Shkolla "Lidhja e Prizrenit", gjatë Luftës së Dytë Botërore mbante emrin e heroit "Bajram Curri".

Lidhja e Dyte e Prizrenit, nje moment historik qe meriton vemendje

Shkruar nga Ago Basha

Megjithese mbi te ka rene disi mjegulla e harreses dhe deri diku edhe keqinformimi, Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte nje moment Historik qe meriton nje vemendje mjaft te madhe per vete rendesine qe ka. Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte nje moment qe sqaron per ne Shqiptaret por edhe per boten mbare disa pika delikate me te cilat eshte spekuluar shume.

Ne ditet e fundit te Italise fashiste per nacionalistet e vertete Shqiptare erdhi momenti per te treguar se e donin Shqiperine te pa ndare dhe te bashkuar. Kalimi i qeverisjes lokale nga autoritetet Italiane ne ato vendase solli ne Kosove nje autonomi qe u shfrytezua menjehere nga ajka e nacionalizmit Shqiptar.

Shkendijen e pare e dha Kryeministri i Mbreterise Shqiptare Ekrem Libohova ju drejtua Kombit Shqiptar me nje thirrje ne daten 9 shtator te vitit 1943. Zoti Libohova theksoi se qeverite Shqiptare ishin perpjekur per te nxjere popullin Shqiptar te pa renuar akonomikisht dhe te demtuar ne civile nga ky konflit i perbotshem.

Ai tha gjithashtu se ishte perpjekur per te vendosur rregull dhe bashkim te brendshem te Shqiptarevet. Pak dite me vone, ne daten 11 shtator Nenkryeministri dhe Ministri i Puneve Botore, zoti Iliaz Agushi shpalli “Pamvarsine e Shqiperise me kufinjte qe i cakton gjuha dhe gjaku”.

Ne te njejten kohe ne Prizren, juristi Asllan Boletini qe ishte edhe Prefekti i Prizrenit fillon pergatitjet per te mbajtur ne Prizren Lidhjen e Dyte. Se bashku me Asllan Boletinin per pergatitjet e Lidhjes se Prizrenit punonin edhe Xhafer Deva, Musa Sheh Zade, Sheh Hasani, Tahir Zajmi, Lukë S. Mjeda e Pjetër Vuçaj. Me ta u bashkua edhe Qazim Bllaca i cili sapo kishte dale nga burgjet fashiste se bashku me Rexhep Mitrovicen e Muhamet Frasherin.

Zhvillimet e ngjarjeve ne Shqiperi dhe rajon bene qe pergattjet per mbajtjen e Lidhjes te beheshin me shpejtesi. Ne Tirane ne daten 14 shtator u ngrit Qeveria e Perkohshme, i cili i vuri detyre vetes te therriste Kuvendin Kombetar Shqiptar me pjesmarje nga te gjitha trevat Shqiptare.

Keshtu grupi iniciator i Lidhjes se Prizrenit ne daten 16 shtator te vitit 1943 shpalli ne Prizren Lidhjen e Dyte.

Gazeta “Kombi” shkruante se “Patriotë të njohur Kosovarë muerën inisiativën për të mbledhur nji (Kongres të) Kosovës, Dibrës e të Strugës ku të çfaqej vullneti i përgjithshëm i banorëve të këtyne krahinave për bashkimin e përhershëm me Nanën Shqipni, dhe për sigurimin e këtyre krahinave prej çdo sulmi armik”Ne mengjesin e 16 shtatorit nen nje atmosfere festive, ku i gjithe populli kishte dale ne sheshe te pershendeste kete Kongres ne shkollen e qytetit me emrin “Bajram Curri” filloi punimet Lidhja e Dyte e Prizrenit.

Disa nga qellimet kryesore qe kjo Lidhje i vuri vetes ishin bashkimi i trojeve Shqiptare te Kosoves, Malit te Zi dhe Maqedonise me kufinjte e Shqiperise, mbrotjen e ketyre tokave nga popullsite sllave si dhe sigurimin ne ruge historike dhe diplomatike te qenies se Shqiptareve ne keto toka.

Fjalen e hapjes e mbajti Sheh Musa Shehzade i cili foli per rendesine qe kishte mbajtja e kesaj Lidhjeje ne nje kohe kur shovinizmi sllav dhe ai grek ishin ritur se shumti.

