprime të ushtrisë turke, banorët e zonës kufitare me Merdarën në vitin 2010 ishin tubuar në fshatin Dyzë dhe në Luginën e Kulinës, për të filluar luftën kundër Shefki Pashës, por anëtarët e misionit këshillues nga qeveria turke ishin dërguar atje për ti shpërndarë kryengritësit shqiptarë në grykën e Kulinës. Gjatë aksionit të çarmatimit kishte pasur dhunë në popull nga ushtarët turq. Madje deputet shqiptar në paralamentin turk e akuzuan ushtrinë turke edhe për cenimin e nderit të femrave shqiptare.

Gjatë vitit 1912, shqiptarët e Llapit dhe Galabit të Malësisë së Prishtinës, u organizuan vullnetarisht për të hyrë në Prishtinë dhe për mbrojtje të kufirit me Serbinë.

Foto 11. Shqiptarët nga Llapi e Gallapi, që në vitin 1912, ishin organizuar për të hyrë në Prishtinë

Foto 11. Shqiptarët nga Llapi e Gallapi, që në vitin 1912, ishin organizuar për të hyrë në Prishtinë

 

Shqiptarët e kësaj ane për organizimin e kryengritjes kishin pasur disa takime edhe me Isa Boletinin. Sipas rrëfimeve të trashëguara nga të moshuarit e kësaj ane, Isa Boletini është akuzuar, për mos përkrahje dhe mos furnizim me armë. Isa Boletini në atë kohë për shkak të raporteve që i kishte krijuar me Beogradin ishte i urryer nga banorët e kësaj ane.

Për shkak të raporteve që Isa Boletini i kishte me serbët, në popull fillon të flitej së e ai është bashkëpunëtor i serbëve dhe njeri i shitur te serbët. Burimet e kohës dëshmojnë se Isa Boletini në atë periudhë ishte në pozitë shumë të vështirë, pas tradhëtisë që i kishin bërë serbët, me Vojsllav Tankoshicin. Sipas Malkolmit, luftën që e bënë Isa Boletini kundër Armatës së Tretë serbe në Merdar, e vërteton se Isa Boletini nuk e kishte tradhtuar Lëvizjen kryengritëse shqiptare. Megjithatë në ato rrethana të vështira për popullin shqiptarë, bashkëpunimi i Isës me çetnikët serbë, ndikojë shumë në humbjen e besimit ndaj tij dhe përçarjen në mes të shqiptarëve.

Gjatë luftimeve në Merdare kishin marrë pjesë disa grupe të çetnikëve, e njëra ndër çetat udhëhiqej prej Vojadin Popoviqit.

Foto 12. Vojvoda, Vojin Popović (Vojin) me grupin e tij në Merdare.

Foto 12. Vojvoda, Vojin Popović (Vojin) me grupin e tij në Merdare.

 

Vojin Popoviqi,  lindi në 9 dhjetor 1881 në Sjenicë, në atë kohë vendlindja e tij i përkiste Vilajet të Kosovës. Menjëherë pas lindjes së tij, familja u transferua për të jetuar në Kragujevac. Ai u shkollua në shkollën e mesme ushtarake. Më 3 nëntor 1901, e mori gradën toger i dytë. Vojini me bandën e tij të çetnikëve, ishte ndër çetat e para çetnike të organizuara që në vitin 1905, shkuan në trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme. Edhe ky rast e dëshmon se familja e tij kishte shkuar në Serbi, nga trevat shqiptare të Sjenicës, andaj ka mundësi se edhe Vojin Popovici ashti sikurse Vojisllav Tanaskovici, të dërgoheshin në trevat shqiptare pasi që e njihnin gjuhën shqipe.

Perandoria Osmane në këtë kohë ishte dobësua ushtarakisht, sidomos nga lufta me Italinë, pastaj nga ajo në Jemen dhe nga kryengritjet e njëpasnjëshme shqiptare (1908-1912). Kështu, disa shtete ballkanike, si: Serbia, Mali i Zi, Greqia e Bullgaria, duke dashur që të përfitojnë nga kjo situatë, lidhën aleancën dhe filluan luftërat kundër saj.

Aleanca Ballkanike tokat shqiptare i konsideronte si “toka të askujt” e cila do të mund të pushtohej dhe asimilohej lehtë. Qëllimi kryesor i kësaj aleance ishte copëtimi dhe zhdukja e Shqipërisë. Kjo aleancë ballkanike kryesisht është arritur me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha e veçanërisht nën patronazhin e Rusisë dhe synim kryesor e kishte shuarjen e kombit shqiptar, në mënyrë që të krijohej  hapësirë e re për jetësimin e ideve pansllaviste.

Më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane, ndërsa Serbia dhe Bullgaria i shpallën luftë me 17 tetor, ndërsa Greqia me 18 tetor 1912. Lufta e Parë Ballkanike, i dha goditje vdekjeprurëse idesë së shqiptarëve që nga rilindësit e parë për të shpallur të pavarur Shqipërinë e vërtetë. Në prag të luftërave ballkanike Vilajeti i Kosovës i kishte 32. 900 km katror, më 1.066891 banorë, prej tyre 63% ishin shqiptarë, maqedonas 20%, serbë 15% dhe 7% të tjerë.

Aleanca pansllaviste si platformë e kishte pushtimin e territoreve shqiptare me qëllim që të pamundësohet realizimi i kërkesave të shqiptarëve. Në rrethanat e krijuara aleanca sllave e gjeti Kosovën pothuaj të pambrojtur nga Perandoria Osmane.

Serbët, për të arsyetuar para fuqive evropiane luftën që bënin, e zbatuan projektin e hartuar nga Nikolla Pashiqi, në të cilin, midis tjerash, thuhet: “Serbia dëshiron të punojë në frymën e Evropës dhe në realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të fuqive evropiane”.

Derisa Nikolla Pashiqi dhe Petri I(Parë) Karagjorgjeviqi, e lartësonin idealin e luftës kundër Perandorisë Osmane, socialdemokracia serbe, nëpërmjet organit të saj “Radniçke novine”, shkruante: “Lufta e vitit 1875 dhe 1877, u zhvillua me urdhër të Rusisë. Në vitin 1885, Serbia u hodh në luftë me shtytje të Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Pra në luftërat ballkanike Serbia hyri në luftë nga inspirimet e shteteve të huaja. Luftën ballkanike e bekoi edhe Kisha Ortodokse Serbe, duke i dhënë përkrahje edhe gjenocidit mbi popujt jo serbë. Luftërat ballkanike 1912-1913, pa dyshim se ishin të favorshme për Rusinë.

