Letra e Cooper ka tronditur Kosovën dhe shqiptarët

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I SEKRETARIATIT TË BALLIT NË MËRGIM

Të gjithë atyre ish-ministrave, ish këshilltarëve dhe ndonjë këshilltari aktual të komandantëve të Rognerit që kanë filluar në FB të shfajsohen me postime të ndryshme dhe reagime në shtyp, duke lëshuar sharje e gjëmë ndaj nëri-tjetrit, por që dikur mua dhe katër a pesë miqëve të mi, na shanin e kërcënonin, meqë prej vitit 1998, e më herët, u kemi treguar e denoncuar në shtyp se janë duke i sherbuyer krimit, kjo video duhet tua vras ndërgjegjen.

Të gjithë atyre që pas 20 viteve të çlirimit të Kosovës nga NATO dhe çlirimtarëve të vërtetë të Kosovës, që sot kanë vendosur ta shesin Kosovën sikur dikur Enver Xoxe, kjo video, që përfol letrën e Cooper, duhet t’iu jep kurajo për të kërkuar falje para popullit të Kosovës, e sidomos para 20000 femrave të dhunuara, të cilat folën me gojën e Vasfije Krasniqi Goodman.

Letra e Cooper është përshkrimi më dinjitoz që i kushtohet coptimit tinzar të Kosovës nga kupola e krimit që ka marrë mbi vete ta vë në pazar Kosovën për të shpëtuar bythen nga Gjykata Speciale.

Prandaj, të gjithë dëshmitarët e Gjykatës Speciale, të cilët do të dëshmojnë për vrasjet e shqiptarëve nga shqiptarët kriminelë me qëllim të ardhjes në pushtet me grykën e pushkës, kjo video duhet t’i inkurajojë të dëshmojnë me ndërgjegje e me fakte dhe për mua secili do të jetë hero i gjallë i Kosovës. Dhe jo vetëm për mua, por të gjithë familjarët e viktimave dhe shqiptarët e ndërgjegjshëm.

Kjo kupolë e krimit u dorëzua vetëm pas daljes publike të Nazim Bllacës dhe deklarimit se kush po vret shqiptarë në Kosovë. E deniguran, e kërcënuan, e burgosen, por me deklarimin publik dhe bërjen me gisht kah kriminelët e Kosovës, Nazimi ka shpëtuar shumë shqiptarë dhe kriminelëve shqiptarë, që vranin në emër të UÇK-së, duke ua dogur listat e kandidatëve potencial për vrasje.

Por, ndarjes së Kosovës më nuk ia ndal turrin vetëm një njeri, vetëm një Nazim. Kësaj dhimte të madhe që tash po na dhemb të gjithëve, vetëm bashkë mund t’i dalim përpara. Mos keni frikë nga etiketimet, sepse kriminelët ato i përdorin për të na heshtur !

Sa më shpejt, pasojat dhe dëmet do të jenë më të vogla.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top