Ai gjithashtu theksoi se “Tash që kemi të gjitha mundësinat e njij organizimi të përgjithshëm të fuqinave kombëtare, duhet që ta fitojmë, mbrenda njij kohe të shkurtën, gjithë periudhën qi humbëm gjatë së shkuemes së afërt (…). Duhet të mendojmë, pra, masat dhe mënyrat e mprojës s’onë për çdo gjasë dhe për çdo rrethanë. Qëllimi që do të frymëzojë përpjekjen t’onë, nji përpjekje jete a vdekje, do të jetë nji i vetëm; Sigurimi i njisisë s’onë ethnike”.

Me vone folen edhe Shefqet Shkupi, Tahir Zajmi dhe te tjere te cilet theksuan se Bashkimi Kombetar ishte e vetmja menyre per tju kundervene shovinizmit fqinj. Ne kohen qe ne Prizren mbaheshin punimet e Lidhjes, nga Tirana u nisen te deleguar nga Komiteti Ekzekutiv i Pergjithshem. Ky delegacion perbehej nga zoterinjte Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Rrok Maloku dhe Bedri Bej Pejani si dhe te tjere. Gjithashtu edhe disa publiciste si Xhelal Mitrovica dhe Mah’zar Sopoti.

Rexhep Mitrovica ne fjalen e Tij foli qarte se edhe Gjermania nuk e kishte te gjate fundin e saj, por Shqiptaret duhet te perfitojne nga gjithçka per te aritur Bashkimin Kombetar. Ai tha se Shqiptaret duhet te pergatiten per pasluften, per te shtruar ne tryezen e paqes te drejtat themelore te Shqiptareve.

Lidhja zgjodhi edhe Komitetin Qendror te saj me vota te fshehta sipas te cilave :

Rexhep Mitrovica u zgjodh kryetar

Musa Shehu Nenkryetar

Kole Margjini Nenkryetar

Sheh Hasani Anetar

Asllan Boletini Anetar

Tahir Zaimi Anetar

Qazim Bllaca Anetar

Numri i perfaqesuesve nga krahina te ndryshme ariti ne 42 vete. Me ti dhene fund punimeve te tij ne daten 21 shtator 1943 delegatet e Kuvendit nenshkruan ne seline historike te Lidhjes se Pare te Prizrenit, perpara popullit vendimet e Lidhjes se Dyte.

Statuti i Organizates perbehej prej 22 pikash dhe u njoh nga Keshilli i Larte i Shtetit Shqiptar qe kryesohej nga Mehdi Frasheri. Vendimet e Lidhjes se Prizrenit nuk mbeten te shkruara ne leter, por ato gjeten zbatime ne realitet.

Kudo u organizuan çetat lokale te cilat filluan operacionet ushtarake ne mbrojtje te teresise territoriale. Keshtu ne fund te Nentorit te 43, çetniket e Drazho Mihajlovocit shfarosen nga Ushtria e Lidhjes ne nje lufte qe zgjati plot 22 dite dhe pak me vone edhe çetat e Pavlo Gjurrishtit dermohen nga forcat Shqiptare.

Gjithashtu forcat e Lidhjes mbrojne Pazarin e Ri nga sulmet serbo-malazeze dhe me vone hidhen ne sulm te komanduara nga kolonel Fuat Dibra. Radio Londineze BBC ne emetimet e lajmeve na daten 27 shtator 1944 lajmeronte se Shqiptaret po luftojne trimerisht ne mbrojtjen e kufinjve te tyre kunder forcave serbo-bullgare qe jane me te superiore ne armatime e njerez.

Operacionet ushtarake vazhduan deri ne mbarim te vitit 1944, kur ushtrite ruse ariten ne Ballkan.

Gjithashtu brigadat shqiptare te komanduara prej Shefqet Pecit, filluan te godisnin pas shpine forcat ushtarake Kosovare. Pas vendosjes se autoritetit komunist ne Shqiperi dhe ne Jugosllavi u vrane nga partizanet jugosllave reth 50.000 shqiptare, midis te cileve mjaft nga drejtuesit e Lidhjes se Prizrenit si Aqif Bluta, Musa Shehu, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj.

Si perfundim duhet te themi se Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte nje monument i gjalle i aspirates se popullit Shqiptar qe jeton ne Kosove per liri dhe bashkim me trungun ame.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top