Në këtë kohë kishte shumë shkrime dhe raporte nga gazetarët ndërkombëtarë që i vëzhgonin nga afër vrasjet dhe djegiet që i bënte ushtria serbe në trevat shqiptare. Shumë autorë serbë po ashtu raportonin me mburrje për luftën kundër osmanëve. Filluan të botohen libra mbi doket, traditën dhe çështjen shqiptare. Shumë libra të autorëve serbë, të shkruara në fund të shekullit XIX, ishin bërë motiv për vrasje dhe gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare.

Pas luftërave ballkanike u botuan edhe disa libra në të cilët mohojnë historinë, traditën dhe kulturën shqiptare. Në këto publikime shqiptarët paraqiteshin si ta pakulturuar dhe të organizuar në fise që luftojnë mes veti.

Dimitrije Tucoviq në librin e tij, lidhur me disa shkrime të disa autorëve serbë, shkruan se: “Kur flasim për shqiptarët, për të provuar që ky popull nuk ka kuptim për jetë dhe kulturë, ata e paraqesin jo si yshtje të fazës historike, në të cilën ndodhet dhe në të cilën kanë kaluar të gjithë popujt tjerë, por si çështje race të dobët që nuk është e aftë për zhvillim kulturorë. Tucoviqi e potencon se, kur është në pyetje gjakmarrja, që për këtë veti të shqiptarëve Vlladan Gjorgjeviqi i quante “njerëz me bishta”, a thua ndonjë shqiptar nuk do të kishte të drejtë që t’ua kujtojë se deri vonë, Dalmatinja (gruaja nga Dalmacia), i ruante teshat e përgjakura të burrit, për t’i treguar të birit, se e ka shti me u përbe në gji të saj që ta merr gjakun”.

Urrejtja e popujve sllavë për popullatën shqiptare e kishte zanafillën që nga formimi i  grupit të lëvizjeve pansllaviste në Evropën përendimore në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Kjo lëvizje edhe i hartojë projektet pansllaviste për Ballkanin. Njëri ndër të rinjtë serbë që kishte krijuar lidhje me të rinjtë polak, rusë, sllovak, austriak dhe gjermano verior ishte Dragishe T. Mijushkeviqi i cili në vitin 1829, për Shqipërinë dhe shqiptaret shkroi me urrejtje. Ai shqiptarët i cilësoi si mysliman të egër dhe të prirë për plaçkë.

Fig. Dëshmi nga shkrimet e Dragishe T. Mijushkeviqit, të shkruara në vitin 1829, dhe të botuara në libër në vitin 1889, në Beograd.

Fig. Dëshmi nga shkrimet e Dragishe T. Mijushkeviqit, të shkruara në vitin 1829, dhe të botuara në libër në vitin 1889, në Beograd.

 

Dragisha në librin e tij “Putovanje po Serbiji”, të shkruar në vitin 1829, edhe kur e përshkruan strukturën e popullatës së Beogradit në atë kohë, prapë urrejtjen e tij e shprehë vetëm për shqiptarët.

Fig. të dhëna për strukturën e popullatës në Beograd, gjatë vitit 1829, ku shihet urrejtja për shqiptarët nga autori i shkrimit të librit Dragisha T, Mijushkoviqit.

Fig. të dhëna për strukturën e popullatës në Beograd, gjatë vitit 1829, ku shihet urrejtja për shqiptarët nga autori i shkrimit të librit Dragisha T, Mijushkoviqit.

 

Nga urrejtjet që i shprehte Dragisha ndaj shqiptarëve siç duket edhe në shkrimet e tijë, ai gjatë asaj kohe, kishte pasur edhe konflikte me shqiptarë.

Fig. Përshkrimi i konfliktit të Dragishës me një shqiptarë në Beograd në praninë e një oficeri austriak

Fig. Përshkrimi i konfliktit të Dragishës me një shqiptarë në Beograd në praninë e një oficeri austriak

 

Publikimet e tilla të botuara në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, te grupet nacionaliste serbe, e kishin shtuar urrejtjen e madhe ndaj popullit shqiptar.

Luftërat ballkanike dëshmuan se shqiptarët ishin tërësisht të pa mbrojtur, dhe të pa trajtuar si krijesa njerëzore edhe nga faktori ndërkombëtar. Shqiptarët tani më kishin mbetur i vetmi popull në Evropë, pa arsim në gjuhën kombëtare, me ekonomi familjare shumë të varfër, popull i ndarë në fe regjione, popull i shfrytëzuar për interesa të veta nga pushtuesi 500 vjeçar, që në fund e çarmatosi, e dhunoi dhe e braktisi duke e lënë në mëshirën e fqinjëve barbarë.

Siç shihet nga këto burime, popullata shqiptare ishte shumë e pa përgatitur për të mbrojtur kufirin nga sulmet e ushtrive ballkanike. Bazuar në kujtimet e Raif Berishës  i lindur në fshatin Siçevë, komuna e Prishtinës, thuhet se Xhemajl Beg Prishtina, në vitin 1912, luftojë në Merdare kundër ushtrisë serbe. Lufta u zhvillua trup me trup, flitet se kishte edhe therje me bajoneta nga të dy palët. Pas kësaj beteje Xhemajl Begu kalon nëpër viset shqiptare të Maqedonisë në Shqipëri. Në Luftën e Dytë Botërore, është kthyer në Prishtinë. Pas fitores së komunistëve ai strehohet në shtëpinë e Hasan Berishës në fshatin Siçevë të Prishtinës. Një kohë mjaftë të gjatë ë kanë mbajtur të strehuar në dhomën e një plake. Më pas dorëzohet dhe dërgohet në burgun e Nishit. Me qenë se ishte shumë i shtyrë në moshë, lirohet për të qëndruar në burg shtëpiak. Ai vdes në Prishtinë dhe pushteti ia atëhershëm urdhëron që Xhemajl Begu të varroset në fillim të varrezave të Prishtinës. Ai është varrosur në fillim të rrugës që i ndan varrezat, në anën e majtë. Varrimi i tij është bërë në mbrëmje pasi, është terruar, diku rreth orës nëntë të mbrëmjes. Për varrosjen e tij janë lejuar të marrin pjesë vetëm 4 familjar. Vendin e varrimit e kam vizituar në vitin 2005, me të ndjerin Raifin, varrin e tij nuk kemi mundur ta identifikojmë.

