Shkruan: Avokat Ndre Molla
Në Shtator nuk mban më asnjë pikë “Lul” pilafi, nëse vazhdohet me retorikë konstatimesh.
Inxhinjerìa elektorale e Mafjes së PLEHRAVE dhe krimit të organizuar, nga “Rraja-t” e deri te mentari i skemës Edi Rama, kanë marr peng demokracinë, lirinë tonë.
Kurr nuk është fituar as rifituar liria me votë. Kurr! Pa u fituar LIRIA nuk mund të fitohet VOTA.
E majta si një bashkim njërëzish të pa fè, trajtë horrash, internacionalistësh (globalistë), jugosllavistësh, hajnash e të korruptuarish, sigurimsash e byroistash, ka pushtuar si në 1944-ën gjithshka. E kam fjalën për kupolën drejtuese të instaluar në mënyrë kapilare nga lart poshtë…prej 80 vjetësh .
Sot, shqiptarët nuk kanë më në dorë asgjë, përpos grushtit. Janë të dërrmuar ekonomikisht e moralisht. Jetën e tyre e administron mafja politiko-ekonomike rilindase.
Rreziku më i madh është se po mësohemi me të keqen. Nuk na bën më përshtypje. Nuk na shohin sytë ku jemi katandis. Na ka humbur vërtetë shpresa.
Por, po rrezikojmë të humbim edhe GUXIMIN. Përtej guximit është vetëm NËNSHTRIMI.
Majtistët që erdhën në krye të shtetit shqiptar në 1944-ën “pa brekë mbath” , sot kanë lënë “pa brekë” të gjithë pronarët, kanë lënë në mjerim kapidanë e bajraktarë, pronarë e intelektualë, Fis e Lis. Praktikisht , e majta është kthyer në të djathtë sociale ekstreme – binjakëzim komunisto-fashist.
SEPSE, ata kanë ekonominë, ata kanë drejtësinë, ata kanë akademinë, ata kanë policinë, ata kanë prokurorinë, ata kanë gjykatën, ata kanë gjithshka.
Asgjë nuk ka patur më shumë, përpos fuqisë ushtarake, Hitleri. Të gjitha pushtetet ai, të gjitha pushtetet ky. Nuk është hiq e tepërt, është thjeshtë realitet.
Kurse e djathta është kthyer në të “majtë” sociale që i ka mbetur vetëm fjala. E përçarë, e paorganizuar, e pafuqishme për të mbrojtur demokracinë, të drejtat dhe liritë themelore.
Sepse është kuptuar e po kuptohet keq “e djathta”. E djathta nuk udhëheqet vetëm me antikomunizëm, apo me histori antikomuniste.
Sepse nuk është antikomunizëm vetëm propaganda kundër regjimit kriminal të Enver Hoxhës, por pranimi i historisë së vërtetë të së djathtës historike.
Për çfarë antikomunizmi bëjmë fjalë, kur “e djathta” ka ngurim të ndjehet trashëgimtare e Firmatarve të Pavarësisë, e Mbretërisë, e Mustafa Merlikës, Padër Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, Mark Gjomarkut, Xhafer Devës, Kol Bib Mirakës e nacionalistëve të tjerë?!
E djathta nuk është thjeshtë shtresim social ekonomik. Është edhe besim në ndershmërinë e njerëzve. Është edhe respektim i vlerave dhe kontributeve historike.
E djathta është themeluesja e shtetit shqiptar.
E djathta , është FAMILJA. E në rast se nuk mundemi ti mbrojmë dot, përse ekzistojmë, për gjynahun e Ramës?
E djathta është historia e vërtetë kombëtare. Është prona, pluralizmi, tradita. E djathtë është LIRIA.
E djathta është Kosova, Çamëria , Dheu i Shejt që quhet Arbëri.
E nëse nuk ka forcë për ti mbrojtur e zhvilluar këto , përse ekziston e djathta?!
Shqipëria nuk është thjeshtë nën një regjim autokrat. Është akoma më keq. Është nën antikombëtarì , nën pushtetin e së keqes.
Nuk jemi në demokraci , SEPSE :
-nuk ekziston vota e lirë ;
-nuk ekziston fjala e lirë ;
-nuk ekziston tregu i lirë ;
-nuk ekziston pluraluzmi real ;
-nuk ekziston siguria për pronën ;
-nuk ekziston siguria për jetën ;
-nuk realizohet dot rotacioni politik ;
-nuk ekziston drejtësia ;
-nuk ekziston PROTESTA ;
Nuk ekziston protesta sepse i mungon GUXIMI shoqërisë .
E kur mungon GUXIMI (Siq thotë Albin Kurti) vdes demokracia .
OPOZITA , a sido të emërtohet nesër , duhet të RIORGANIZOHET më së pari . Duhet të rifitoje GUXIMIN për vepra , jo për fjalë . Mjaft fjalë ! A shihni me sy ?! Po SOSET SHQIPËRIA , jo më durimi…
Mafja dhe krimi , pushteti i mafjes dhe krimit , nuk rrëzohen me kod zgjedhor , ligje e marrveshje . “Besë t’pabesit s’duhet me’i dhanë” .
Nuk rrëzohet as me frymën e shenjtë , duke prit nga qielli . Nga SPAK-u jo e jo . Rrëzohet vetëm me GUXIM e SAKRIFICË të opozitës .
Duhet të nisin protestat popullore për rrëzimin e këtij regjimi komunisto-fashist . Protestat i prodhojnë vetë Liderët e Përmbysjes…si në 1990-ën . Ti bëjmë pra !
Pa kthim…
LIRIA DUHET MERITUAR . PIKË !