Leter publike Sekretarit te Pergjithshem te NATO, z. Jens Stoltenberg

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

E kujt eshte NATO, ne emer te kujt flisni, dhe kush do ta mbroje Kosoven neser…?

Z.Stoltenberg, po te drejtohem keshtu e jo me respektin e konsideraten qe nis zakonisht me fjalen, i nderuari apo i respektuari, dhe jo rastesisht!

Pasi une nuk mund ta quaj te nderuar e as te respektuar nje person cilido qofte ai e çfaredo lloj posti te mbaje, teksa guxon e kercenon hapur e publikisht Kombin e popullin tim siç bere ti para tre ditesh ndaj Kosoves e kosovareve.

Vertete, cili jeni ju, e çfare perfaqesoni, por edhe ne emer te kujt flisni e angazhoheni z. Stoltenberg, dhe per interesa e favore politike te kujt punoni?

I lindur ne 16 Mars 1959 ne rrethinat e Oslos, ne rinine e tij Jens Stoltenberg nen ndikimin e se motres Camila do te behej pjese aktive e organizates Marksiste – Leniniste ”Te rinjte e kuq” qe vepronte aktivisht edhe me mbeshtetjen financiare te Bashkimit Sovjetik, si opozite e fuqishme e Skandinavise kunder luftes se amerikaneve ne Vietnam.

Me pas, pas disa posteve te larta ne qeverine Norvegjeze ai do te zgjidhej per here te pare ne postin e Kryeministrit te vendit ne vitin 2000, post te cilin e mbajti ne dy mandate, duke u shquar per nje miqesi te ngushte te qeverise se tij me qeverine e shtetin rus te Putinit, .deri sa me 2014 ”çuditerisht” u zgjodh ne krye te Aleances ushtarake euro-atlantike me emrin NATO! 

Se pari, z. Stoltenberg, jam mese i sigurte qe ti duhet te jesh njeri prej atyre njerezve ne europe e ne bote qe ose di fare pak per Kombin shqiptar e veçmas per pjesen me te vuajtur te tij Kosoven, ose nuk ke degjuar kerkund hiç gje fare per te derisa te vije ne postin e larte qe ke edhe sot e kesaj dite, ose mund ta njohesh Kosoven prej miqve te tu te ngushte ruse, si Putini e Medvedevi apo edhe miqve te rinj serbe si Vuçiqi e Daçiqi.

”Miq”, te cilet e kane vrare e prere , masakruar e lare ne gjak popullin e krahines shqiptare te Kosoves!

Kosova ka dekada qe pergjaket prej atyre miqve te tu qe permenda me siper, te cilet per fatin e keq te saj i ka kojshi, te cilet e kane vrare e prere, djegur e masakruar historikisht perpos qe permbi 100 vjet fale asaj Europes tende ”te qyteteruar e te civilizuar” e mbajten nen thundren e tyre shoviniste shteterore.

Kosova ne te kater anet o zoteri eshte e rethuar me Ujq e Çakenj qe kerkojne ta shqyejne ore e çast dhe nuk ka as fatin e as luksin qe te rethohet e te kete fqinj te mire siç ka ajo Norvegjia jote, radhazi Danimarken, Suedine , Finlanden etj., qe kurre nuk kane pasur e nuk duan luftera por jane simbole boterore te Paqes, ok.

Te pyes publikisht z. Stoltenberg, ne emer te kujt fole e cilin perfaqesoje tek kercenove aq ashper Kosoven qe po guxon te krijoje Ushtrine e saj pikerisht per tu mbrojtur nga Hienat qe permenda me siper, shto ketu edhe shume Djaj te tjere si: maqedonasit, greket, malazezet, bullgaret, e si perjetesisht pa harruar kurre armikun me te madh te saj e mikun per koke te armiqve te saj, Rusine.

Sepse eshte shume kontraverse e paradoksale deklarata juaj tek i thua Kosoves se do te kete pasoja serioze nese vendos zyrtarisht e krijon Ushtrine e saj, dhe se per kete do te perballet me ndeshkime te ashpra prej Alences qe ti kryeson, e nderkohe qe Ambasadori i SHBA ne Prishtine, z. Kossnet, tha e deklaroi krejt te kunderten tende, teksa u shpreh publikisht e boterisht se, te gjithe ne ne Amerike jemi fuqishem ne krah e ne mbeshtetje te Kosoves.

Kossnet tha se transformimi i FSK ne Ushtri te Kosoves eshte nje hap i rendesishem pozitiv, nderkohe qe ti deklarove se, fola edhe me Vuçiqin dhe i thashe qe Serbia duhet te ule tensionet e kriijuara me Kosoven?

E gjithe Bota e natyrisht edhe une e dijne qe ajo NATO qe sot kryeson ti, me se shumti driten jeshile per çdo vendim, financim, levizje e veprim te saj e merr se pari kendej nga Washingtoni dhe kurre s’ka bere vaki te marre ndonje lloj sinjali as nga Moska e as nga Beogradi e as nga Oslua jote ok!

Pra, ne emer te kujt flet e ne emer te kujt ti guxon dhe e kercenon Kosoven per te mos krijuar Ushtrine e saj kombetare, aq me shume qe edhe nje perfaqesues i larte i Bundestagut gjerman sot deklaroi se, perderisa Kosova njihet prej shumices se vendeve te botes si shtet i lire, i pavarur e sovran e ka te gjithe te drejten legjitime te kete edhe ushtrine e saj kombetare mbrojtese.