Gjatë kohës së pushtimit italian, midis viteve 1941- 1944, Prefekturën e Prishtinës e drejtoi Hysen Prishtina. Hysen Prishtina ishte djali i fisnikut prishtinas, Xhemajl Beg Prishtina. Pasardhësit e Hysen Prishtinës me sakrificë të madhe krijuan biznese të suksesshme. Ata  sot gëzojnë autoritet të madh në Turqi dhe Kanada.

Një numër i madh i popullatës shqiptare që tani në prag të luftërave ballkanike jetonin në fshatrat e rrethinës së Merdarës ishin me origjinë nga Sanxhaku i Nishit. Të rikujtojmë se këto familje shqiptare vetëm tri dekada më parë e kishin përjetuar dëbimin, vrasjet dhe dhunën nga ushtria serbe. Popullata shqiptare e brezit kufitar duke njohur ushtrinë serbe për krimet që i kishte bërë ndaj tyre, në Merdare nuk luftuan për ta mbrojtur kufirin osman, por për të mbrojtur familjet e tyre dhe trevat shqiptare.

Ushtria turke i kishte lënë në front shqiptarët pa i përkrahur. Në Merdare kufirin e mbronin rreth 3000 shqiptar, vullnetar pa pasur eprorë dhe ushtarë të rregullt të Turqisë

Ushtria Serbe dhe çetnikët e Tankosicit, gjatë kësaj beteje e thyen ushtrinë shqiptare, dhe këta ishin ushtarët e parë serbë që hynë në Prishtinë, dhe në viset tjera të Kosovës. Për luftimet që i zhvilloi në këtë betejë Tankosić u dekorua me Urdhrin e Yllit të Karaçorđe Petroviqit, me shpata dhe u shpërblua me gradën ushtarake major.

Këtë e pohojnë edhe autorët serbë të cilët kanë shkruar se tërheqja e forcave turke dhe shqiptare nga Merdarja  dhe thyerja e rezistencës së shqiptarëve te fshati Teneqdoll afër Prishtinës, që ishin pozicione, më të rëndësishmet, i mundësoi ushtrisë serbe për t’u shtrirë në Rrafshin e Kosovës, dhe për të marshuar në drejtim të Shqipërisë.

Burimet serbe thonë se më 22 tetor 1912, rreth orës 16 tërhiqen edhe pjesët e fundit të forcave turke që mbronin hyrjet në Prishtinë. Më 22 tetor 1912, njësitë e ushtrisë turke, ishin tërhequr në drejtim të Ferizajt, kurse Armata e Tretë serbe pa ndonjë rezistencë të madhe,  e ka pushtuar Prishtinën.

Sipas burimeve serbe, në këto luftime ishin vrarë 1.507 ushtarë dhe oficerë serbë.

Kurse Malcolm thotë se Armata e Tretë Serbe e pushtoi Prishtinën më 22 tetor 1912, pasi që në luftimet me shqiptarët kishin lënë 1.448 të vrarë e të plagosur.

Regjimenti i tretë i ushtrisë serbe që e përfshinte rrethin e Medvegjës komandohej nga tre komandantë, të cilët vepronin në anën veriore të  malit Lisica në Prapashticë, dhe kjo vijë kufitare më e afërta me Prishtinën quhej edhe “Zorra e Trashë”. Në këtë pikë kufitare veproi me njësitin e tij të çetnikëve edhe Živko Gvozdić, çetnik, me origjinë shqiptare nga qyteti i Vushtrrisë. Ndërsa Sava Petroviq Germija, i lindur në Prishtinë, me grupin e tij  të çetnikëve ishte dërguar të veprojë në Sfircë, si duket arsyeja e dërgimit në Sfircë ishte sepse po të vepronte në Merdare apo në Prapashticë do të identifikohej prej popullatës shqiptare.

Foto 13. Sava Petrovic Germija, në formacionet çetnike mes viteve 1906-1908, dhe  Foto 14. Živko Gvozdić, (i ulur në rendin e parë nga ana e majtë)

Foto 13. Sava Petrovic Germija, në formacionet çetnike mes viteve 1906-1908, dhe Foto 14. Živko Gvozdić, (i ulur në rendin e parë nga ana e majtë)

 

Foto 15. Çetniku serbë Stefan Nedici me grupin e tij dhe Foto 16. Vojsllav Tankosici, me grupin e tij të çetnikëve në Merdarë, gjatë vitit 1912

Foto 15. Çetniku serbë Stefan Nediçi me grupin e tij dhe Foto 16. Vojsllav Tankosiçi, me grupin e tij të çetnikëve në Merdarë, gjatë vitit 1912

 

Qeveria serbe forcat më të mëdha të ushtrisë i kishte vendosur në fshatrat e Medvegjës. Sipas planit ushtarak serbë, synohej që përmes Prapashticës të hyhet në Prishtinë. Mirëpo sulmet e njësitit të çetnikut Vojsllav Tanaskoviqit, që ju paraprinë sulmeve të ushtrisë së rregullt serbe, ndikuan që këto njësite prej Merdarës të hyjnë të parat në Prishtinë. Pas thyerjes së kufirit në Merdare, territoret shqiptare sulmohen nga të gjitha pozicionet serbe për gjatë kufirit. Shqiptarët sulmohen nga të gjitha anët, vriteshin, digjeshin fshatra të tëra. Ushtria e rregullt prej Medvegjës e sulmojë Prapashticën dhe Sfircën. Në të dy këto pozicione shqiptarët nuk e kishin përkrahjen e ushtrisë turke. Shqiptarët edhe pse nuk kishin armatim të duhur mbi baza vullnetare zhvilluan luftime të ashpra me ushtrinë serbe. Në Prapashtice digjet i tërë fshati, popullata një pjesë strehohet në male ndërsa pjesa tjetër, hyjnë në Prishtinë para se të hynte ushtria serbe prej kësaj ane.

