psikoza e turmës së hidhëruar

LUFTA SPECIALE KUNDËR LDK-së PAS DËSHTIMIT TË MARRJES SË FUNDIT TË KALASË NGA BRENDA

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Më kujtohen disa momente tepër interesante dhe tronditëse se si është bërë luftë speciale kundër LDK-së. Pasi ta lexojë këtë fjali, secili do të mendojë se do të shkruaj për vrasjet, por jo, ato tash i trajton GjS.

Sigurimi i Atdheut

Veç propagandës së çdoditëshme se ishte Sherbimi Sekret i LDK-së dhe për të cilin flitej kudo e në çdo kohë nga kundërshtarët e LDK-së, shumë anëtarë të devotshëm do të mendojnë se ishte e vërtetë. Madje, në Diasporë patën mbledhur edhe deviza. Dikush shkoi aq larg sa guxoi dhe pati bërë një faqe në internet në Gjermani me foto të Presidentit Rugova në mes, Tahir Zemaj në të djathtë dhe një tjetër, që s’dua t’ia përmend emrin, në të majtë. Ata që mirreshin me këtë punë filluan të lëshojnë edhe komunikata duke u betuar në «komandantin Tahir Zemaj se do t’i nxjerrin hakun» (pas vrasjes së tij)!

Pata reaguar me dy shkrime dhe fotografia me Presidentin Rugova u zhduk e komunikatat u ndalen. Kur KFOR-i doli me një komunikatë se Sigurimi Atdheut ishte degë e SHIK-ut, u stepen të gjithë.
Megjithatë, shumë anëtarë të LDK-së ranë viktimë e kësaj propaganda dhe humbën konsistencën…

«Regjistri me 500 faqe dhe me emra e mbiemra të spiunëve»…

Pati dalur një lajm i sajuar se njëfarë komisioni i LDK-së, në bashkëpunim me SA, e kishte përgatitur një regjistër me 500 faqe që do t’i dorëzohej Serbisë ku deoncoheshin me emër e mbiemër shumë njerëz për spiunim. Ky regjister «duhej ti dorëzohej Serbisë» por një shërbim tjetër e “shpëtoi” Kosovën nga rrufeja, sepse «X sherbimi i interceptoi personat pak para dorëzimit të 500 faqeve organeve të spiunimit serb». Ishte një rrenë e kulluar. Të dy rastet kanë qenë për ta hutuar masën, në këtë rast anëtarët e LDK-së sipas «Psikologjisë së turmës» të Le Bon. Të gjithë e dimë kush e pati dhënë këtë lajm BOMBË, i cili i bëri shumë anëtarë të LDK-së të mendojnë se mos janë të perfshirë në atë regjistër dhe humbën konsistencën duke ikur në parti tjera.

Turma apo çështë « Psikologjia e Turmave »

– Nëse njeriu në turmë është i njëjtë me të gjithë të tjerët – mendonte Le Bon – ishte atëherë e mundur të konsiderohej turma një subjekt i vetëm dhe ishte e drejtë të zbatohej për të ajo analizë psikologjike që zakonisht rezervohej për individët. Turma, sado e prirur të kishte një sjellje kolektive, ishte, nga këndvështrimi mjeko-shkencor, një “pacient” që psikologu duhej ta analizonte, dhe në ishte e mundur, ta kuronte. Megjithatë, kjo analizë e turmave e Le Bon nuk vinte pa një seri supozimesh ideologjike dhe paragjykimesh, të cilët do të shpërthenin dukshëm gjatë përdorimit që diktatorët totalitarë u bënë teorive të tij. Mbi të gjitha, nëse masat janë rezultat i një “ngecjeje” të vetëdijes dhe të arsyes, atëherë padyshim që ato duhet të kontrollohen dhe futen në rrugën e duhur nga një elitë apo nga një udhëheqës që ka ruajtur një individualitet të fortë.

Dhe pikërisht kjo ishte qasja e Musolinit, i cili shprehej në këtë mënyrë për masën dhe për rolin e tij në udhëheqjen e masave: “Masa për mua nuk është asgjë tjetër përvecse një tufë dhensh, deri kur organizohet. Nuk jam aspak kundër saj. Vetëm mendoj që ajo nuk mund të vetëorganizohet”. Ai i Musolinit ishte një mendim që përkonte në mënyrë të përsosur me atë të Le Bon, i cili konsideronte të domosdoshme vendosjen e një udhëheqësi në krye të masave: “Dalja e një udhëheqësi të masave përbën alternativën e vetme ndaj dorëzimit para mbretërimit të masave”. (A.V.)

Lenini, Hitleri, Musolini, Enver Hoxha dhe diktatorë tjerë, nuk ka asnjë dyshim që e kanë lexuar librin e Le Bon «Psikologjia e Turmave». Madje Musolini e ka thënë disa herë që e ka lexuar dhe rilexuar.

Të dashur miq të LDK-së

Ju që më lexoni por edhe ju që s’keni deshirë ndoshta të ma degjoni apo lexoni as emrin do të deshiroja t’iu përçoj vetëm një porosi të shkurtër.

Që nga koalicioni i gabuar dhe hileçar nga ana e LVV-së, ju jeni bërë një turmë që po e lufton LDK-në-partinë e vet pamshirshëm dhe me elan të shtuar. Kundershtari politik ia ka arritur ta luftojë LDK-në me mjete të veta me ndihmen e Vjoses e cila ka gjetur strehen për vete. Streha juaj është LDK. Më shumë se 80% të lajmeve që shërndahen kundër LDK-së janë Fak News. Të gjitha vijnë nga AGJITPROPI i “Brigadave të kuqe” dhe “Brigadave të Al-Qaida” në krye me VV.
Mos harroni një gjë. Isa e Hashimi e kanë votuar GJS nën presionin e SHBA (Joe Biden). Ramushi e ka votuar me Hashimin Demarkacionin me mashtrimin e një letre shtojcë. Albin Kurti apo cilido që bëhet KM nga LVV ka për ta votuar “Zajdnicen”, me kërkesen e Joe Biden. Këtë fakt e ka kuptuar profesori i Amerikes dhe i Parisit, prandaj po heshtin, ndërsa profesori i Tetoves dhe ai i Tiranes e kuptojnë më vonë.

Megjithatë, veproni sipas ndërgjegjes.

NB: Jo Isen apo ndonjë tjetër, por edhe Presidentin Rugova nëse e ngjallni, AGJITPROPI i “Brigadave të kuqe” dhe “Brigadave të Al-Qaida”, kanë për t’iu thënë, “jo ore ky ka vdekur – nuk ju bënë”!

1 thought on “LUFTA SPECIALE KUNDËR LDK-së PAS DËSHTIMIT TË MARRJES SË FUNDIT TË KALASË NGA BRENDA”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top