Si ka mundesi z. Stoltenberg qe ju Shefi i madh i Natos te beni te njejten deklarate e te jeni ne nje mendje per kete çeshtje me Rusine e Serbine dhe me deklaratat e lidereve te tyre Putin e Vuçiq dhe kunder deklarates shteterore amerikane?

Si ka mundesi qe deklaratat e tua bien ndesh me deklaratat e shtetit dhe qeverise amerikane, qe eshte 1 dhe alfa e Nato-s ?

Kur ushtrite tona kombetare nuk krijohen, nuk formohen, nuk armatosen, modernizohen e fuqizohen per te mbrojtur kombin e popullin tone atehere perse i do Nato ato, apo vetem per t’ju bashkuar trupave te saj ne Afganistan e ne Irak?

Po Shqiperine e Kosoven z. Stoltenberg kush do ta ruaje e kush do ta mbroje prej serbit e grekut te cilet nuk kane lene gje pa i bere historikisht? Ju dhe deklaratat tuaja qe synojne ta lene lakuriq e ta nxjerrin cullak?

A mos te duket vertet thjesht rastesi qe nga te gjitha vendet anetare te Nato-s vetem Shqiperia eshte pothuajse krejtesisht e pa armatosur, pa nje aeroplan, pa nje tank, pa nje fregate e nendetese luftarake, e pa shume e shume paisje e armatim te çfaredo lloji tjeter te cilet fqinjet e saj i kane me shumice here me ndihmen tuaj e here me ate pa limit te Rusise nen hundet tuaja?

Gjej pak kohe e lexo te pakten historite tragjike te shqiptareve e kosovareve gjate shekullit te shkuar z. shef i madh i Nato-s dhe do lexosh aty tmerre qe te renqethin trupin, si masakra e çamerise, e Tivarit, e Hormoves, e Recakut, provokacionet e felliqura greke te 1949, vitin e tmerrshem 97, luften shfarosese ne Kosove me 1999, Bularatin e 2018 etj. etj. pa mbarim, dhe te gjitha keto jo prej agresioneve ushtarake te shqiptareve ”por fale” miqve tuaj te llastuar per te cilet ti edhe sot ne ate pozite qe je shqetesohesh kaq shume!

Nese te lipset te dish edhe me shume mund te pyesesh edhe para – ardhesin tend, Gjeneralin e shume nderuar e te respektuar te Aleances Euro-atllantike Wesley Clark, por kam frike se pas konsultes me te ty do te te vije turp nga vetja per ato lloj kercenimesh te neveriteshme qe nxorre nga goja per Kosoven e kosovaret.

Kush do e mbroje Kosoven apo edhe Shqiperine prej tyre, prej fqinjeve te vet agresive e lufte-nxites, se pari ketu e kam fjalen, fjala vjen kur nje dite te largohet apo te suprimohet kjo Aleance qe sot te ka ty ne krye?

Ok, ,,nuk e dashkeni ti dhe ”miqte” e tu te linjes Moske- Athine – Beograd krijimin e Ushtrise kombetare te Kosoves, atehere bujrum e futeni dhe anetaresoheni ate ne NATO dhe ruheni e mbroheni sipas te gjitha rregullave e mareveshjeve nderkombetare te aleances suaj, sepse s’ka dite qe serbi e rusi te mos e kercenojne e provokojne ate e popullin e saj per lufte pushtuese dhe ju a kane çuar ushtrite e tyre te armatosura deri ne dhembe tek dera e shtepise.

E kur ta kesh lexuar e kuptuar mire historine tone, e ate ballkanike qe jo me kot e quajne ”Fuçi Baroti”, atehere ma do mendja se edhe ti vete do kesh mesuar diçka te vlefshme me shume, e aq me teper do kesh kuptuar se pse dhe kujt vertet i duhet ushtria per te mbrojtur kombin e popullin e vet e kujt i duhet per te ndezur luftra e per te vrare, masakruar e pushtuar permes dhunes kombe e popuj te tjere.

Te siguroij une por edhe historia z. Stoltenberg, se kurre e ne asnje rast fqinjeve tane xanxare, agresive e pushtues, asnje lloj e keqeje e jo me lufte a agresion nuk ju ka ardhur nga Shqiperia e as nga Kosova, perkundrazi e kunderta ka ndodhur jo nje here por historikisht, ne dem e ne kurriz te shqiptareve.

Ndaj perpjete le te hidhesh ti e ata qe te instruktojne ty se si te flasesh, te pengosh e te kercenosh Kosoven per te mos e krijuar Ushtrine e saj, ajo do ta krijoje ate se s’ben sepse eshte domosdoshmeri jetike e vitale per vendin e popullin e saj, madje si shume vone u kujtua ta beje nje gje te tille…

Por nejse, me mire vone se kurre!

Ta gezosh e ta kesh perjetesisht me Nder Ushtrine tende kombetare Kosova – Shqiptare, ne ruajtje te paqes , pavaresise e prosperitetit tend dhe kurre ne lufte kunder fqinjeve te tu a dikujt tjeter. Kurre!

2 thoughts on “Leter publike Sekretarit te Pergjithshem te NATO, z. Jens Stoltenberg”

  1. Kemi te bejme me nje superfuqi ne prapavije te fqinjeve tane qe ka nje teritor ku lind dielli e nuk perendon kurre. Ndikimi i saje ka depertuar thelle edhe ne SHBA e lere me ne Europe.E ardhmja do e tregoj te veten. Te shohim.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top