Sipas rrëfimeve të gjyshit dhe gjyshes time, që i kishin bartur prej të parëve të tyre edhe anëtarët e familjes tonë para ushtrisë serbe, me plotë vështirësi kishin hyrë në Prishtinë. Familja e jonë duke e pasur një lidhje familjare me familjen Orana dhe me Salih Goglen, ishin strehuar në familjet e tyre, diku rreth lumit Velusha në Prishtinë. Gjatë asaj kohe në Prishtinë të gjithë burrat që kapeshin në rrugë nga ushtria serbe burgoheshin apo vriteshin. Në një rast ushtria serbe duke e ndjekur për ta vrarë një familjarë tonin, i cili me shpejtësi e kalon murin e një oborri. Djali i tij 13 vjeçar Lahu, kur e dëgjon zërin e babait të tij, e qel derën e oborrit për të parë se çka është duke ndodhur në rrugë. Ushtarët serbë e kapin Lahun dhe e marrin me veti. Nëna e Lahut Mihane Vrapca, shpërthen në vaj në oborr pa pasur mundësinë që ta shpëtojë djalin e saj të vetëm. Ushtria serbe me bajoneta në dorë, Lahun e tërhiqte zvarrë rrugës përpjetë në drejtim të fshatit Matiçan. Me që rruga shkonte për pjet këtë skenë të dhimbshme e kishte parë edhe Mihanja nëna e Lahut. Për fatin e Lahut,  ma nuk ka ditur të tregojë askush. Si tregonte gjyshja, Mihanja tërë jetën kishte qarë, dhe ishte verbuar nga vaji për djalin e saj, që e kishte parë duke e tërhequr zvarrë para bajonetave të ushtarëve serbë. Çdo njeri që vinte në familje, Mihanja  kishte me e vet: A mos dini diçka për fatin e Lahut tim.

Foto 17 dhe 18. Shqiptarë të burgosur në Prishtinë, gjatë viteve 1912/13

Foto 17 dhe 18. Shqiptarë të burgosur në Prishtinë, gjatë viteve 1912/13

 

Pas aksionit të çarmatosjes së popullatës shqiptare në Kosovë, nga ministri i luftës në qeverinë turke i cili vet i printe këtij operacioni ushtarak, popullata shqiptare në brezin kufitar me Serbinë nuk ndihej e sigurt. Banorët e brezit kufitar nuk kishin asnjë përkrahje, e vetmja mundësi për tu furnizuar me armë ishte blerja ilegale e armatimit nga tregtarët serbë. Disa tregtar shqiptar fillojnë të blejnë armë prej tregtarëve Serbë, natyrisht se tregtarët serbë ishin të lidhur ngushtë me ushtrinë serbe. Në këto rrethana duke mos pasur mundësi tjetër, Ibrahim Fana, Ibrahim Govori nga Prapashtica, dhe një shqiptar nga fshati Hajobillë, të dy këto fshatra në kufi me Serbinë, i blejnë 2000 pushkë prej tregtarëve serbë. Menjëherë pas hyrjes së ushtrisë serbe në këto fshatra, të tre këta shqiptar arrestohen, dhe ju kërkohen armët me regjistër ashtu si i kishin blerë. Me qenë se këta armët i kishin ndarë te vullnetarët shqiptar që e mbronin kufirin, që të tretë vriten dhe trupat e tyre hidhen në pusat e fshatit Surkish afër Podjevës. Ushtria serbe pasi hynë në Prapashticë, i vranë mbi 100 shqiptarë dhe e djegë në tërësi fshatin, në fshatrat e këtij brezi kufitar prej Merdarës e deri në Prapashticë i mbledhë 1800, djem dhe burra shqiptar. Të arrestuarit i ndanë në dy grupe. Në grupin e parë prej rreth 1000, ushtria serbe i dërgon në qytetin e Aleksincit, dhe të gjithë atje përnjëherë pushkatohen. Në mesin e të pushkatuarve mbetët rëndë i plagosur vetëm Imer Fana nga Prapashtica, i cili edhe ashtu i plagosur rëndë për pak ditë arrin te një familje shqiptare në fshatinë Sfircë. Në Sfircë ai kishte treguar për shokët e pushkatuar, por nga plagët e rënda kishte vdekur atje pa e pasur mundësinë që ta sheh me sy edhe njëherë vendlindjen e tij. Grupi tjetër prej rreth 800 shqiptarësh, duke u dërguar për pushkatim në Serbi, ushtria serbe ndeshet me ushtarët bullgar, kështu që shqiptarët pasi përfundojnë në duart e bullgarëve lirohen, dhe kthehen të gjallë në familjet e tyre. Për këtë rast deri më tani nuk kam gjetur burime të shkruara, por këto ngjarje i kam shënuar nga rrëfimet e njerëzve të moshuar të kësaj ane, e sidomos nga gjyshi im i lindur në vitin 1909. Këto rrëfime ndoshta edhe nuk e kanë vendin të futen në një temë kaq serioze si është beteja në Merdare, por në mungesë të burimeve të shkruara dhe fshehjes së krimeve që i bëri ushtria serbë ndaj shqiptarëve, mendoj se çdo informatë e kësaj natyre do të ishte mirë të shënohet, në mënyrë që ta kompletojmë boshllëkun që e kemi për të kaluarën tonë.

Se numri i shqiptarëve të vrarë ishte shumë i madh, gjatë ekspeditave ushtarake të ushtrisë serbe, të kryer andaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, dëshmojnë edhe burimet e kohës, kur Daily Telegraph për këto ngjarje njofton se gjatë hyrjes së ushtrisë serbe në Prishtinë ishin vrarë 5000 shqiptarë, por njofton edhe për 5000 shqiptarë tjerë të vrarë prej brezit kufitar e deri në Prishtinë. Po ashtu njoftime rrëqethëse  tregohen edhe për viset tjera shqiptare.

Për këto masakra të ushtrisë serbe ka shkruar edhe New York Times, më 31 dhjetor, të vitit 1912. Pastaj kemi edhe burime mjaftë të rëndësishme edhe nga korospodentët e shteteve perëndimore që i përcillnin ngjarjet e asaj kohe nga terreni.

Ditari i luftës të Kosta Novakoviqit” – oficer në ushtrinë serbe, pjesëmarrës në luftën e Merdarit, i botuar në Gazeta elektronike beogradase “E-novine”, dëshmon për mizoritë e tmerrshme të trupave të çrregullta të çetnikëve  dhe të ushtrisë serbe. Ai i gjykon sjelljet e çetnikëve dhe ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve, duke e vlerësuar si turp për Serbinë dhe ushtrinë serbe.

Përderisa Isa Boletini kthehet në Mitrovicë e më vonë në Shqipëri, kurse Idriz Seferi përballet me serbët sërish në rrugë e sipër të kthimit në rrethinat e Ferizajt.

Gjatë luftërave ballkanike shumë shqiptarë u vranë dhe u dëbuan, shumë shtëpi u dogjën u konfiskuan prona, shkatërruan vlerat e artit dhe filloi procesi i asimilimit të dhunshëm me bekimin edhe të Kishës Ortodokse Serbe. Për asimilimin e popullatës shqiptare gjatë shekullit XIX, dhe pas luftërave ballkanike, tregojnë dokumentet që ruhen në arkivin historik të qytetit të Beogradit. Në literaturë dhe në kujtimet e regjistruara të qytetarëve të vjetër kishte shumë emra të qytetarëve që tregonin përkatësinë e tyre të mëhershme jo sllave. Njëri ndër ta ishte Arnautoviq Ilija, me gradën oficer, i cili e mbante këtë mbiemër sepse në Beograd kishte ardhur nga jugu, përkatësisht nga trevat shqiptare.

Është fakt interesant se në luftën e Merdarit ka marrë pjesë edhe Kosta Peçanac, po ashtu serbë me origjinë shqiptare nga rrethina e Deçanit, i cili më vonë bashkëpunojë shumë me shqiptarë, e ndër ta edhe me Azem Bejtën dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore e ndante pushtetin me Xhafer Devën, në territorin e kontrolluar nga gjermanët, në veri të Kosovës.

Rusia e mbështeste Serbinë me oficer, vullnetar, teknikë ushtarake dhe mallra. Qindra vagonë rus furnizonin ushtarët sllav në vijën e frontit, në një rast gazetari danez shkruan se së bashku me serbë në qytetin e Shkupit i kishin numëruar 15o vagonë rusë. Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët.

Ushtrinë e parë serbe, e përbërë nga 126 000 ushtarësh sulmojë prej Vrajës në drejtim të Preshevës dhe Kumanovës. Beteja më e madhe ishte ajo e Kumanovës 22-24 tetor. hodhën. Ushtria osmane në këtë front i kishte mobilizuar 50 000 luftëtarë. Midis tyre kishte edhe disa mijëra ushtarë shqiptarë, Më 24 tetor, ushtria osmane u thye përfundimisht në Kumanovë.

Serbët i shikonin shqiptarët si njerëz të dëmshëm që duhet të shfaroseshin. Ushtria serbe në rrethinën e Vrajës, Kumanovës, Prishtinës dhe qyteteve tjera vrau një numër të madh të shqiptarëve të pafajshëm. Në qytetin e Kumanovës raportohej për 3000 shqiptar të vrarë në fshatrat midis Kumanovës dhe Shkupit. Fshatrat arnaute rrethohen dhe me pas ju vihet zjarri. Banoret qe dalin nga shtepite qellohen per vdekje si minj. Kjo gjueti njerzish tregohet me gezim nga ushtria serbe.

Në këtë betejë, për ta përcjell gjendjen nga afër në vijën e frontit kishte ardhur edhe mbreti i Serbisë Petar Karagjorgjeviqi.

Foto 19 dhe 20. Pushtimi i Kumanovës nga forcat serbe më 22-24 tetor 1912.

Foto 19 dhe 20. Pushtimi i Kumanovës nga forcat serbe më 22-24 tetor 1912.

 

Dy ditë më vonë  me 26 tetor, forcat e Armatës së parë serbe pushtuan pa luftë Shkupin.

Foto 21. Shqiptarët e arrestuar nga ushtria turke në vitin 1912. Foto 22. Shqiptarët e arrestuar në vitin 1912 nga serbët në qytetin e Shkupit e të cilët u dërguan në Beograd

Foto 21. Shqiptarët e arrestuar nga ushtria turke në vitin 1912. Foto 22. Shqiptarët e arrestuar në vitin 1912 nga serbët në qytetin e Shkupit e të cilët u dërguan në Beograd

 

Petar Karagjorgjeviqi raportonte para gazetarëve të huaj se shumica e të vrarëve dhe arrestuarve në Vrajë dhe qytete tjera janë shqiptarë. Në Vrajë  pranë gazetarëve të huaj qëndronte princi Alexis Karagjorgjeviq i cili ishte djali i axhës së mbretit Petar Karagjorgjeviq. Para  gazetarëve të huaj Petar Karagjorgjeviq deklaronte se kjo luftë do ti sjell Ballkanit përparim kulturorë. Në qytetin e Vrajës festohej për fitoret e ushtrisë serbe në betejat e frontit. Pas rënies së Kumanovës dhe Shkupit u organizuan festime me këngë dhe valle. Përveç këngëve dhe valleve këndoheshin edhe himnet kombëtare serbe, greke, malazeze, franceze dhe ruse. Vallja bëhej gjithnji e më e vrullshme, ndërsa në rrugët e Shkupit festojnë me muzikë dhe brohoritje Rroftë Mbreti Petar Karagjorgjeviq! Rroftë Unioni Ballkanik! Vdekje Parazitëve Osman! Për të festuar në qytetin e Shkupit me mbretin Petar Karagjorgjeviq kishin ardhur edhe princi Aleksandëri, princi Georg Karagjorgjeviqi dhe Nikolla Pashiqi me origjinë familjare nga një fshat në rrethin e Tetovës, pra të gjithë këta ishin me origjinë shqiptaro-vllahe.

Foto 23. Bartja e shqiptarëve prej Shkupit e deri në Beograd me vagonë rus. Siç e cekem deri në Shkup për ta furnizuar me armë dhe ushqime kishin ardhur 150 vagonë rusë

Foto 23. Bartja e shqiptarëve prej Shkupit e deri në Beograd me vagon rus. Siç e cekem deri në Shkup për ta furnizuar me armë dhe ushqime kishin ardhur 150 vagonë rus

 

Dhuna e ushtarëve serbë, vazhdoj edhe gjata gjithë vitit 1913. Shqiptarët gjatë këtij viti përjetuan dhimbjet më të rënda edhe në qytetin e Prishtinës. Kjo dhunë dëshmohet edhe me shumë fotografi të kohës.

Foto 24 dhe 25. Ushtarët serbë duke i torturuar shqiptarët në Prishtinë gjatë vitit 1913

Foto 24 dhe 25. Ushtarët serbë duke i torturuar shqiptarët në Prishtinë gjatë vitit 1913

 

Pasi që Kosova pas Luftës së Parë Ballkanike mbeti nën pushtimin e Serbisë, filloi kolonizimi me popullatë serbe, dëbimi me dhunë i shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera jo serbe, u bë krishterimi i myslimanëve me dhunë, dhe konfiskimi i pasurisë së tyre.

Foto 26 dhe 27. Ushtarët serbë në Prishtinë në vitin 1913

Foto 26 dhe 27. Ushtarët serbë në Prishtinë në vitin 1913

 

Legjislacioni serb dhe malazez mbi kolonizimin nuk doli menjëherë pas aneksimit të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare, por u vonua disa muaj. Në fillim u nxorën disa dispozita ligjore për çështjen agrare, që përgatitem terrenin. Grabitja e tokës së fshatarësisë shqiptare në Kosovë filloi qysh në muajt e fundit të vitit 1912, më rastin e arritjes së kolonëve të parë. Në vitin 1913 numri i kolonëve të ardhur filloi të shtohet, dhe krahas shtimit tyre shtohej edhe dhuna ndaj shqiptarëve për tu shpërngulur nga tokat e tyre. Në fillim të vitit 1914, Serbia dhe Mali i Zi me dekretligje për rregullimin e rajoneve të porsaçliruar e bënë zyrtar ligjin e kolonizimit. Me 20 shkurt të vitit 1914 Serbia me anën e dekretligjit u angazhua zyrtarisht në kolonizimin e organizuar të trevave shqiptare.

Shpërngulja dhe krishterimi i popullatës shqiptare të besimit mysliman filloi në tërë terrorin e Kosovës. Për gjendjen e vështirë që u krijua, Imzot Lazër Mjeda më 9 janar 1913, i dërgoi një letër ministrit të punëve të jashtme të Austro-Hungarisë, ku e njoftoi për dhunën serbe ndaj popullatës civile shqiptare. Mjeda dërgoi edhe disa raporte tjera në Romë dhe vende tjera perëndimore.

Gjatë luftërave Ballkanike ushtria serbe bëri shume vrasje të popullatës së pafajshme. Këtë e dëshmuan gazetarët ndërkombëtarë që i vëzhguan nga afër këto ngjarje. Në librin e tij Leo Freundlich shkruan se fshati Shashare pranë Leshnicës, kur ra në duar të serbëve, i morën të gjithë burrat e fshatit dhe i lidhën, pastaj filluan plaçkitjen e shtëpive dhe përdhunimin e vajzave dhe grave në mënyrën më të neveritshme.

Në vitin 1913 në Janjevë  ushtria serbe bëri presione me forcë kundër kishës katolike të Janjevës me qëllim që besimtarët të detyroheshin që të heqin dorë nga feja e tyre. Në këtë peshkopatë që numëronte rreth 800 katolikë të ashtuquajtur “Laraman” u bënë presione që këta banorë ose të deklarohen mysliman ose ortodoks, por jo katolikë.

Në fillim të vitit 1913, në qytetin e Pejës u formua shoqëria “Idea Serbe”, qëllimi i së cilës ishte krishterimi i myslimanëve. Deri më 21 mars të vitit 1913, sipas dokumenteve zyrtare, në qytetin e Pejës u konvertuan 5000 myslimanë. Në Pejë aksionin për krishterimin e dhunshëm e udhëhiqnin komandanti i policisë, Sava Llazareviq, dhe kapedani Tomo Jaksimoviq. Sava në fshatin Novosellë i pushkatoi 17 myslimanë, po ashtu filloi të pushkatojë edhe në fshatrat tjera me qëllim që t’i frikësojë fshatarët që t’i dorëzojnë armët dhe të konvertohen sa ma shumë.

Procesi i  serbizimit lidhet  me  faktin se shumë shqiptarë katolik u burgosën dhe përjetuan një dhune të paparë për tu bërë ortodoks gjatë viteve 1912-13. Në vazhdim po paraqesim faktet që e vërtetojnë një gjë të tillë, e të cilat i kishte shkruar Zef Mark Harapi, si përjetues i ngjarjeve të vitit 1912-13. Ja se si i përshkruan ai gjendjen e popullatës shqiptare katolike në rrethinë e Pejës; Si bite nata i lidhshin për njën krah me nji gardh e me nji cung i bishin turive e parzmit e nder brryla i mbusheshin mandej nji teneqe vojit gurit me uj e ja u shprazeshin mi krye e uji i derdhej t’tanë shtatin e tyne. N’at dimen shumë t’kshten i lidhnë me konop për fyti e i hidhshin me gjithë petka nder vija ujnash e i grehshin rrshqanë për konopit e i qitshin n’breg, kshtu ja u bashin shpeshë here. T’shumtëve ju duel shpirti mjes atii ujit t’ftoftë. I thoshin atyne t’kshtenëve a mu ba shkje e a me diftue armët e mshehne.

Zef Mark Harapi në kujtimet e tij si përjetues i kësaj dhune njofton : Ankesat e t’kshtenëve t’Novosellës, t’krushevës, t’Papiqit, t’Përlepit e tjera katundeve erdhen tue shumue për ditë e ma tepër para At Luigj Paliq,i cili paa u tremë prejë atyne bishve prej Gllogjanit, vendi ku rrinte frati me famulli, n’Gjurakoc me u përpjekë me kapitanin e kti katundi e i ka thane “Zotni t’kshtenët e nahijes s’Pejës janë kah hjekun keq veç e për t’shpifuna t’disaa shkjeve.

Burgjet e Pejës përmendet që ishin mbushur me njerëz të pafajshëm gjatë vitit 1912-1913, ndërsa Ati Sava shkonte te dera e burgut e u thoshte; “Kush bahet shkja pshton, tjerët bahen batare”.

Në fund të muajit mars 1913, argjipeshkvi Mjeda ankohej se më shumë se 1200 pjesëtarë të besimtarëve të tij ishin konvertuar më dhunë në ortodoksë. Në maj të vitit 1913, komandanti i zonës së Prishtinës e informonte me mburrje Beogradin se 195 shqiptarë myslimanë ishin konvertuar në Prishtinë dhe se ndaj katolikëve të Janjevës po bëhej një presion i fuqishëm që të konvertoheshin në ortodoksë.

Në fillim të vitit 1913, u bë regjistrimi i popullatës, kështu që në Prishtinë nuk u regjistrua asnjë shqiptar. Në vitin 1915, një gazetar rus kishte raportuar se gjysma e popullatës ishte shqiptare. Në vitin 1916, sipas regjistrimit bullgar, në Prishtinë u regjistruan 11.486 shqiptarë.

Në rrethana të tilla popullata shqiptare katolike dhe ortodokse që i kishte përballuar dhunës gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, nga dhuna serbe u detyrua të pranoi asimilimin në masë të madhe.

Qeveria serbe e Pashiqit në arenën ndërkombëtare e shfrytëzonte si argument myslimanizmin e shqiptarëve andaj si është shkruar edhe në shumë burime se pretendimet ndaj tokave shqiptare kishin të bënin me kishat, manastiret dhe shkollat serbe që Perandoria Osmane brenda territorit të saj, në tokat shqiptare ia lejoi Serbisë ti ndërtoi pas gjysmës së dytë të shekullit XIX. Përveç kësaj Serbia mbështetej në përkrahjen ndërkombëtare dhe e mbështetur nga Rusia edhe me forcën e armëve.

Pasojat e luftërave ballkanike ishin shumë të mëdha, shqiptarët humbën shumë, numër i madh i popullatës është vrarë dhe shpërngulur për në Turqi dhe shtete tjera. Të gjitha degët e ekonomisë u shkatërruan, popullata shqiptare (raja) e krishterë përfundimisht u asimilua kështu që numri i popullatës nëpër qytete dhe fshatra dukshëm u zvogëlua.

Ushtria e tretë serbe që në fund të vitit 1912 e pushtoi Shqipërinë planifikonte të dilte në detin Adriatik, për ta plotësuar platformën e saj strategjike të hartuar sipas projekteve pansllaviste. Ushtria serbe për pushtimin e Shqipërisë së sotme u komandua nga gjenerali Bozidar Jankoviç.

Ushtria serbe por sa e kaloje kufirin e Kosovës së sotme dhe hyri në zonëve  Lumës, atje hasi në rezistencë të shqiptarëve. Bazuar në burimet e kohës dhe shtypin ndërkombëtar, ushtria serbe bëri masakra të mëdha ndaj popullatës civile në atë zonë. Raportet e kohës dëshmojnë për vrasjen e shumë fëmijëve, pleqve, grave dhe për djegien e 27 fshatrave në Zonën e Lumës.

Foto 28 dhe 29. Masakrat e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike në Lumë

Foto 28 dhe 29. Masakrat e ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike në Lumë

 

Ushtarët serbë qëndruan në Lumë, dhe nuk tërhiqej , shqiptarët në shtator të vitit 1913 u ngritën në kryengritje, por ushtria serbe e shfrytëzojë këtë rast që edhe njëherë të hakmerret duke bërë krime mizore ndaj popullatës  së Lumës.

Sipas shkrimeve të Dimitrije Tucoviqit, ushtria serbe vrau me qindra banorë dhe dogji disa fshatra në Lumë.

Për të gjitha këto krime të kryera nga ushtria serbe ndaj popullit shqiptarë, Serbia kurrë nuk është paditur në gjykatën ndërkombëtare, por përkundrazi krimet e kryera janë fshehur për qytetarët shqiptar dhe opinionin ndërkombëtar. Madje nga shqiptarët u nderuan vetëm ushtarët serbë!

Foto 30 e 31. Ushtarët serbë në Lumë

Foto 30 e 31. Ushtarët serbë në Lumë

 

Foto 32. Ushtarët serbë në Durrës dhe foto 33. Memoriali i ushtrisë serbe në Tiranë

Foto 32. Ushtarët serbë në Durrës dhe foto 33. Memoriali i ushtrisë serbe në Tiranë

 

Për çudi nga mos njohja e krimeve dhe terrorit që bëri ushtria serbe ndaj popullit shqiptar gjatë luftërave ballkanike, në varrezën e Sharrës në Tiranë, në vitin 1939 është ngritur një memorial kushtuar 522 ushtarëve serbë që vdiqën gjatë viteve 1912-1913 në Shqipëri! Vërtet është e pa kuptimtë që në Tiranë të ngrihet memorial për 522 ushtarët serbë pa u ngritur asnjë memorial për dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë dhe qindra mijëra tjerë të shpërngulur prej ushtrisë serbe gjatë këtyre luftërave!

Administrata serbe, pasi i bëri gjithë këto krime dhe e kolonizojë Kosovën, Përveç ndryshimit të strukturës së popullatës, ku solli kolon në tokat e shqiptarëve,  bëri dhe ndryshimin e toponimeve të vendbanimeve. Administrata serbe, Hanit të Elezit, në kufirin e sotëm me Maqedoninë ja vuri emrin e gjenerali Bozidar Jankoviçit, duke pagëzuar Gjeneral Jankovic, ndërsa fshatin e kolonizuar me serbë afër Ferizajtë e pagëzojë më emrin e çetnikut serbë Vojisllav Tankosiqit,  që i bëri krimet më të rënda ndaj popullatës shqiptare. Emërtime të ngjashme u vunë në të gjitha trevat shqiptare të pushtuara nga serbët.

Kjo besoj se ka ndodhur për shkak të mungesës së një platforme kombëtare shqiptare, për të eliminuar dallimet në mendje dhe dhimbje për popullatën tonë, që  ruan gjuhën, traditat dhe kulturën tradicionale arbërore përkundër dallimeve të vogla në të gjitha hapësirat e Gadishullit Ilirik.

Të gjitha këto dëshmi që u ofruan në këtë punim, janë fakte të pa mohueshme që ushtarët serbë gjatë këtij rrugëtimi të përgjakshëm nëpër trevat shqiptare vranë dhe masakruan me mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhe i bënë shkrumb e hi qindra vendbanime shqiptare në Kosovë e Shqipëri.

Përfundim

Shqiptarët gjatë katër shekujve të fundit i përkisnin një populli të shtypur dhe diskriminuar andaj kundër popullit tonë ishin hartuar disa projekte shfarosëse. Duke e pasur parasysh këtë fakt, duhet pranuar se shqiptarët për katër shekuj rresht kishin hyrë në një proces të vazhdueshëm të vrasjeve, migrimit dhe asimilimit me një ritëm shumë më të madh se sa në shekujt e mëparshëm. Kur dihet se kjo gjendje e rëndë e shqiptarëve mund të argumentohet me fakte historike, andaj për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm shtohet pyetja logjike, Po kush kishte dobi nga popujt tjerë që të asimiloheshin në shqiptar, kur dihet se shqiptarët nuk gëzonin asnjë të drejtë elementare kombëtare, dhe nuk kishin në mbrojtje të asnjë fuqie të kohës. Me forcimin e feudalëve shqiptarë prej fillimit të shekullit XVIII e deri në shuarjen e tyre në shekullin XIX, i mbijetuan kohës duke ikur prej një armiku, për të hyrë në gjirin e armikut tjetër, dhe duke qëndruar i varfër i persekutuar dhe i nënshtruar nën mëshirën e armikut të vet (Pashallarëve shqiptar). Pashallëqet shqiptare që ishin krijuar, për të mbajtur pozitat e tyre dhe duke qëndruar servil ndaj sulltanit, përfitonin varësisht prej shërbimeve që i bënin Stambollit. Pashallarët shqiptar shpërbleheshin me poste e çifligje. Në këto çifligje për të përmbushur interesat e pashës dhe të sulltanit, punonte populli i varfër shqiptar. Pashallarët shqiptar për të mbajtur pozitat e dhuruara nga sulltani, e të cilët nuk ngopkëshin me vjeljen e taksës dhe torturave të ushtruara ndaj popullit të vet, dhe për këto sjellje të ulëta të tyre, ndaj qenies së vet,  nuk e qante fortë kokën edhe Evropa, që në atë kohë kishte hyrë në fazën e zhvillimit kulturore e teknologjikë.

Rilindja kombëtare shqiptare fillojë në një fazë shumë të rëndë për popullin tonë. Falë lëvizjeve kulturore të përgjithshme që u ringjallën pas revolucionit borgjez Francez, diaspora e jonë e shpërngulur në Itali, katër shekuj më parë nga trojet etnike, e ringjalli shpresën e arsimimit të popullit tonë, e shtoi vetëdijen kombëtare, për gjuhën identitetin dhe lashtësinë, por krejt kjo përpjekje dhe lëvizje e inteligjencës shqiptare, nuk kishte mundësi të parandaloj realizimin e projekteve pansllaviste dhe programet asimiluese turkofile ndaj popullatës së varfë shqiptare. Gjatë shekullit XIX popullata e varfër shqiptare, mbijetoi në trojet e veta etnike, edhe përkundër projekteve, që ky popull në vazhdimësi vritej, dhe asimilohej sipas platformës sllave të hartuara në shtetet perëndimore edhe programeve të P. osmane për reformat e brendshme që i kishte filluar. Reformat e filluara në P. Osmane i cenonin rëndë të drejtat elementare kulturore dhe ekonomike të popullit tonë. Pra siç shihet populli shqiptar gjatë gjithë shekullit XIX e deri në luftërat ballkanike i nënshtrohej një presioni të rëndë nga dy fuqitë më të mëdha ushtarake Rusisë dhe Turqisë që në atë kohë e kishin shtrirë ndikimin e vet në Gadishullin Ilirik.

  1. Perandoria osmane që nga shekulli XVI i kishin shtuar presionet për islamizimin e shqiptarëve, duke përvetësuar shtesa të interesit në qytete, dhe me përhapjen e bektashizmit. Përmes këtyre masave P. Osmane synonte që të krijojë përçarje të mëdha te populli shqiptarë, në mënyrë që të pengohet uniteti kulturor dhe për kryengritje gjithë popullore.

Nga përvoja e hidhur historike, për ti mbijetuar kohës, populli shqiptar, duhet të krijojë platformën kombëtare, duke u mbështetur në vlerat e mirëfillta kulturore pro perëndimore.

Është e ditur se pushtuesit e ndryshëm kanë lënë plagë të rëndë duke na lënë prapa popujve tjerë të rajonit, por ne duhet të ecim përpara me guxim për unifikimin e vlerave tona kombëtare, duke i ruajtur vlerat tradicionale për të dëshmuar se meritojmë një trajtim të dinjitetshëm njerëzorë sikurse popujt tjerë evropian.

Literatura:

Leo Freundlich, „Golgota shqiptare“, Tiranë 1995

Zivko M. Andrijošević, Zoran Stanojević, “Pokrstovanje muslimana 1913”,

Podgorica,  2003

Xheladin Shala, “Çështja shqiptare dhe diplomacia serbe, 1912-1913”, Prishtinë, 2006

Xheladin Shala: Shqipëria në konferencën e ambasadorëve 1912-1913, Prishtinë, 2017

Noel Malcolm: Kosova një histori e shkurtër, 1998, Prishtinë

Gazmend Rizaj, “Shqipëria e Sipërme 1800-1913”, Prishtinë, 2011

Alekdandar Matkovski: Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985.

Sadullah Brestovci: Marrëdhëniet Shqiptare-Serbe-malazeze (1830-1878).

Sylejman Kylqe: Shqipëria në historinë osmane, Tiranë, 2004

Hakif Bajrami: Si e okupojë Serbia Kosovën më 1912, I, Prishtinë, 2003

Marenglen Verli, “Reforma agrare kolonizuse në Kosovë”, Tiranë, 1992

Gjon Berisha, “Vjetari i Arkivit të Kosovës”, nr.43-44, Prishtinë, 2010

Zef Mark Harapi , “Dite të trishtueshme në Pejë e nder rreth 1912-13 “, Dukagjini, Pejë, 2004

Jacob Gould Schurman, “Luftërat Ballkanike, 1912-1913”, Tiranë, 2006

Dimitrije Tucović, “Serbia dhe Shqipëria”, Prishtinë, 1968

  1. P. Vukanović: Arbanaški ustanci 1826-1832., Vranjski glasnik, Vranje, 1969.

Historia e Beogradit, Pjesa e II, Beograd 1974

Fritz Magnussen, që ishte korespondent i gazetës daneze “RIGET, për Luftën e Parë Ballkanike në vjeshtën e v.1912.